• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të Dakos

09:00 : 07/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim, teksa Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 11 persona janë marrë të pandehur, ndërsa për një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë lidhet me një objekt që sipas hetimeve ka ndërtuar disa kate pa leje, të legalizuara me procedura që dyshohen jo të rregullta. Objekti pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas kësaj, për çështjen pati një kallëzim nga banorët e këtij pallati. Dako akuzohet dhe për një procedurë tenderimi, vlera e të cilit sipas hetimeve, është fryrë artificialisht nga Bashkia Durrës. Kallëzimi për parregullsi në këtë tender është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Hetimet

Rasti 1 – Sipas SPAK, gjatë miratimit dhe zbardhjes/protokollimit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës Nr.02 datë 28 Shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Fakle sh.p.k”, janë kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e Kryetarit të Bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit dhe Ligji “Për planifikimin e territorit” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, të cilat konsistojnë në protokollimin/zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

Pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, janë hartuar në mënyrë fiktive dhe të gjithë dokumentet që përpilohen dhe administrohen nga subjekti ndërtues dhe zyrtarët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, duke hartuar dokumentet përkatës për të gjitha fazat në të cilat ndodhej ndërtimi, ndërkohë që është provuar me prova si pyetje e dëshmitarëve dhe ekspertimi përkatës, që ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ishte i banueshëm.

Në këtë mënyrë, është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës.

Rasti 2 –  Në lidhje me faktin e dytë të hetuar, sipas SPAK, ka rezultuar  se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike. Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”. Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.

Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë,  Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej  18.318.400,2  lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

Vangjush Dako ndërkohë, gjatë seancave në gjykatë për masën e sigurisë, ka pretentuar pafajësi.

Të pandehurit dhe akuzat

1.      Vangjush Dako, me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, e kryer dy herë;

2.      Adhurim Qehajaj, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, si dhe veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 dhe 248 dhe 25 të Kodit Penal;

3.      Fiqiri Farruku, administrator i subjektit “Fakle” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;

4.      Ermal Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;

5.      Fatmir Ejupi, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;

6.      Adrian Bulku, me detyrë Inxhinier topograf i licencuar, i kontraktuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;

7.      Ferzilet Hajdëri, me detyrë Ing. Ndërtimi e Licencuar, në rolin e kolaudatorës së objektit të ndërtuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

8.      Adnand Toçila, me detyrë specialist në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

9.      Diana Dedja, me detyrë specialiste në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

10.  Bashkim Salillari, me detyrë specialist në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

11.  Hanza Reka, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Krahas dërgimit për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve të përmendur më sipër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e procedimit penal, në ngarkim të personit nën hetim Meri Priftuli, pasi nga provat e administruara së fundi nga hetimi, u vërtetua se kjo shtetase nuk ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre penale.

Etiketa: spakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
Para

Sot miratohet buxheti, opozita paralajmëron rrëmujë. Ç'pritet të ndodhë në Kuvend

TË GJITHA

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025

48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Delvinë, kolegu i tij çoban denoncon në Polici

19:08 : 04/07/2025

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025

EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar

18:33 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com