• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në burgun e Peqinit, dyshime se krimi ishte i paramenduar/ Si dështoi siguria

16:45 : 15/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Masakra e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit me autor të dyshuar Sokol Mjacaj dyshohet se ishte e paramenduar. Ky është dyshimi i grupit hetimor të ngjarjes së pazakontë të ndodhur në ambientet e vuajtjes së dënimit që dëshmoi dështimin e sigurisë së institucionit.

Ajo që dihet deri tani është se ka pasur të shtëna në ambientet e burgut të sigurisë së lartë, nga të cilat ka mbetur i vdekur Arben Lleshi dhe është plagosur në këmbë Indrit Shaqa. Autori i ngjarjes dyshohet se është Sokol Mjacaj, i cili mendohet të jetë paguar për ekzekutimin e Arben Lleshit. Referuar një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga grupi hetimor, siç bëjnë dije burime, Mjacaj ka shkuar i armatosur pranë qelisë së viktimës në katin e parë të burgut dhe e ka thirrur në emër. Kur e ka parë të afrohet, ka qëlluar me armë ndaj Arben Lleshit. Ky i fundit mbeti i vdekur nga të shtënat, ndërsa u plagos shoku i qelisë Indrit Shaqa.

Burime të pakonfirmuara zyrtarisht thanë se për disa momente ka pasur edhe një situatë pengmarrje, me Mjacajn që ka marrë peng pjesëtarë të stafit të burg, konkretisht punonjës në kuzhinën e institucionit. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, ai ka kërcënuar të burgosur të tjerë si dhe gardianë të burgut.

Situata e nisur rreth orës 14:51 përfundoi me 1 viktimë dhe një të plagosur, me Mjacajn që në fund u dorëzua pas negociatave, ndërsa menjëherë më pas grupi hetimor, e drejtuar nga prokuroria e Elbasanit, vendosi marrjen e tij në pyetje. Në pyetje po merret edhe i plagosuri Indrit Shaqa, si dhe personeli i institucionit dhe të burgosurit e tjerë.

Forcat RENEA kanë shkuar në vendngjarje, po ashtu drejtuesi i Policisë së Shtetit, kreu i prokurorisë së Elbasanit, si dhe Ulsi Manja, kreu i ministrisë së Drejtësisë që ka nën varësi institucionet e burgjeve – mes tyre dhe burgun e Peqinit, ku këtë të premte u shënua vrasja.

Lexo edhe:

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

Siguria dështoi

Burgu i Peqinit është një burg i sigurisë së lartë, megjithatë ngjarja e sotme tregoi dështimin e strukturës për të parandaluar ngjarjen kriminale me një të vrarë dhe të plagosur.

Pavarësisht masave të institucionit, një armë zjarri ka arritur të depërtojë brenda burgut dhe të bjerë në dorën e një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë.

Dyshimet paraprakë janë se është përdorur një dron për të futur në burg pistoletën, me të cilën Mjacaj ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër.

Krimet

Si autori i dyshuar i vrasjes, ashtu dhe viktima apo i plagosuri janë persona të dënuar me burg përjetë.

Autori Sokol Mjacaj numëron katër vrasje bashkë me viktimën e kësaj të premteje. Sokol Mjacaj është dënuar me 4 vjet burg për vrasjen e një të mituri në vitin 2010. Kur kreu krimin, edhe vetë Mjacaj kishte moshë të mitur. Një muaj pas lirimit nga burgu për këtë ngjarje, ai ekzekutoi me armë zjarri dy turistë çekë – çift bashkëshortësh – në Prekal të Dukagjinit. Vrasja e dytë ndodhi tetë vite më parë, kur Mjacaj ishte 20 vjeç. Ai pohoi në dëshminë e tij asokohe se kishte si qëllim grabitjen e makinës së turistëve çekë, por i qëlloi se kishte frikë mos i merrnin armën. Sipas ministrit së Drejtësisë, ai kishte urdhëruar futjen e Mjacajt nën regjimin e rreptë “41 Bis” pasi shihej si rrezik për sigurinë në burg. Njoftimi u bë pak para krimit.

Sokol Mjacaj

Viktima Arben Lleshi vuante dënimin në burgun e Peqinit për një vrasje të ndodhur në Angli, në prill të vitit 2012.  Asokohe, 27 vjeç, Lleshi, vrau 29-vjeçarin Agim Hoxha.

Sipas autoriteteve britanike, Arben Lleshi ditën e ngjarjes, ka blerë një levë, tela si dhe materiale të tjera që më pas i ka përdorur për vrasjen e Hoxhës. Viktima u gjet në sediljen e pasme të një makine “Mercedes”. Për të humbur gjurmët, Lleshi i vendosi flakën makinës pranë Southampton.

Pas ngjarjes ai u arratis në Itali ku u kap një muaj më vonë nga autoritetet atje. Pas ekstradimit në Britaninë e Madhe ai u dënua me burg të përjetshëm në vitin 2013. Dyshohet se vrasja ndodhi si pasojë e çështjeve të drogës.

Ajo që do të pasonte më vonë është akoma edhe më e përgjakshme. Në familjen Lleshi në Shqipëri, gjatë viteve që kaluan ka pasur disa viktima të tjerë, ku janë vrarë dy xhaxhallarë të Arben Lleshit. Dyshimet në atë kohë për të dyja rastet ishin se u kryen për hakmarrje nga të afërm të Hoxhës.

Arben Lleshi

Edhe, Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, është dënuar për vrasje.

Ai është cilësuar fajtor nga gjykata për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava, përkatësisht 75 dhe 70 vjeçe. Ngjarja ndodhi më 3 Shtator të 2014-s në shtëpinë e viktimave në Durrës. Sipas hetimeve, nipi i njërës prej viktima, Artur Kaçanolli, besonte se të moshuarat kishin para dhe flori në shtëpi, ndaj organizoi një grabitje në të cilën morën pjesë edhe dy miqtë e tij: Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja. Ata hynë me forcë të shtëpi e pasi nuk arritën të gjenin aq shumë para sa mendonin, dhunuan për vdekje të dyja gratë. Dy prej autorëve u arrestuan 15 ditë pas krimit, ndërsa Indrit Shaqja u arrestua një muaj më pas në Spanjë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.

Indrit Shaqja

Por vetëm 2 muaj më herët nga vrasja e dyfishtë, Indrit Shaqja ishte protagonist në një tjetër ngjarje. Bëhet fjalë për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit. Shaqja është një nga personat e fundit me të cilët takohet Reni i Elbasanit, mbrëmjen e 29 Qershorit të vitit 2014. Në pamjet e regjistruara në qendër të Elbasanit, këngëtari shihet teksa shtrëngon duart me Indrit Shaqen, më pas, bashkë me Deniz Xhijën largohen të tre së bashku në këmbë. Sipas dëshmitarëve, më pas Reni është parë të futet me forcë në një makinë. Që prej këtij momenti nuk pati më asnjë gjurmë nga Reni i Elbasanit.

Etiketa: burgu i peqinitSokol Mjacajvrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

10:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025
AKTUALITET

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

11:11 : 05/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata lë në burg Flodian Plakun, çfarë deklaroi para gjykatësve

10:43 : 05/08/2025
RAJONI

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit

09:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Vaun e Dejës/ Dyshohet për gjakmarrje, viktima i dënuar më parë për vrasje!

22:05 : 04/08/2025
Para

U vra në burgun e Peqinit, e shkuara e errët e Arben Lleshit

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com