• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

300 mijë vdekje nga ndotja e ajrit në BE çdo vit 

08:48 : 07/12/2023
në BOTA

Emergjenca klimatike nuk është arsyeja e vetme se pse karburantet fosile në motorët me djegie të brendshme duhet të ndalohen. Ndotja e ajrit, me një densitet intensiv, siç ndodh në shumicën e qyteteve, është rezultat i emetimit të një sasie të tepërt të helmeve të përqendruara në ajrin që thithim.

Pasoja? Vetëm në Bashkimin Europian, qindra mijëra vdekje çdo vit. Një masakër që nuk e kuptojmë, por që po vazhdon në mënyrë të pandërprerë.

Megjithatë do të mjaftonte vetëm të binte brenda kufijve të treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, të paraqitur ditët e fundit në Forumin e katërt të BE-së për Ajrin e Pastër 2023, i cili u mbajt në Roterdam (Holandë), në një vit në BE vdesin mbi 300 mijë qytetarë vetëm për shkak të ajrit të ndotur që thithim.

Raporti vlerëson se 253.000 vdekje brenda një viti mund të ishin shmangur nëse përqendrimet e grimcave të imta në ajër, ato grimca të pezulluara që përmbajnë metale dhe helme të tjera, thjesht do të ishin përmbajtur brenda kufijve të indikacioneve të OBSH-së.

Lexo edhe:

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Kësaj shifre i duhen shtuar 52 vdekje, përsëri në vetëm një vit, për shkak të ndotjes me dioksid azoti dhe njëzet mijë vdekje të tjera të cilat pretendohet se janë shkaktuar nga ozoni.

Grimcat e imëta, dioksidi i azotit dhe ozoni janë tre ndotësit kryesorë të ajrit.

Sipas vlerësimeve të reja të efekteve në shëndetin e njeriut, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit shkakton ose përkeqëson disa sëmundje si kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, astma dhe diabeti.

Megjithatë, masat për frenimin e ndotjes së ajrit, të cilat Bashkimi Europian i ka miratuar tashmë në shekullin e ri, kanë ndikuar në frenimin e kësaj masakre, e cila përndryshe do të kishte përmasa edhe më tragjike.

Midis viteve 2005 dhe 2021, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, numri i vdekjeve në BE që i atribuohen vetëm grimcave të imta u ul me 41%.

Megjithatë, ndotja e ajrit vazhdon të përfaqësojë rrezikun kryesor mjedisor për shëndetin e evropianëve e ndjekur nga faktorë të tjerë si ekspozimi ndaj zhurmës, kimikateve dhe rritja e efekteve shëndetësore për shkak të valëve të të nxehtit dhe është përgjegjëse për sëmundjet, sëmundjet kronike dhe vdekjet, veçanërisht në qytetet dhe zonat urbane.

Këto të dhëna konfirmojnë se ndotja e ajrit mbetet problemi numër një shëndetësor në mesin e atyre që lidhen me mjedisin.

Ndër sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit, barra e sëmundjes e lidhur me ekspozimin ndaj grimcave të imta shkaktohet nga sëmundja ishemike e zemrës, e ndjekur nga goditja në tru, diabeti mellitus, sëmundja kronike obstruktive pulmonare, kanceri i mushkërive dhe astma.

Në rastin e dioksidit të azotit, barra më e madhe është për shkak të diabetit mellitus, i ndjekur nga goditjet në tru dhe astma.

Qytetarët evropianë, thotë Agjencia Evropiane e Mjedisit, mund të kontrollojnë të dhënat e cilësisë së ajrit në kohë reale nëpërmjet platformave të ndryshme, duke përfshirë aplikacionin “European Air Quality Index”.

Versioni i fundit i këtij aplikacioni prezantoi veçori të reja ku përdoruesit mund të kontrollojnë cilësinë e ajrit kudo në BE, bazuar në informacionin e përditësuar çdo orë nga më shumë se 3500 stacione monitorimi në Evropë, si dhe të shikojnë modelet e cilësisë së ajrit në nivel evropian. Aplikacioni është i disponueshëm në 24 gjuhë dhe vjen me një sërë veçorish që lejojnë përdoruesit të vlerësojnë dhe krahasojnë cilësinë e ajrit të vendndodhjeve të tyre të zgjedhura.

Etiketa: BEndotjeOBSH

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025
AKTUALITET

Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më shumë se Rajoni dhe BE-ja

08:11 : 20/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025
BOTA

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025
Para

Tenderi i naftës, paraqitet në gjykatë ish-prefekti i Kukësit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

23:08 : 22/08/2025

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

23:04 : 22/08/2025

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

22:59 : 22/08/2025

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

22:20 : 22/08/2025

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

22:00 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com