• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u transformua Veliera 11 milionë euroshe në një “elefant të bardhë” për Durrësin

18:46 : 19/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkalimi në formë vele që premtonte se do ta transformonte imazhin e qytetit bregdetar është kthyer në një shembull të projekteve ku kostoja financiare nuk përkon me vlerën utilitare.

Në mbretërinë e Siamit, e cila shtrihej në territorin e sotëm të Tailandës, elefantët e bardhë vlerësoheshin aq shumë si kafshë të shenjta, saqë kur një syresh zbulohej, ai bëhej menjëherë pronë e mbretit.

Megjithatë, duke qenë se nuk mund të përdoreshin për punë, posedimi i tyre i kthente ata në një barrë financiare për monarkun.

Mbretërit e Siamit ia dhuronin elefantët e bardhë vartësve fatkeq ndaj të cilëve kishin humbur besimin, të cilët detyroheshin t’i mbanin këto kafshë duke shpenzuar pasuri të mëdha për strehimin dhe ushqimin e tyre.

Në botën moderne, termi “elefant i bardhë” shpesh lidhet me projekte ndërtimore të cilat janë shumë të kushtueshme dhe jofunksionale.

Lexo edhe:

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Për ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile, projekti “Veliera” në hyrje të portit të Durrësit, i cili ka kushtuar rreth 11 milionë euro, tashmë është kthyer në një elefant të bardhë.

Punimet kanë hyrë në vitin e tetë dhe kanë mbërritur në fazën e tyre të fundit, por askush në qytet nuk duket i interesuar për përfundimin e tyre.

Ndërsa specialistët po montojnë pllakat drejtkëndore, konstruksioni i rëndë metalik që është ngritur në fund të Bulevardit “Epidamn” nuk tërheq vëmendjen e askujt.

“Besoj se do të ketë edhe një fazë tjetër punimesh, kur të montohen pllakat metalike në faqen e sipërme konkave të konstruksionit”, tha për BIRN inxhinieri portual Tomorr Spahiu.

Sipas Spahiut, “qindra tonelata peshë e kapriatave dhe shtyllave metalike mbi urë i shtohen hekurit të betonuar, kryesisht në zonën e nënkalimit rrugor”.

“E gjitha është superpeshë që shërben për të mbajtur nën kontroll presionin e ujërave nëntokësore në kompleksin me sipërfaqe rreth një hektar.”

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me avantazhet e nënkalimit rrugor të ndërtuar nën “Velierën”, inxhinieri Tomorr Spahiu tha se “kryqëzimi mbitokësor që funksionoi disa dhjetëra vite ishte shumë i vlefshëm për lidhjet automobilistike me qendrën e qytetit, shëtitoren drejt Currilave, hyrjen e portit dhe atë të rrugës ‘Egnatia’”.

Në të njëjtën periudhë me “Velierën” në zonën bregdetare u rikonstruktua shëtitorja “Taulantia”, por kompleksi i ri rrugor e vështirësoi edhe më tej lëvizjen e kalimtarëve dhe mjeteve nga qyteti drejt bregdetit në zonën “Vollga”.

Lartësia e “Velierës”, e cila u prezantua vite më parë me emrin “Vela”, aktualisht i ka “zënë nën vehte” godinat e ndërtuara në qytetin antik gjatë pesë shekujve të kaluar, që nga Torra mesjetare deri te godinat e administratës portuale, që u ngritën pas vitit 1928.

Gjatë punimeve fillestare të Velierës, arkeologët zbuluan topa mesjetarë, gjyle, si dhe disa fortifikime, ndërtimi i të cilave në periudha të ndryshme kohore ka qenë mjaft dinamik dhe jo gjithmonë i mbështetur në linjat e mëparshme.

Sipas arkeologut që drejtoi monitorimin, prof. as. Dr. Eduard Shehi, brenda sheshit prej disa qindra metra katrore që tashmë dominohet nga ura e Velierës, në fillim të vitit 2017 u zbuluan struktura muresh dhe elemente të kulturës materiale, që i përkasin ndërtimeve romake, atyre mesjetare si dhe bastioni i periudhës osmane.

Shehi është shprehur kundër dritareve prej xhami, nga ku pretendohet se mund të shihen zbulimet pranë Velierës. “Zgjidhja më e mirë për mua si arkeolog do të ishte lënia hapur e të gjitha gjetjeve, por ky është një vlerësim që e japin edhe profesionistë të tjerë si urbanistët, arkitektët dhe inxhinierët.”

“Nga ana tjetër, e di fort mirë se dëshira e arkeologut duhet të përballet edhe me qytetin edhe me faktin se Durrësi tremijë vjeçar vazhdon të jetohet edhe sot”, tha më parë prof. as. Dr. Eduard Shehi.

Shoqëria civile, përfaqësuesit e së cilës për vite me radhë kërkuan me ngulm pezullimin e punimeve ndërtimore në të gjithë territorin e Velierës, vazhdon të kërkojë rihapjen e proceseve hetimore në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Megjithëse ngritja e Velierës ka mbërritur në fazën përfundimtare, aktivisti mjedisor Sazan Guri shprehet se “kjo nuk është një betejë e humbur”.

Sazan Guri tha për BIRN se shoqëria civile synon “rihapjen e hetimeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe nga rezultatet e tyre do të shihet mundësia për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare”.

Guri e quan pa vlerë konstruksionin metalik të ngritur në hyrje të portit të Durrësit.

“Ndërtimi i Velierës ka marrë nga xhepat e taksapaguesve 11 milionë euro, sa dyfishi i parashikuar në fillim”, theksoi ai.

Ndërkaq, urbanistët durrsakë ndihen të shqetësuar për ndryshimet negative që kanë ndodhur në qytet gjatë dy dekadave të fundit.

Urbanisti Artan Kacani tha për BIRN se “Veliera me formën e vet të lugët ka prishur konceptin ‘Oltre Mare’ (përtej detit) që filloi në vitin 1928 me investimet italiane në skelën e vjetër të karantinës, sot kalata “0” e portit, duke vijuar me Bulevardin ‘Epidamn’”.

Sipas dr. Kacanit, në mesin e viteve 1930 filloi ndërtimi i Xhamisë së Madhe që e ruante plotësisht perspektivën.

“Pra, skela e kalatës 0, me bulevardin ‘Epidamn’, së bashku me Xhaminë e Madhe, pa humbur horizontin ‘Oltre Mare’, përbëjnë një ansambël unik urbanistik të kohës”, përfundoi urbanisti Artan Kacani./Reporter

Etiketa: 11 milionë euroebarre financiareDurreselefant i bardhekosotojaveliera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ Turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit, tjetri në gjendje të rëndë

13:20 : 01/06/2025
Para

Teliti: Veliaj t’u përgjigjet akuzave për aferën e inceneratorit të Tiranës

TË GJITHA

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com