• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA – Ndihma për Ukrainën në rrezik nga ngërçi mbi çështjen e sigurisë kufitare

15:15 : 06/12/2023
në BOTA

Senati pritet të mbajë një votim të mërkurën për të parë nëse ka mbështetje të mjaftueshme për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Por, republikanët në Senat këmbëngulin në miratimin e fondeve për sigurinë kufitare në këmbim të mbështetjes së tyre mbi ndihmën për Ukrainën.

Ndihmat e reja për Ukrainën janë në rrezik ndërsa republikanët po akuzojnë demokratët për shpërfillje të propozimeve për sigurinë kufitare në këmbim të votave mbi ndihmat për Kievin.

“Kemi një parti politike, e cila duket se është e gatshme të rrezikojë mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin sepse ata duan të kenë një kufi plotësisht të hapur”, thotë senatori republikan Kevin Cramer.

Demokratët thonë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare, e cila përfshin përparësitë e demokratëve për fonde mbi sigurinë e kufirit, duhet të merret në shqyrtim në tërësi.

Lexo edhe:

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

“Demokratët janë seriozë rreth ndihmës për Ukrainën, por jo republikanët. Ne u kemi ofruar atyre një mundësi të artë për të miratuar një propozim për sigurinë e kufirit”, thotë udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha më herët këtë javë se ndihma e re për Ukrainën duhet të miratohet sa më shpejt.

“Në fund të vitit, administratës amerikane do t’i mbarojnë fondet, tashmë të miratuara nga Kongresi, për blerje të armëve dhe pajisjeve për Ukrainën dhe për dërgimin e pajisjeve nga rezervat e ushtrisë amerikane pa ndikuar mbi gatishmërinë tonë ushtarake”, tha ai.

Demokratët janë skeptikë se votimi procedural për të parë nivelin e mbështetjes mbi ndihmën për Ukrainën do të kalojë në Senat.

“Do të kemi shumë punë nëse ata këmbëngulin në ndryshimin e ligjeve të imigracionit në këmbim të shpëtimit të botës nga Vladimir Putini”, thotë senatori demokrat Chris Murphy.

Një propozim kompromisi i miratuar në Senatin e kontrolluar nga demokratët nuk ka të ngjarë të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, ku disa ligjvënës thonë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka përcaktuar ende një plan për atë që do të thotë fitore në Ukrainë.

“Kemi pyetje shumë të rëndësishme, që kanë nevojë për përgjigje, në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë negociatat. Cili është objektivi ynë? Çfarë synimi përfundimtar kemi në Ukrainë? Si do të kemi një monitorim të duhur të fondeve, thesarit të çmuar të taksapaguesve amerikanë?”, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Demokratët paralajmëruan të martën se Presidenti rus Vladimir Putin shpreson të shohë një rënie të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, që do të mund të frenonte edhe ndihmat e aleatëve evropianë për Kievin.

“Ne kemi objektiva të qarta në Ukrainë. Ne i kemi përmbushur këto objektiva. Nuk duhet të tërhiqemi tani. Mendoj se ne nuk duhet të dorëzohemi thjeshtë sepse nuk kemi garanci për një fitore të plotë, rimarrjen e të gjitha territoreve të pushtuara të Ukrainës”, thotë ligjvënësit demokrat Adam Smith.

Nuk ka mbetur shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje për këtë çështje në Kongres para vitit të ardhshëm pasi ligjvënësit në fund të javës së ardhshme fillojnë pushimin e festave të fundvitit./Voa

Etiketa: SHBAsiguria kufitareUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
Para

Djali i Belerit: Babai im ra pre e mashtrimit

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com