• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE dhe Ukraina/ Samit me potencial dramatik, të gjithë sytë tek Viktor Orban

12:03 : 14/12/2023
në BOTA

BE zhvillon samitin e saj të enjten e të premten, samiti i fundit i këtij viti. Të gjithë sytë janë drejtuar tek kryeministri hungarez, Viktor Orban. A do të pengojë ai fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën?

Shumë tension dhe në fund zgjidhje, apo ky samit i BE do të përfundojë në grindje dhe dështim? Pak para fillimit të samitit nuk dihet, se si do të ndahen krerët e shteteve dhe qeverive të BE me njëri-tjetrin në takimin dy ditor në Bruksel

Këtë herë Viktor Orban kërkon duelin e madh me BE në një skenë të madhe. Në dy letra drejtuar kreut të Këshillit të BE, Charles Michel para samitit, Orban ka theksuar, se Hungaria nuk do të lejojë të futen në buxhetin e BE ndihmat për Ukrainën po ashtu nuk do të japë votën e saj për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën. “Ju kërkoj Ju me shumë respekt, që të mos i trajtoni këto tema në Këshillin Europian, pasi për shkak të mungesës së konsesusit, dukshëm do të ketë dështim”, shkroi Orban. “Diktatori i Danubit”, siç e ka etiketuar me shaka ish-presidenti i KE, Jean-Claude Juncker Orbanin, kërcënon me veto kundër dy vendimeve të rëndësishme. Buxhetin e modifikuar që duhet të përmbajë 50 milirdë euro ndihma për Ukrainën dhe negociatat e anëtarësimit do të duhet të miratohen unanimisht.

Paralelisht me këto sulme, në Hungari, Viktor Orban drejton një fushatë kudnër Komisionit Europian të kritikuar si antisemitiste. Ato tregojnë Alexander Soros, djalin e miliarderit, George Soros bashkë me presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Mbishkrimi: “A nuk kërcejmë sipas dëshirës së saj”, dhe nxisin më tej teoritë konspiracioniste që Orban ka përhapur në Hungari. Në vend inskenohet rezultati i një pyetësori në popull në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Parlamenti hungarez, besnik i Orbanit votoi kundër ndihmave për Ukrainën. Çfarë kërkon të arrijë kreu më i vjetër në post mes krerëve të shteteve e qeverive të BE?

Do Orban të shkatërrojë BE?

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

“Mendoj, se ai përpiqet të qëndrojë tek leva më e gjatë, për të ndryshuar BE nga brenda dhe të shkatërrojë formën e saj të deritanishme”, thotë Andreas Bock, ekspert për Hungarinë në institutin “Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme”, ECFR. Qëllimi afatgjatë i Orbanit është që të shtrijë ideologjinë e tij të “demokracisë joliberale” në Europë. “Ai ka një qëllim shumë të qartë dhe një vizion të qartë si duhet të jetë Europa. Ajo nuk duhet të jetë një Europë e integruar, por një Europë që kufizohet në bashkëpunimin ekonomik. “Një Europë e bazuar vlera nuk ekziston në vizionin e tij”, vlerëson Bock. Në të njëjtën kohë ai zgjat antenat drejt Rusisë dhe Kinës, orientohet tek autokratët e atjeshëm.

Orban si lider i ultra të djathtës europiane?

Hungaria nuk do të dalë nga BE. Ndihmat e BE Viktor Orban dhe miqtë e tij i duan. Për shkak të problemeve me shtetin e së drejtës, Komisioni Europian ka bllokuar 30 milirdë euro për Hungarinë. Pak para samitit, presidentja e KE, Ursula von der Leyen vendosi të zhbllokojë 10,2 miliardë euro për Ukrainën., sepse Budapesti i plotëson kërkesat e BE tani – dashakeq ai që mendon diçka tjetër, që pikërisht kjo ndodhi para samitit të BE të pritur me kaq interes.

Andreas Bock nga ECFR nuk beson, se Orbani kërkon para. Bëhet fjalë për gjëra më themelore. Politikani hungarez që e nisi karrierën si kristiandemokrat, dhe pastaj u shndërrua në një nacionalist të djathtë, e sheh veten të forcuar nga rezultatet e populistëve të djathtë në Holandë dhe Sllovaki. Së bashku me kryeministren radikale të djathtë në Itali, lëvizjen e djathtë ekstreme në Francë të Marine le Pen, dhe AfD në Gjermani, ai synon zgjedhjet europiane. “Ai ka ndjesinë, se mund të bëhet lider i frontit populist të djathtë. Ai ndjehet i bërë me krahë. Kjo mund të ketë ndikime të forta në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Europian në qershor.”

Mund ta blejë BE Orbanin?

Vetëm me para BE nuk mund të bëjë që Orban të ndërrojë mendje. Kjo ka ndodhur më parë, por këtë herë përballë kësaj qëndron një refuzim i plotë i një Ukraine të orientuar nga perëndimi, beson Daniel Hegedüs nga German Marshall Fund, një fondacion politik në Berlin. Tek ndihmat për Ukrainën, Orban mund të ndërrojë qëndrim, por jo se si Ukraina mund të bëhet anëtare e BE. “Kryeministri Orban nuk është i interesuar që Ukraina të fitojë këtë luftë, në këtë kuptim ai vepron me racionalitet dhe përpiqet të përdorë çdo mjet për të dobësuar Ukrainën.”

A mund të mënjanohet Hungaria?

Teorikisht vendet anëtare të BE mund të fillojnë kundër Hungarisë sërish procedurën për shkeljet e shtetit ligjor në bazë të nenit 7 të Marrëveshjeve të Lisbonës dhe mund t’i heqin të drejtën e votës Hungarisë. Por nuk ka oreks të madh në BE për të mënjanuar Hungarinë, dhe kështu të krijohet një krizë e rëndë e institucioneve, është i mendimit Daniel Hegedüs.

Zgjidhje tjetër: 26 vendet anëtare mund të japin një deklaratë pa Hungarinë, se BE do të fillojë vitin e ardhshëm bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën – Vendimi njëzëri pastaj nga ana ligjore mund të merrej më vonë vitin e ardhshëm. Por mjetet financiare për Ukrainën duhet të livrohen patjetër, thonë diplomatët në Bruksel. Ndryshe në raste nevoje, vendet që duan të paguajnë, do të krijojnë një fond ndihme pa Hungarinë./DW

Etiketa: BEsamitiukrainaViktor Orban

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
Para

Inceneratori/ Këshilltarët e opozitës në protestë: Veliaj hajdut i taksave të qytetarëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com