• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jo vetëm bastisje, SPAK përdor pajisje gjurmuese ndaj gazetarit Qyno

17:05 : 14/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Veç kontrolleve fizike, në banesë, zyrë e makinë, SPAK ka përdorur “pajisje speciale gjurmuese operacionale” për të sekuestruar dy aparate celulare të gazetarit Elton Qyno. Fakti bëhet i ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar, me anë të të cilit konfirmohet edhe versioni i dhënë nga gazetari Qyno për Boldnews.al, lidhur me atë ç’ka ndodhi një ditë më parë.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se thirrja e Qynos në SPAK dhe mbajtja e tij me orë të zgjatura erdhi pas konstatimit të disa raportimeve në media të gazetarit lidhur me dosjen hetimore të Nuredin Dumanit. Më konkretisht, komunikime që Nuredin Dumani ka kryer në “SkyECC” me persona të tjerë, që sipas prokurorisë, ishin marrë nga akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor. Për këtë ka nisur një procedim penal për veprat “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”.

Elton Qynos iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore, ndërsa gazetari është shprehur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin, konfirmon SPAK.

Në këto kushte, prokurori Behar Dibra nxjerr një urdhër që parashikonte kontrollin personal të gazetarit, në banesën e ambientet e tij të punës si dhe mundësia për sekuestro të sendeve personale. Urdhri miratohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiri dhe kështu nisin bastisjet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

SPAK thotë se ka përdorur ndaj gazetarit pajisje gjurmuese për të lokalizuar telefonat e tij.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

“Në zbatim të vendimeve të gjykatës, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet. Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij. Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të urdhëruara nga gjykata dhe të ekzekutuara tashmë, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK për në banesë të tij”, thuhet në njoftim.

Vetë Qyno tha dje për Boldnews.al se i kanë sekuestruar gjithë arkivin si gazetar dhe kompjuterin e punës, ndërsa në banesë i morën çdo dokument e pajisje elektronike, madje edhe CD të lojërave që përdornin fëmijët.

Aktet e SPAK janë parë me shqetësim dhe dënuar nga gazetarë, por edhe opozita si veprime që shkelin të drejtat e medias. Vetë Elton Qyno është shprehur se SPAK po i ushtron presion vetëm për shkak se ai bërë detyrën si gazetar.

Një akt të ngjashëm sekuestrosh SPAK dhe GJKKO ndërmori dhe ndaj Lapsi.al, që publikoi listat e patronazhistëve të PS. Vendim që u rrëzua më pas nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Etiketa: Elton Qynospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
Para

O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën

TË GJITHA

Sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

09:14 : 19/09/2025

Ishin në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, arrestohen vëllezërit Bushgjoka

09:12 : 19/09/2025

I vunë tritol në banesë, reagon Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë konflikt

08:55 : 19/09/2025

EMRI/ Në kërkim për v*asje në tentativë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

08:49 : 19/09/2025

Universitetet e Kinës ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

08:45 : 19/09/2025

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

08:33 : 19/09/2025

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com