• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kovaçevski akuzon opozitën për dështimin e RMV për hapjen e kapitujve me BE-në

20:39 : 14/12/2023
në RAJONI

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski akuzoi VMRO-DPMNE-në e opozitës pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të kalojë në fazën e dytë të bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllok.

Zoti Kovaçevski tha se partitë anti-NATO, anti-BE dhe proruse në vendin e tij kanë bllokuar rrugën e integrimit. Ndërkaq, VMRO-ja i quan “fushatë të errët” komentet e kryeministrit dhe të partisë Lidhja Social Demokrate.

Bashkimi Evropian rikonfirmoi dje vendimin se pa ndryshimet kushtetuese, nuk do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski fajëson opozitën e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja për mosplotësimin e objektivit të qeverisë së tij për hapjen e kapitujve të radhës në bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe për mungesën e konferencës ndërqeveritare me BE-në.

Zoti Kovaçevski duke folur nga Brukseli në një konferencë shtypi tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se nuk ka kthim prapa nga ky proces.

“Si qeveri, – shtoi ai -, punojmë fort që ta realizojmë qëllimin strategjik për anëtarësim në BE deri në vitin 2030”.

Lexo edhe:

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Kokë bullgari, inat shqiptari

Ai tha se ekzistonte mundësia që nga Brukseli delegacioni qeveritar të kthehej në Shkup me një arritje; të mund të hapte kapitujt dhe grupkapitujt në bisedimet me Bllokun.

Ai theksoi më tej se qytetarët e vendit për shkak të këtyre politikanëve do të privohen nga mundësia e bashkimit të shpejtë me familjen përparimtare evropiane, teksa akuzoi politikanët opozitarë për patriotizëm të rremë dhe populizëm.

Ndërkaq, sipas VMRO-së është shkalla e larë e korrupsionit të qeverisë që e pengon vendin drejt përparimit.

“Ky pushtet i LSDM-së dhe BDI-së është zhytyr në kriminalitet dhe ata janë thelbi i të gjitha problemeve”, u tha gazetarëve Marija Mitevska, zëdhënëse e VMRO-së.

Maqedonia e Veriut ka një kusht të vënë nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e bisedimeve dhe ai është ndryshimi i Kushtetutës, përkatësisht përfshirja në të e pakicës bullgare. Këshilli Evropian theksoi dje se sapo të bëhet ky ndryshim menjëherë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare.

Ndërkohë, në deklaratën e Këshillit Evropian theksohet po ashtu nevoja e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe asaj për miqësi të mirë me Bullgarinë.

Por, lidhur me këtë, opozita maqedonase ka qëndrime të kundërta me komunitetin ndërkombëtar dhe forcat politike proevropiane në vend. Sidomos, sa i takon ndryshimit të kushtetutës, VMRO-ja shprehet se asnjëherë nuk do të pranojë atë që ajo e quan “diktat bullgar”.

Kjo parti nacionaliste, sipas sondazheve ka mbështetjen më të madhe të elektoratit dhe ajo mund të fitojë zgjedhjet e caktuara për në pranverë. Një pjesë e analistëve vlerëson se ndryshimet kushtetuese do t’i mbeten përbërjes së ardhshme të parlamentit t’i miratojë qoftë edhe me VMRO-në nëse do të vijë në pushtet.

Etiketa: bullgarikeshilli evropianKovacevski

Lajme të lidhura

BOTA

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

08:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kokë bullgari, inat shqiptari

21:14 : 19/05/2025
SPORT

Ndodh në Bullgari, gjyqtari i VAR-it ‘kapet mat’ duke kontrolluar faqet e basteve

22:15 : 03/04/2025
SPORT

Gafa e rëndë e klubit bullgar, mban një minutë heshtje për ish-lojtarin që jeton!

18:40 : 17/03/2025
RAJONI

Maqedoni e Veriut, personat me lëndime të rënda do të dërgohen për kurim jashtë shtetit

19:56 : 16/03/2025
BOTA

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari! Përplasen dy trena, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

21:14 : 15/01/2025
Para

Integrimi/ Milo: Të mos kemi iluzione se Greqia do tërhiqet nga çështja “Beleri”

TË GJITHA

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

15:23 : 13/06/2025

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

15:10 : 13/06/2025

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

14:58 : 13/06/2025

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

14:34 : 13/06/2025

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

14:25 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com