• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vula e PD” në Gjykatën e Lartë, seanca caktohet më 27 Dhjetor

21:21 : 11/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Lartë ka caktuar 27 Dhjetorin si datën e shqyrtimit të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Në një njoftim nga GJL, thuhet se trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” në PD, përbëhet nga Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina.

PD e drejtuar nga Sali Berisha kundërshton në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri. Gjyqtari i Tiranës njohu “Rithemelimin” si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të partisë, zhvilluar më 11 dhjetor 2021 në “Air Albania”.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Pasi u pezullua nga PD nga kryetari i atëhershëm Lulzim Basha, Sali Berisha nisi një seri takimesh me demokratë në bazë, duke fituar mbështetjen e shumicës dërrmuese (që u dëshmua më pas edhe në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022 e më tej në lokalet e 14 majit të këtij viti) për rimarrjen e drejtimit të partisë.

Në dhjetor të vitit 2021 u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e mbi 4 mijë anëtarëve. Kuvendi vendosi të shkarkonte nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të subjektit politik, përfshirë ish-kryetarin Lulzim Basha. Në vend të tyre, u krijuan disa struktura kolegjiale, të drejtuara nga Grupi i Rithemelimit, i cili do të udhëhiqte partinë në procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese.

Lexo edhe:

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

Pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, Grupi i Rithemelimit iu drejtua gjykatës së Tiranës për të bërë ndryshimet përkatëse në regjistrin e Partive Politike. Shorti i zhvilluar në atë kohë caktoi gjyqtar të çështjes Agron Zhukrin. Ky i fundit paraqiti kërkesën për dorëheqje para kryetarit të gjykatës, me argumentin se bashkëshortja e tij kishte punuar prej kohësh me Sali Berishën, i cili drejtonte Grupin e Rithemelimit. Kryetari i Gjykatës nuk e pranoi kërkesën për dorëheqje. Në Mars të vitit 2022, gjyqtari Zhukri pranoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit, duke e regjistruar në Regjistrin përkatës.

Ndërkohë, grupimi i drejtuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj, i cili ishte autorizuar për drejtimin e partisë nga Lulzim Basha, pak para dorëheqjes së tij, më herët në mars 2022, iu drejtua gjykatës së Tiranës për t’iu njohur e drejta e ankimit mbi vendimin e Zhukrit. Gjyqtarja Blerina Muça pranoi kërkesën e grupit të Alibeaj, në një vendim absurd, pasi vendosi të njihte të drejtën e ankimin një entiteti që nuk ishte palë në procesin e themelit. Megjithatë, me vendimin e gjyqtares Muça në duar, grupi i Alibeajt iu drejtua Gjykatës së Apelit, ku kundërshtohej vendimi i Agron Zhukrit dhe rrjedhimisht, kundërshtohej emërimi i Grupit të Rithemelimit si struktura drejtuese e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi e mbajti më shumë se një vit në zyrë ankimin e Alibeajt, e nxori për gjykim në mars 2023, vetëm pak ditë para përfundimit të afatit të partive për regjistrimin për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjykata e Apelit, pas dy seancash, në 4 mars 2023, vendosi të prishte vendimin e Agron Zhukrit dhe e riktheu çështjen për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, me një trupë tjetër gjykuese. Gjykata e Apelit prishi vendimin e shkalles së parë dhe e riktheu çështjen për gjykim, me argumentin e “cënimit të parimit të paanësisë…” së trupës gjykuese, duke iu referuar faktit se Agron Zhukri ka njohje personale dhe familjare me Sali Berishën. Sipas Gjykatës së Apelit, është gjetur i pambështetur në ligj vendimi i kryetarit të Gjykatës së Tiranës për të refuzuar dorëheqjen e gjyqtarit Agron Zhukri.

Pas rekursit të Partisë Demokratike-Grupi i Rithemelimet, të regjistruar në datën 24 Maj 2023 nga gjykata, është vendosur që të shqyrtohet më 27 Dhjetor.

Etiketa: Gjykata e lartePDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

13:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025
AKTUALITET

Vendet e BE na bllokojnë produktet me pesticide/ PD: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik nga dështimet e qeverisë

15:20 : 08/09/2025
AKTUALITET

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025
Para

Skandal në Superligën turke, presidenti i klubit godet me grusht gjyqtarin (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com