• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 21 mln Lekë/ Pezullohet prefekti i Kukësit, Granit Gjana. Favorizoi “Kastratin”

10:53 : 06/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Granit Gjanës i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj në pozicionin e kryebashkiakut të Kukësit, si i komanduar, për të kryer shkelje të barazisë në tendera, në një procedurë prokurimi për blerje karburant me fond 21 milionë lekë të reja.

Të paktën, ky është dyshimi i ngritur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila ka marrë miratimin e gjykatës për pezullimin nga detyra të Gjanës, tashmë në detyrën e prefektit të qarkut Kukës.

SPAK njoftoi këtë të Mërkurë se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën për pezullimin nga detyra të Granit Gjanës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas SPAK-ut, “…ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023”.

Lexo edhe:

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

“Boldnews.al” kreu verifikimet dhe identifikoi procedurën e shpallur nga Bashkia e Kukës, në 25 Maj të vitit 2023, me firmën e Granit Gjatës, në atë kohë zv.kryetar i njësisë vendore.

Në foto: Shpallja e tenderit për blerje karburanti nga Bashkia Kukës

Rezultatet e tenderit u shpallën në Agjencisë e Prokurimit Publik në 3 Korrik, në kohën që Gjana ishte komanduar si kryetar në detyrë i Bashkisë së Kukësit, pas arrestimit të titullarit Safet Gjici, nën dyshimet për “korrupsion pasiv” në formën e favoreve seksuale.

Sipas dokumentave zyrtare, në tenderin për blerje karburanti morën pjesë operatorët ekonomikë “Kastrati” dhe “Ufo Cengu”.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Bashkia e Kukësit, e drejtuar përkohësisht në atë kohë nga Granit Gjana, vendosi skualifikimin e shoqërisë “Ufo Cengu”, duke shpallur fitues kompaninë “Kastrati”.

Në foto: Rezultatet e tenderit
Në foto: Rezultatet e tenderit

“Ufo Cengu” nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe e ankimon atë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Në 3 Gusht 2023, KPP pranon ankesën e “Ufo Cengu” shpk, vendos të anulojë tenderin dhe urdhëron Bashkinë e Kukësit të rihapë procedurën nga e para.

Në vendimin nr. 721/2023 të Komisionit të Prokurimit Publik thuhet, ndër të tjera se: “KPP konstaton, se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk i ka vënë në pozita të barabarta ofertuesit, pasi nuk ka pasqyruar në SPE normat përkatëse të fitimit të ofertuara prej tyre, në kundërshtim me nenin të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i cili përcakton qartë se nga ana e autoritetit kontraktor nuk mund të lejohet ndryshim në përmbajtjen e ofertës, përfshirë ndryshimet në çmim”.

Në foto: KPP anuloi tenderin

Pas këtij rezultati, çështja referohet pranë Prokurorisë së Posaçme, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Ndërkohë që SPAK po kryente hetimet, kryeministri Edi Rama e emëron Granit Gjanën në pozicionin e Prefektit të Qarkut Kukës.

Pikërisht, nga ky pozicion Gjana u pezullua së fundmi nga Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një vendim të miratuar në 5 Dhjetor 2023.

Etiketa: Agjencia e Prokurimit PublikBashkia Kukësgranit gjanakastratikppspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025
AKTUALITET

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

11:05 : 18/11/2025
AKTUALITET

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

09:09 : 18/11/2025
AKTUALITET

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

21:23 : 17/11/2025
AKTUALITET

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025
Para

Raporti i PISA/ Sula: Alarmante! Arsimi në Shqipëri si në Palestinë

TË GJITHA

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

11:24 : 18/11/2025

PD: Në seancë të mos miratohet paketa fiskale! U hoq mundësia për konsultime me grupet e interesit

11:15 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com