• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca dëgjimore, KPK konstaton pamundësi financiare të prokurores së Elbasanit

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurorja e Elbasanit, Zena Lila rezulton me pamundësi për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari. Avokati i subjektit i kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

20:46 : 13/12/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila nuk u paraqit në seancën dëgjimore për procesin e saj të rivlerësimit të zhvilluar më 13 dhjetor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku u përfaqësua prej avokatit Fatmir Lushi. Ky i fundit dha shpjegime të detajuara për mungesat financiare të konstatuara në krijimin e pasurive si dhe për gjetjet në aspektin profesional. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për prokuroren Lila po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Zena Lila përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si prokuore në Prokurorinë e Elbasanit.

Komisioni konstatoi pamundësi të subjektit dhe bashkëshotit të saj për pagesën e dy kësteve për një apartament 2+1 të blerë në vitin 2011 në Tiranë. Sipas Sanxhaktarit, është konstatuar pamundësi në shumën 2.3 milionë lekë për pagesën e një kësti 55 mjë euro në vitin 2008 dhe balancë negative 274 mijë lekë në vitin 2011 për shlyerjen e këstit të dytë rreth 6000 euro.

Sanxhaktari vërejti se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se bashkëshorti subjektit ka derdhur në llogari bankare shuma parash, por nuk është provuar burimi i ligjshëm i tyre.

Lexo edhe:

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Po ashtu, ka rezultuar bilanc negativ në shumën rreth 630 mijë lekë për krijimin e një depozite bono thesari në vlerën 3.8 milionë lekë, me burim të deklaruar pagat e subjektit si prokurore dhe të bashkëshortit si mjek.

Nga analiza financiare e përgjithshme paraprake është konstatuar pamundësi totale në vlerën 4.3 milionë lekë.

Avokati Lushi renditi në mënyrë të detajuar gjithë burimet e pretenduara nga subjekti se kanë shërbyer për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, si dhe për krijimin e depozitave në vite. Ai theksoi se gjithë pasuritë kanë si burim krijimi pagat e bashkëshortëve Lila, interesat e depozitave dhe një dhurim në shumën 3500 USD. Ai vërejti se ky dhurim nuk është konsideruar nga KPK për shkak të mungesës së dokumentacionit justifikues. Por, sipas Lushit, duket konsideruar pasi dhuruesi ka pasur mundësi për krijimin e kësaj shume me burime të ligjshme.

Për apartamentin ai tha se burim janë dy depozitat që janë krijuar dhe shtuar në vite prej subjektit dhe bashkëshortit të saj.

Avokati i Lilës u pyet edhe për të ardhurat e pretenduara se janë përfituar nga shitja e një apartamenti në Gramsh dhe se janë përdorur për blerjen e banesës së re në Tiranë. Sipas Lushit, prona në fjalë ka qenë magazinë e përshtatur si banesë dhe është shitur, por nuk është regjistruar ende.

Në aspektin profesional u evidentuan të dhënat për dy denoncime nga publike dhe për një gjetje të konstatuar nga verifikimi sistemit TIMS. Nga hetimi ka rezultuar se bashkëshorti i subjektit ka udhëtuar me një shtetas që është hetuar nga subjekti më vonë, që duket se është kryer në kushtet e konfliktit të interesit.

Sipas Sanxhaktarit, Lila ka pretenduar se kur ka hetuar çështjen nuk ka pasur dijeni për njohjen e këtij shtetasi me bashkëshortin.

Avokati Lushi deklaroi se njohja e bashkëshortit të subjektit me shtetasin e hetuar prej saj ishte për shkak të pasionit që ata kishin për gjuetinë. Sipas tij, prokurorja Lila nuk kishte qenë në dijeni të njohjes së bashkëshortit të saj me këtë person. Ai argumentoi se denoncuesi kishte hequr dorë dhe për këtë arsye ishte marrë vendimi i pushimit të çështjes nga subjekti.

Në përfundim, avokati Fatmir Lushi kërkoi konfirmimin në detyrë të prokurores Zena Lila. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 15 dhjetor, në orën 10:00.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkvetingZena Lila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025
Para

SPAK i kërkon burimet gazetarit Qyno, Basir Çollaku: Është tepër dhe jo punë drejtësie

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com