• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalon për gjykim çështja ndaj Gjicit, ish-kryebashkiaku përfiton gjykim të shkurtuar

13:31 : 04/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit. Në të njëjtën seancë, gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ish-kryebashkiaku ndodhet pas hekurave nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Pavarësisht ankimeve me të cilat i është drejtuar gjykatës për masën, nuk është lënë i lirë.

E pandehura tjetër e çështjes është Alma Kaçi. Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ajo është hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat janë ekzekutuar pas shfaqjes në media të pamjeve ku dukej Alma Kaçi dhe Safet Gjici teksa konsumonin një raport intim në zyrën e Gjicit, në Bashkinë Kukës. Pas raportit, Gjici i premton Kaçit një projekt nga bashkia për sterilizimin e qenve.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”, ka njoftuar më herët SPAK.

Lexo edhe:

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

VIDEO/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

Vetë Gjici nuk e pranuar akuzën penale. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe në seancën e sotme.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, tha Gjici.

Ndërsa Alma Kaçi iu ka qëndruar deklarimeve të mëhershme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet, sipas saj, përmes një investigimi.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Mbetet e paqartë ndërkohë si rrodhi video në media.

Pas publikimit të pamjeve, Safet Gjici dha dorëheqjen. Pavarësisht skandalit, me përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Kukës, socialistët fituan sërish bashkinë.

Etiketa: alma kaciSafet Gjici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

15:24 : 27/02/2025
AKTUALITET

Gjici kërkon lirinë/ Ekspertët mjekoligjorë nuk paraqiten në gjyq, dërgojnë aktin (e paplotë) me postë

13:09 : 23/12/2024
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia! Gjykata thërret mjekët për verifikimin e gjendjes shëndetësore

14:00 : 11/11/2024
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon lirimin, avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore! Shtyhet seanca

15:01 : 14/10/2024
Para

"BBV3" nis në janar, kush janë disa nga VIP-at që do konkurojnë për çmimin e madh

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com