• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Eros Grezda thyen heshtjen, shpjegon arsyet e largimit nga Partizani

21:14 : 06/12/2023
në SPORT

Eros Grezda dhe Partizani i befasuan të gjithë dje, kur vendosën të ndërpresin kontratën me marrëveshje.

Pas kësaj ndarjeje, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar duke treguar arsyen e largimit dhe këtë eksperiencë me kampionët në fuqi.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, gjakovari flet për një bisedë me presidentin Demi dhe për dëmtimin e çuditshëm në thembër, të pësuar ndaj Vllaznisë.

Sipas 28-vjeçarit, ky është edhe vetë shkaku i kësaj ndarjeje të parakohshme, teksa shton se nuk donte t’i bëhej “barrë” klubit.

Përse u larguat nga Partizani?

Lexo edhe:

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

Kur kam ardhur në fillim, presidentit (Gaz Demi) i kam thënë vetë se në momentin që do të pësoj një dëmtim, që më mban gjatë jashtë fushave, atëherë do ta mbyllim bashkëpunimin, sepse nuk kam ardhur për qëllime financiare e gjëra të tilla këtu. Duke parë se isha lojtari më i paguar, nuk doja t’i bëja dëm klubit në momentin që nuk kishte benefite nga unë.

Kjo është arsyeja kryesore. Në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Vllaznisë kam pësuar një dëmtim shumë të çuditshëm. Kam çarë muskulin dhe kockën e thembrës për shkak të fushës së fortë sintetike. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se rikthimi do të kërkojë shumë kohë.

Cila ishte vështirësia më e madhe juaja në këtë aventurë me Partizanin?

Vështirësitë kanë qenë që në fillim, sepse pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Gjendja ime fizike ka qenë e keqe dhe dëmtimet i kam pasur të vazhdueshme. Kam pasur një dëmtim shumë të gjatë me shpinën, që më ka ndjekur edhe këtu te Partizani.

Fatkeqësisht edhe kjo aventurë imja këtu ka qenë e ngjashme edhe më disa të tjera për shkak dëmtimesh. Jam munduar tej mase që ta ndihmoj skuadrën me kualitetin tim, por kontributi im ka qenë shumë i vogël për klubin, pikërisht prej asaj që përmendëm më lart.

Si është marrëdhënia juaj me drejtuesit pas kësaj ndarjeje?

Që nga dita e parë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Kam pasur mbështetjen e tyre. Kanë ditur për problemet e mia fizike, më kanë ndenjur afër dhe prandaj e kam marrë këtë vendim shumë lehtë, pa dashur të dëmtoj klubin. Të gjithëve, nga i pari tek i fundit, u jam falënderues! Që nga dita e parë, kanë qenë shumë korrektë dhe shumë të mirë me mua.

I përmbushi pritshmëritë tuaja niveli i kampionatit shqiptar?

Niveli i kampionatit më ka befasuar pak, sepse është më i lartë seç e kam pritur. Nëse investohet në të ardhmen në fusha dhe në aspekte të tjera, Superiorja mund të bëhet një kampionat shumë i mirë dhe mund të prodhojë lojtarë shumë të mirë në të ardhmen. E kam parë që kualitet ka, por kushtet janë me të vërtetë për të ardhur keq, duke hequr këtu Partizanin, që të paktën ka kompleksin. Gjithsesi, edhe te Partizani duhet një fushë normale, sepse kjo sintetikja i dëmton shumë lojtarët. Unë këtë kisha problemin kryesor në Shqipëri.

Çfarë është diçka pozitive që mund ta veçoni në këtë aventurë me Partizanin?

Të të them të drejtën periudha ka qenë shumë e shkurtër për të mbajtur ndonjë gjë mend. Grupi i lojtarëve është shumë i mirë. Periudha me Zekiçin ka qenë shumë e mirë dhe me Arbrin më pas që vazhdoi. Më ka ardhur shumë mirë që grupi ka qenë gjithnjë bashkë dhe djemtë janë shumë pozitivë me njëritjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll, por nuk e di. Fitoret e njëpasnjëshme më kanë dhënë shumë kënaqësi

Cila do të jetë e ardhmja juaj pas këtij largimi nga Partizani?

Për momentin unë do të shkoj në Kroaci për t’u rikuperuar dhe më pas do të vendos për të ardhmen time, se cili do të jetë hapi i radhës.

Para se të dëmtoheshit, ishit një ndër lojtarët shqiptarë më të mirë. Nëse nuk do të ishte për problemet fizike, ku mendoni se do të arrinit?

Nuk e di të të them të drejtën. Ecuria ime ka qenë me hapa shumë të shpejtë dhe shumë të lartë. Arrita shumë shpejt atje ku e kisha ëndërruar. Një qëllim i madh ka qenë të shkoja në Premier Ligë, të të them të drejtën, por jeta i ka këto. Jo gjithnjë punët të shkojnë siç do dhe jo më së miri. Kam pasur shumë probleme, por falë Zotit mirë jemi, gjallë jemi dhe gjithçka vijon.

Etiketa: eros grezdaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025
SPORT

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

11:42 : 09/08/2025
SPORT

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025
SPORT

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

15:43 : 06/08/2025
SPORT

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

19:23 : 04/08/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, 3 të plagosur

TË GJITHA

“Vendi digjet, shteti krihet”, dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

10:32 : 14/08/2025

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025

Zjarret në Gramsh, rëndohet bilanci! Problematike vatrat e reja

10:17 : 14/08/2025

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

10:05 : 14/08/2025

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com