Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi ka reaguar për herë të parë në lidhje me pretendimet e Alma Kaçit në SPAK, se ai i ka marrë me forcë USB-në ku ishte materiali bruto i video-skandalit të saj me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, teksa shprehet e bindur se mund të ketë qenë ai që mund të ketë shpërndarë pamjet.
Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Abedin Oruçi e mohon se kjo gjë të jetë e vërtetë, teksa shprehet se po përpiqen të baltosin dhe të njollosin emrin e tij. Ai shton më tej se ka qenë i zgjedhur për 4 vite dhe kurrë ndërmend të merret me skandale të tilla.
Po ashtu, Abedin Oruçi mohon se ka kontakte dhe me Sali Berishën, teksa tregon se ky i fundit e ka shkarkuar tre herë nga puna, kur ka qenë zyrtar i shtetit. Ai shton më tej se Alma Kaçi në bashkëpunim me emisionin investigativ “Fiks Fare” kërkojnë që t’i shmangen përgjegjësisë.
“QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA
Të dashur qytetarë të Kukësit,
Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës. Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen voten e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe. Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite, dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla.
Mediat gjitashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishen. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën. Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besur te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia. Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.
Deklaroj me bindje të plotë se:
– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk ështê në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.
Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana. Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.
Disa nga këto njerëz janë:
1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;
2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;
3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.
Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.
Alma Kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.
Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt. Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.
Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët. Me respekt, Abedin Oruçi.” – shkruan ish-kryetari i Qarkut të Kukësit.
Por, pse del emri i Abedin Oruçit në video-skandalin Alma Kaçi-Safet Gjici?
Alma Kaçi ka pretenduar para prokurorëve të SPAK se Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi kur është marrë bë pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në FIKS FARE.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve te FIKS FARE, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.
Në bisedat e nxjerra nga SPAK nga “zbërthimi” i telefonit të Alma Kaçit, shfaqet dhe një episod intersant, në lidhje me hetimet për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Bëhet fjalë për një bisedë mes Alma Kaçit me një shtetase të identifikuar si Denisa, e cila dyshohet se është një gazetare e emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Biseda zhvillohet në momentin kur pamjet e videos filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, ku Denisa e vë në dijeni Alma Kaçin të kësaj gjëje, teksa kjo e fundit shprehet e bindur se ato i ka shpërndarë personi me emrin Abedin, ku dyshohet se bëhet fjalë për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi.
Biseda në dosjen e SPAK
Ne orën 12:54 Denisa i shkruan Almes:
Denisa: alma, u be virale video
Alma: Mos ka dal fytyra ime?
Denisa: po s’e ke pare?
Alma: Mos
Denisa: e kane gjithë portalet
Alma: Jo
Alma: Obobobobo
Denisa: e xhiruar mbi kompjuter, me 1 ekran te krisur te cepi kush mendon se e nxori?
Alma: Abedini kush tjeter vec ai e mori Booo
Denisa: Te kontaktoi me?
Alma: E mora sot sma hapi
Denisa: Ndrysho ngjyren e flokeve se identifikohesh te video qe kane sheprndare
Alma: Uaaaaa dena cte bej tani Me ndihmo
Alma: Ta shof sjep pamje dena, thon per arsye etike..
Denisa: e kane Le gjithe alma eshte here virale
Alma: Ta kishim dhene sa mir do ishte…Dena flet dot 2 sek tel?
Denisa: po. Mbyll rrjetet sociale dhe mos iu pergjigj asnje portali, asnje gazetari
Alma: ok
Në dosjen e SPAK, evideontohen dhe bisesda mes Alma Kaçit dhe një personi me emrin Abedin, (i cili dyshohet se është Abedin Oruçi), ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.
Në telefonin e Alma Kaçit, prokuroria ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.
A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video
B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua
A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter
A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit
B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet
A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale
Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma Kaçi, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.
A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë
B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë
A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.
B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.
Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.
“E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.” – thuhet në dosje.
Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma Kaçi ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022.
Përplasjet Safet Gjici – Abedin Oruçi
Mes Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit ka një përplasje të vjetër. Rreth 4 vite më parë dy burrat ishin përfshirë në një sherr, pasi Oruçi pretendoi se i kishte shlyer detyrimet ndaj bashkisë për një hotel që kishte në pronësi, ndërsa bashkia kishte konstatur një pjesë të ndërtimit të paligjshëm.
Kur policët shkuan ta arrestojnë në hotelin e tij në Kukës në vitin 2021, Abedin Oruçi u drejtoi armën efektivëve, por pa i qëlluar. Ai mundi t’u shpëtojë duke u arratisur. Dosja u mbyll disa vite më pas.
Nga 2015 deri në 2019, Abedin Oruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet vendore të 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkinë e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërsa në 14 Maj ishte kandidat për bashkinë e Kukësit nën siglën e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.