• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Pranohet kërkesa, “killeri” portugez do të ekstradohet në Shqipëri

17:40 : 21/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

Maroku ka aprovuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ektradimin e 28-vjeçarit portugez Ruben Saraivës, i cili akuzohet si autori i vrasjes së Ardjan Nikulajt, ngjarje kjo e ndodhur më 19 prill të këtij brenda lokalit të viktimës në Shëngjin.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”.

Rreth nje muaj me pare autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës. Komunikimet qe autori u dyshuar ka shkëmbyer me persona te tjere do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë qe ndodhi më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Organizator i vrasjes së Nikulajt ishte shqiptari Edmond Haxhia, ndërsa 4 britanikët, së bashku me Simson kishin rolin e vëzhguesve. Sa i përket Saraivës, ai ishte personi që e qëlloi atë për vdekje.

Policia dyshon se ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj është bërë për gjakmarrje. Oficerët e policisë po hetojnë mbi konfliktin 20 vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku autori qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”.

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ekzekutori i 51-vjeçarit, i cili dyshohet se është portugezi Ruben Saravia, pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka humbur gjurmët në Gjadër, pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.

Portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo është zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar. Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje.

Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmëve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

Etiketa: Ardjan NikulajekstradimiMarokuRuben Saraivavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

11:20 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

10:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
Para

Qendërmbrojtësi kuqezi i pafat, 31-vjeçari dëmtohet përsëri

TË GJITHA

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com