• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urdhër-arrest i ri për Dedan Gjonin, shefi i policisë nxori në pritë të shoqëruarin

10:29 : 22/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO
Dedan Gjoni

Dedan Gjoni

Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr.6 në Tiranë, rezulton të jetë i zhytur më thellë në lidhjet e tij me botën e krimit, sesa ajo ç’ka dihet nga akuza e deritanishme.

Për të edhe disa persona të tjerë janë lëshuar urdhër-arreste nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, lidhur me një vrasje të mbetur të tentativë, e planifikuar të realizohej më 17 Shtator 2019, në Durrës.

Hetimet nisën nga SPAK në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Holandës.

Përgjimet e “SKY” dhe hetimet e mëtejshme, sipas burimeve pranë grupit hetimor, kanë arritur të zbardhin sesi Dedan Gjoni është vënë në shërbim të një grupi kriminal, duke marrë përsipër të nxjerrë në pritë një kundërshtar të tyre – Xhevdet Plaku.

Dedan Gjoni e nxori në pritë

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Sipas të njëjtave burime: shënjestra kërkohej të vritej nga një grupi kriminal për arsye që mendohet të kenë të bëjnë me pazaret e drogës. Një tjetër pistë është ajo e hakmarrjes ndaj Plakut, i cili ka qenë i akuzuar për vrasjen e një shqiptari në vitin 2014 në Itali.

Në kushtet kur grupi nuk po arrinte ta lokalizonte, kërkojnë ndihmën e Gjonit, asokohe me detyrë në Drejtorinë e Policisë Durrës. Ky i fundit e shoqëron Plakun me pretendimin për ta marrë në pyetje për një ngjarje. Pas kësaj, dërgon te grupi kriminal fotografi të shënjestrës si edhe i informon për orarin që do ta lërë të lirë pas marrjes në pyetje.

Pavarësisht informatave të marra, grupi kriminal nuk arriti të kryejë vrasjen, që paraprakisht dyshohet të jetë urdhëruar nga Holanda. Motivet janë ende të paqarta.

Dedan Gjoni është në qeli, nën masën e sigurisë arrest me burg për një tjetër procedim penale – atë për të cilën akuzohet Ervin Mata, Erzen Brecani dhe të tjerë persona. Edhe për këtë rast, Dedan Gjoni dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me një grup kriminal.

Të arrestuarit

Përveç Dedan Gjonit, për rastin e fundit, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për Rexhep Arapin – i njohur edhe si “Kep Arapi”, nipin e këtij të fundit – Algert Arapi, si dhe Devi Gjermënin. Ndaj të katëve, masat janë ekzekutuar këtë të premte. I fundit u vu në pranga në Limburg, Holandë. Masat e arrestit me burg u kërkuan në GJKKO më 16 Dhjetor, ndërsa gjykata i miratoi katër ditë më pas.

Katër të dyshuarit akuzohen për veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Plakut, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Kep Arapi, sipas hetimeve, rezulton të ketë komunikuar në “SKY” me ish-zyrtarin e policisë. Rrexhep Arapi është një emër i njohur në raportimet e kronikës së zezë. Dy vite më parë, ai u arrestua për armëmbajtje pa leje në lokalin e tij. Ngjarja më e bujshme për të cilën është akuzuar është ajo e Marsit 1991, kur iu faturua akuza e vrasjes së një personi në Portin e Durrësit për shkaqe gjakmarrjeje. Por për këtë krim që u akuzua, në 1994 u lirua për mungesë provash.

Shënjestra

Xhevdet Plaku, i nxjerë në pritë nga Gjoni, njihej dhe me nofkën “Akili”. Emri i tij u lakua në mediat ndërkombëtare në fund të vitit 2018, kur u njoftua goditja e një rrjeti që merrej me trafik ndërkombëtar kokaine.

Mes të arrestuarve ishte edhe “Akili”, i cili u cilësua si koka e organizatës të cilën e drejtonte nga Amsterdami. Ai u vu në pranga në Holandë.

Xhevdet Plaku

Etiketa: Dedan Gjonirrexhep arapivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Fifi drejt altarit? Këngëtarja tregon planet: Dasma ime do dëgjohet nga Shkupi deri në Shkodër

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com