• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitësit zhduken pas përplasjes me policinë, grupi i armatosur të veshur me uniforma blu

09:09 : 11/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tentativa e 5 personave të armatosur për të grabitur një shtëpi në Prush, policia ende nuk ka asnjë person në pranga.

Vila e familjes Hima u shënjestruar gjatë pasdites së të shtunës, teksa brenda ishte çifti i të moshuarve bashkë me dy fëmijët e djalit që jeton me ta. Madje u tha se njëri prej fëmijëve mundi t’u ikte grabitësve të armatosur me kallashnikovë dhe leva dhe të sinjalizonte policinë.

Patrulla më e afërt mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërkohë që grabitësit mundën ta marrin sinjalin nga fenelinat e policisë me të cilat ata hynë në zonën e Prushit.

Fshati është me një rrugë dhe forcat e policisë, duke dashur t’u vijnë në ndihmë familjarëve kanë hapur sinjalet identifikuese e për pasojë grabitësit kanë dalë menjëherë jashtë.

Në rrugë ka qenë një mjet tip “Audi”, që i priste e për pasojë të tre arritën të largoheshin me makinën ndërsa dy të tjerë, të cilët edhe shkëmbyen zjarr me policinë, morën malin, sipas fshatit. Duke pasur parasysh se grabitësit ishin të maskuar me kapuça dhe rroba me shenja të dukshme të policisë, blutë e kanë pasur të pamundur t`i ndjekin, ndërkohë që makina e grabitësve u tha se i rrezikoi jetën seriozisht një punonjësi policie, në momentin që u nis të largohej.

Lexo edhe:

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

EMRI-FOTO/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente, shoqërohet njerku i adoleshentes

Nga dyshimet e para u bë me dije se ‘Audi’ mori rrugën për nga zona e Arbanës, por në fakt policia, ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me personat që sulmuan shtëpinë e familjes Hima. Fshati i vogël është tronditur nga ngjarja, për shkak se ata thonë se kurrë nuk ka ndodhur as vjedhje aty jo më grabitje me armë!

Referuar të dhënave policore bëhet me dije se grabitësit janë kapur nga kamerat e sigurisë së banesës. Autorët e sulmit, duket se kanë pasur informacion të saktë në lidhje me personat që gjendeshin në shtëpi.

Duke qenë se ndërtesa është një ndër shtëpitë më të kushtueshme në zonë, është e fortifikuar me një mur rrethues të lartë dhe ka kamera në të gjitha anët, grabitësit janë kujdesur të vishen me uniforma policie dhe të paraqiten si policia, me qëllimin që të hyjnë në shtëpi pa ndonjë pengesë nga ana e të zotit të shtëpisë.

Po ashtu, për fatin e familjes Hima, grabitësin kanë gjetur edhe një orë që i shkon përshtat veprimeve policore, për të shmangur të gjitha dyshimet e personave që mund të ishin në shtëpi në momentin e mësymjes. Mësohet se përgjatë së djeshmes janë shoqëruar shumë persona, të gjithë me të shkuar problematike, por nuk është bërë e mundur të sigurohet asnjë e dhënë që zbulon autorët.

Po ashtu janë hap kamerat e banesës së familjes Hima, janë krijuar identikitet e personave, ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe dy leva, të cilët i kishin në duar grabitësit. Nuk bëhet me dije nëse autorët kanë pasur dorashka, por mësohet se është bërë e mundur të merren gjurmë të tyre në vendin e ngjarjes.

Përgjatë hetimeve dhe mbledhjes së fakteve, policia ka hedhur dyshime se autorët mund të jenë të njëjtë me grabitjen e argjendarisë në Kamzë, ndodhur në fundin e muajit që lamë pas. Ndonëse makina me të cilën lëvizën grabitësit e Kamzës ishte tjetër lloj, nga mënyra e sjelljes dhe orari i mësymjes ka lënë pas dyshime se në Tiranë sillet një grup i fuqishëm kriminal me fokus grabitjen e bizneseve dhe të banesave.

Etiketa: audiGrabitjehimapoliciauniformat blu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

15:30 : 18/09/2025
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente, shoqërohet njerku i adoleshentes

14:08 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen 5 parcela me kanabis në Shkodër, 3 persona në kërkim

13:15 : 18/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025
Para

Të premten reshje bore, sinoptikania tregon se si pritet të jetë moti këtë javë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com