• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Mosbindjen Civile në parlament, mbarë bota e ka përcjellë si refuzim të Edi Ramës

13:28 : 16/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në takimin që mbajti sot me degën e PD në Gjirokastër, tha se mosbindja civile në parlament ka pasur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.”

“Tom Doshi, pa bërë një ditë fushatë elektorale, por vetëm duke shpërndarë para, e rriti me 240 % votat e tij, – tha ai. – Pra a mundet ne njerëz politikë, që në fund të fundit nuk mund të mohohet, idealet tona janë ideale të të vërtetës. Idealet, sakrificat, përpjekjet tona janë për të vërtetën.

A mundet ne të pranojmë një situatë të tillë, të shkojmë nga zgjedhje në zgjedhje, të themi se ky i vjedh, por i fiton. Apo të angazhohemi në një betejë me gjithë fuqinë tonë që qytetarët tanë të votojnë të lirë.

Unë mendoj se këtë detyrim kemi. Ne jemi parti që sollëm pluralizmin, që e morëm Shqipërinë nga e morëm dhe e nxorëm anëtare të NATO-s e me radhë. Por këto janë histori.

Tani nga ne kërkohet që shqiptarët të votojnë të lirë. Të çlirojmë shqiptarët, të shpëtojmë shqiptarët nga një armik më i egri që ata kanë patur ndaj votës së tyre të lirë. Më i egër se Ramiz Alia që ishte diktatori i fundit.

Lexo edhe:

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

Pse ne duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në qëndrimin tonë.

Pasi të garantojmë zgjedhjet, tani këta deputetë që janë aty të opozitës ti shumëzojë me zero. Dy vite ka Tritan Shehu që ka dorëzuar në parlament një rezolutë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Dy vite, e ka ngritur në parlament 20 herë të paktën.

Ligji thotë se ajo rezolutë kalon nga sekretaria në komisione, nga komisionet në sallën e Kuvendit dhe hidhet poshtë apo miratohet.

Këtë e thotë kushtetuta, kushtetuta që garanton të drejtën e çdo deputeti për iniciativën ligjvënëse.
31 amendamente dhe ligje tona, bllokohen nuk ekzistojnë. Sikur ne nuk jemi deputetët aty, por jemi figurantë që shkojmë sa për të thënë se parlamenti ka opozitë.

Çfarë opozite jemi ne aty? Nuk jemi opozitë faktikisht, por ne jemi falsitet. Duhet të themi realitetin. Në mënyrën më të përsëritur i kisha thënë kryetares se po e shkatërron parlamentin, se nuk pajtohemi me ato që bëni ju, duke i dhënë mundësi që të ndryshonte.

Kjo solli fillimin e mosbindjes civile në parlament.

Mosbindja civile është një kthesë për PD, shënon një kthesë shumë të madhe.

Nëse përpara PD në situata të tilla bojkotonte parlamentin, kësaj here ajo vendosi të mos e bojkotojë, të mos e lëshojë parlamentin.

Faktikisht kjo mosbindje civile në parlament ka patur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Është fituar në opinionin publik botëror një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbarë bota e ka përcjellë së pari, si refuzim të Edi Ramës për tu kontrolluar. Por kjo kudo, për çdo njeri që ka abc e demokracisë dhe pluralizmit është e qartë se kjo është mohim i të drejtave themelore, kushtetuese të vendit. Është grusht shteti.

Nëse sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me mbrojtjen e territorit të tij dhe vendimet e pavarura në raport me arenën ndërkombëtare, sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veç se e drejta e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Ky është ligji.

Mbi këtë bazë krijohen komisione në mënyrë të pandërprerë, të vazhdueshme.

Thirren në komisione presidentë, familjarëve të presidentëve, ministra e me radhë. Ky e bllokoi këtë në mënyrë kategorike, 8 komisione për të mos u hetuar vetë.
Kjo betejë është frymëzuese për PD. Ajo mosbindje civile solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në memorien time 32 vjeçare. “

Etiketa: Berishacivilemoisbindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

15:42 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
AKTUALITET

Emërimi i Perlat Çullhajt në MB, Berisha: Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë

13:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen “Braçe” e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

14:18 : 29/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Shtypi ndërkombëtar flet për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

12:56 : 29/07/2025
Para

Berisha flet për çështjen "Beleri": T'i hiqet mandati, vetëm nëse...

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com