• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi, SPAK çon për gjykim Hajdarin e Kuçovës

09:16 : 20/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për kalimin në gjykim themeli të çështjes në ngarkim të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në dy raste. Hajdari rezulton të ketë fshehur një dënim në Greqi në formularin e vetëdeklarimit. Kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme ndaj tij është bërë nga ish-deputeti Lefter Maliqi.

Kreshnik Hajdari ka kandiduar për kryetar bashkie në Kuçovë në zgjedhjet e qershorit 2019, si dhe në lokalet e fundit – 14 maj 2023. Në të dyja rastet, në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Megjithatë, komunikimi i autoriteteve shqiptare me ato greke ka zbuluar të kundërtën.

“Nga aktet e administruara, provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se shtetasi Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, Nr.3286/23-6-1999, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991)”, thotë SPAK në një njoftim këtë të mërkurë.

I pandehuri Kreshnik Hajdari, sqaron më tej prokuroria, “kishte detyrimin ligjor për të deklaruar tek formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj, kjo në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, si dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, ‘Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”.

Lexo edhe:

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Dënimi në Greqi

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 2 nëntor të këtij viti se Hajdari është dënuar me 4 muaj burgim nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, për shkelje të paligjshme të kufirit.  Të dhënat e autoriteteve greke tregojnë se dënimi i dhënë për Kreshnik Hajdarin, në atë kohë 17 vjeç, ishte konvertuar në gjobë që llogaritej në shumën 1500 dhrami për çdo ditë burgu. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Janinës rezulton të jetë ndjekur personalisht nga Kreshnik Hajdari dhe ai është deportuar menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Kreshnik Hajdari ka pasur detyrimin ligjor për t’i deklaruar këto të dhëna në formularin e “Dekriminalizimit”, në momentin kur ai vendosi të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Kuçovës, në Mars të vitit 2023. Por, siç rezulton nga formulari që i dorëzuar në KQZ, Hajdari nuk ka deklaruar faktin që është dënuar penalisht dhe është deportuar, ndërkohë që ka pasur dijeni, si për vendimin e gjykatës, ashtu edhe vendimin e autoriteteve policore për deportimin e tij nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si “Ligji i Dekriminalizimit”, u miratua në vitin 2015. Ai mbështetet në, më së paku dy shtylla kryesore; detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar çdo lloj vendimi dënimi penal, edhe në rastet kur ato janë shuar, parashkruar apo rehabilituar; si edhe ndalimin për të qenë pjesë e administratës e çdo personi të dënuar me një vendim penal me burgim mbi 6 muaj. Dënimi i dhënë nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burgim duket se nuk duhet të përbënte kriter ndalues për zgjedhjen e Kreshnik Hajdarit në postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.

Por, ai rezulton se nuk e ka deklaruar aspak dënimin penal, si edhe fakti që është deportuar nga Greqia, duke e vendosur veten në pozitën e personit që ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të formularëve, vulave, stampave ose formularëve”.

Lidhur me fshehjen e dënimit, SPAK e mori të pandehur, ndërsa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vlerësoi se nuk ka arsye ligjore që Kreshnik Hajdarit t’i ndërpritet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës. Vendimi u ankimua nga opozita dhe pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërkohë, në SPAK, ndaj Hajdarit janë depozituar disa kallëzime për çështje të ndryshme.

Etiketa: GJKKOKreshnik Hajdarispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
Para

Vetëvrasja e dy shqiptarëve, protestohet përpara Home Office në Angli

TË GJITHA

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com