• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Imzot Angelo mesazh për Krishtlindje: Vetëm dashuria mund ta ndryshojë fatin e kësaj bote

10:56 : 23/12/2023
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Itali/ Tragjedi në Krishtlindje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

Imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, ka dhënë një mesazh me rastin e Krishtlindjeve. Në mesazhin e tij, Massafra shprehet se kjo festë nuk duhet të na kujtojnë rëndësinë e lindjes së Krishtit por edhe rëndësinë për historinë e njerëzimit për një botë më njerëzore.

“Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.“, thotë ai.

Mesazhi i plotë:

Festa e Lindjes së Jezu Krishtit kujtohet në mënyrë liturgjike përmes një kënge të lashtë gregoriane, që e paraqet Atë brënda historisë së njerëzimit, jo në një kohë të përgjithshme, por të saktë; për të treguar se i Amshueshmi hyn në kohë për të qenë Hyji-me-ne.

Domethënë, jo një Hyj i largët, i pa-arritshëm, por një Hyj që bëhet konkret në fytyrën e një fëmije, të Fëmijës së Shenjtë të Betlehemit, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Është e mrekullueshme metodologjia e Hyjit që shoqëron njerëzimin për të ecur me ne: një metodologji nga e cila kemi kaq shumë për të mësuar!

Neve, që tregtojmë vlerën e paçmueshme të familjes njerëzore, Ai na paraqitet si Biri i Marisë dhe i Jozefit, sepse – na mësoi – “njeriu do ta lërë të atin dhe t’ëmën e vet dhe do të jetojë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm” (Zan 2,24).

Neve, vazhdimisht nën shtytjen e tundimit të vetëmjaftueshmërisë dhe të egocentrizmit, Ai na paraqitet si Samaritani i Mirë, sepse – thotë – “duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju” (Gjn 15,12).

Kjo festë duhet të na kujtojë jo vetëm rëndësinë e lindjes së Krishtit dhe rëndësinë e saj për historinë e njerëzimit, por duhet të na rikthejë te Ai dhe te mësimet e tij.

T’i zbukurojmë rrugët tona, të bëjmë që në ta të tingëllojnë meloditë tipike të kësaj periudhe, por ta kthejmë këtë festë te Krishti: të mos festojmë më pa të Festuarin!

Të përgatisim një vend për të në shtëpitë tona, ne ndergjegjet tona, duke zbukuruar zemrat tona me përvuajtërinë e atyre që e dinë se duhet të mirëpresin një mik të rëndësishëm.

T’i përgatisim një vend në tryezat tona të mbushura plot në personin e të varfërve, që, në këtë ditë, të kenë një vakt të ngrohtë.

T’i përgatisim familje që jetojnë dimensionin e dashurisë, që kur të vijë të gjejë ngrohtësinë e dashurisë familjare, të dashurisë vëllazërore.

T’i përgatisim një botë më njerëzore – të cilën Ai e do aq shumë – duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por vetë shoqërinë në të cilën jetojmë, duke mos rënë nën tundimin për t’u arratisur, por duke iu hapur bujarisht angazhimit qytetar.

Nuk mjafton ta quajmë veten të krishterë, por, siç na kujton Papa Shën Leoni i Madh, “Njihe, o i krishterë, dinjitetin tënd dhe, duke u bërë pjesëmarrës në natyrën hyjnore, mos dëshiro të kthehesh në një sjellje të padenjë”. Nuk mjafton të hyjmë në kishë për të përmbushur një detyrë, por duhet të ushqehemi me Krishtin, Fjalën dhe Bukën, në mënyrë që “Hyji të jetë gjithçka në të gjithë” (1Kor 15,28).

Këtë vit festojmë tetëqindvjetorin kur Shën Françesku i Asizit pati intuitën për të rikrijuar mjedisin ku lindi Jezusi dhe i cili, që atëherë, është bërë traditë në kishat dhe në shtëpitë e të krishterëve.

Por Françesku nuk u shty nga një impuls thjesht fëmijëror dhe emocional, por nga dëshira për të soditur atë përvuajtëri të Hyjit, i cili “edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz” (Fil 2,6-7). Ajo ngjarje e vitit 1223 u kremtua gjatë Meshës, vendi ku Jezu Krishti e bën veten të pranishëm si Fjalë dhe si Bukë.

Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.

Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë.

Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë.

Etiketa: Imzot Angelo Massafrakrishtlindje

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Tragjedi në Krishtlindje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi

17:10 : 28/12/2025
AKTUALITET

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

20:51 : 25/12/2025
BOTA

Historitë e foshnjave të konsideruara mrekulli të Krishtlindjeve

14:30 : 25/12/2025
AKTUALITET

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO

13:09 : 25/12/2025
AKTUALITET

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

09:16 : 25/12/2025
AKTUALITET

Krishtlindja/ Kuptimi, historia dhe mesazhi i paqes për një ndër festat më të dashura për miliona besimtarë

08:44 : 25/12/2025
Para

Librazhd - Vidhen disa celularë në një dyqan, në pranga adoleshenti dhe një 44-vjeçar

TË GJITHA

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë

14:33 : 15/07/2026

E dënuar për trafik droge/ Ish-punonjësja e AKSHI-t, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

14:28 : 15/07/2026

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026

Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

14:13 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

14:06 : 15/07/2026

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

13:53 : 15/07/2026

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş