• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kundër historisë, Basha propozon burg për “deputetët që shpifin”

18:43 : 20/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit të “vulës” në PD, Lulzim Basha depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për ndryshim në Kodin Penal, duke kërkuar dënimin me gjobë ose burg të deputetëve, në rast se këta gjenden fajtorë për shpifje, një kërkesë kjo që dukshëm bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me tendencën e përgjithshme të botës demokratike për dekriminalizimin tërësor dhe final të shpifjes dhe fyerjes.

Basha nuk ka dorëzuar relacion shoqërues për të argumentuar se pse, sipas opinionit të tij, një masë e tillë është e nevojshme. Propozimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi, raporti i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, përsëriti rekomandimin e mëparshëm për dekriminalizimin e shpifjes.

Sipas propozimit të publikuar në faqen e Kuvendit kërkohet ndërhyrje në nenit 120 të Kodit Penal duke shtuar një paragraf të ri.

“Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet,” thuhet në propozimin e Bashës.

Neni aktuali nuk shënjon politikanët më vete dhe trajton shpifjen dhe fyerjen në përgjithësi si kundravajtje, e cila dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 3 milionë lekë. Kërkesat e vazhdueshme të avokatëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës kanë qenë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për dekriminalizimin e shpifjes dhe për trajtimin e problemeve të kësaj natyre si çështje civile.

Lexo edhe:

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

Pyetur nga BIRN, zyra e shtypit pranë grupit te Bashes tha se iniciativa synon të frenojë fenonomenin e akuzave politike të pabazuara në fakte dhe prova.

“Të zgjedhurit në Kuvend nuk mundet të kenë një trajtim preferencial në raport me zgjedhësit e tyre. Deputetët nuk mund të kenë lirinë e shpifjes, përsa kohë kjo liri nuk u njihet as nga Kushtetuta,” tha zyra e shtypit e Bashës.

Kryeministri Edi Rama pati një shqetësim të ngjashëm me Bashën në vitin 2015, kur propozoi kriminalizimin e asaj që ai e quajti “shpifje ndaj zyrtarëve të lartë”. Edhe Rama, njësoj si Basha, pretendoi në atë kohë se dëmi që i bëhet shoqërisë nga cënimi i reputacionit të zyrtarëve, kërkon dënim me burg dhe jo thjesht trajtimin e tyre si çështje civile. Në atë kohë, Rama u detyrua të tërhiqet nga propozimi pas një orteku kritikash vendëse dhe ndërkombëtare.

Ndryshe nga sa sugjeron Basha, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konsideron debatet politike si të tilla që gëzojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes, pavarësisht nëse mund të jenë apo jo shpifëse.

Ndryshe nga bota, deputetët shqiptarë kanë vendosur ndryshe. Në vitin 2012, kur u krye reforma e fundit sa i përket lirisë së shprehjes dhe nga Kodi Penal u hoqën dënimet me burg për shpifje dhe fyerje, me kërkesë të deputetes Ermonela Felaj, në atë kohë në opozitë, propozimi fillestar për dekriminalizim të plotë u rrëzua./ BIRN

Etiketa: BashaBurgdeputetët që shpifin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

10:17 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
BOTA

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025
Para

Vendimi i Kushtetueses/ Vokshi: Thelloi skandalin në luftën e paprecedentë ndaj opozitës

TË GJITHA

WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

09:46 : 05/11/2025

Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

09:43 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Ishte në “Airbnb” me nje greke, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Selanik

09:32 : 05/11/2025

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com