• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA la në fuqi shkarkimin, por rrëzoi ‘cënimin e besimit’ për gjyqtarin Avdiu

Në vendimin e arsyetuar, Kolegji çmoi se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë lidhur me investimet e kryera kryesisht në dhënien e huave me interes, por cilëson të pabazuar konkluzionin e Komisionit se kjo veprimtari është në cënim të besimit të publikut.

17:57 : 02/12/2023
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu u shkarkua nga detyra më 6 maj 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në disa transaksione huadhënie nga ana e tij me interesa. Vendimi u disponua me shumicë votash nga kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici dhe relatorja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa anëtarja Xhensila Pine doli me mendim pakice, duke çmuar se gjyqtarit Ramazan Avdiu nuk iu ofrua një proces i rregullt ligjor në KPK.

Ashtu si pakica, edhe Avdiu ngriti një sërë shkaqesh lidhur me aspektin procedural të shqyrtimit të çështjes në KPK. Megjithëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit i gjeti të drejta disa prej pretendimeve të ngritura për aspektin procedural, nuk konstaton elemente të mjaftueshme për të afektuar ligjshmërinë e procesit të rregullt.

“…Në kushtet kur nuk janë evidentuar shkelje të rënda procedurale dhe aktet shkresore të paraqitura me ankimin dhe parashtrimet në Kolegj nuk plotësojnë kërkesat e nenit 47 të ligjit nr. 49/2012, për marrjen e tyre në cilësinë e provave të reja, trupi gjykues vlerëson se nuk gjejnë zbatim parashikimet e nenit 51, pika 1 të këtij ligji, për gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike dhe vendosi shqyrtimin e saj në dhomë këshillimi”, shprehet Kolegji.

Ramazan Avdiu e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi si gjyqtar e kryetar në Gjykatën e Gramshit deri në vitin 2007 kur u suprimua kjo gjykatë. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Shkaqet për pasurinë

Lexo edhe:

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Lidhur me një apartament me sipërfaqe 52.8 m2 në Gramsh, Komisioni ka konstatuar se është blerë gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga Avdiu si gjyqtar dhe se ai rezulton në pamundësi financiare për blerjen e kësaj pasurie në nëntor të vitit 1996, në shumën 130 mijë lekë.

Subjekti ka kundërshtuar konkluzionin e Komisionit, duke pretenduar se ka provuar pamundësinë objektive për të vërtetuar marrjen e një kredie në vitin 1994 për blerjen e një minitraktori, një pjesë e çmimit të shitjes së të cilit në vitin 1996, është pretenduar si burim për apartamentin.

Kolegji konstaton se nuk ekziston qoftë edhe një dokument i kohës që të provojë marrjen apo shlyerjen e kredisë në shumën e pretenduar nga subjekti, interesin e aplikuar për këtë kredi, si dhe nuk ekziston ndonjë dokument që të provojë blerjen apo shitjen e mjetit bujqësor. Pavarësisht se i gjen pretendimet e subjektit të rivlerësimit jo bindëse, KPA ka kryer analizën financiare për të verifikuar mundësinë e subjektit për të blerë apartamentin në vitin 1996 prej nga ka rezultuar bilanc negativ në shumën 249 mijë lekë. Nëse shpenzimet e jetesës për periudhën prill 1995, kur Avdiu është emëruar gjyqtar, deri në nëntor të atij viti kur është kryer transaksioni, do të përllogariten në masën 30% të të ardhurave nga paga, pamjaftueshmëria për blerjen e apartamentit do të rezultonte në vlerën 105 mijë lekë.

KPK ka vlerësuar se subjekti ka pasur mungesë burimesh financiare të ligjshme në shumën 416 mijë lekë për dhënien e një huaje në masën 10 mijë USD në maj të vitit 2002 dhe se nuk ka paguar detyrimet përkatëse tatimore në vitin 2009 kur ka marrë mbrapsht vlerën e dhënë dhe dëmshpërblimin për vonesat e huadhënësit në total në shumën 2.4 milionë lekë. Sipas KPK, subjekti në cilësinë e gjyqtarit ka pasur dijeni se çdo e ardhur e përfituar duhet t’i nënshtrohet tatimit përkatës sipas ligjit dhe se ndër vite nuk ka bërë ndonjë përpjekje për plotësimin e këtij detyrimi, por e ka paguar atë vetëm për shkak të procesit të vetingut.

Avdiu ka kundërshtuar metodologjinë e llogaritjes së shpenzimeve të jetesës për gjithë periudhën 1989-2002. Por, Kolegji konstaton se bazuar në aktet e administruara, rezulton se veç dhënies së huasë, subjekti duhet të ketë pasur gjendje depozite në bankë. Sipas KPA, nëse në analizën e kryer do të përfshihej dhe kursimi i kësaj shume, pamjaftueshmëria e burimeve të ligjshme të subjektit për të dhënë huanë, do të thellohej.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji vlerëson se Avdiu duhej të kishte paguar detyrimin tatimor në kohë reale dhe jo gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar lidhur me të ardhurat e përfituara nga dhënia e huasë. “…Subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e gjyqtarit dhe njohësit të mirë të ligjit, nuk mund të përdorë si justifikim ngarkesën në punë, pakujdesinë apo harresën në përmbushjen e këtij detyrimi ligjor. Deklarimi i të ardhurës në deklaratën periodike vjetore 2009 apo depozitimi i saj në llogari bankare nuk e bën shumën 893.396 lekë (diferencë mes shumës së përfituar nga vendimi gjyqësor dhe principalit të huas) një të ardhur të ligjshme”, vlerëson KPA.

Si pasojë e pamjaftueshmërisë së burimeve financiare të subjektit për dhënien e huasë, si dhe mos përmbushjes së detyrimit tatimor, KPA ashtu si Komisioni vlerëson se shuma 2.4 milionë lekë nuk mund të vlerësohet e ligjshme.

Për shkak të moskonsiderimit të kësaj vlere në analizën financiare, janë afektuar gjendjet e likujditetit bankar, si dhe huadhënie të tjera nga subjekti dhe bashkëshortja e tij në vitet 2011, 2013 dhe 2015, për të cilat është deklaruar si burim fillestar po vlera prej 2.4 milionë lekësh.

Avdiu është gjetur në pamundësi financiare edhe nga Kolegji lidhur me një ndërtimin informal me sipërfaqe 68 m2 në apartamentin e banimit në Gramsh. Si burime krijimi të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar të ardhurat nga pagat dhe kthimin e një huaje të mbajtur në shtëpi si kursim deri në investimin e kryer.

KPA arrin në përfundimin se me dokumentacionin e administruar provohet vetëm transaksioni i dhënies së shumës, por në asnjë rast nuk provohet kthimi i kësaj shume subjektit të rivlerësimit. “Nëpërmjet provave të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në Komision, nuk provohet që shuma prej 3.641 USD u tërhoq e u mbajt cash në banesë si deklaron vetë subjekti në deklaratën periodike vjetore 2007. Për arsyet e mësipërme, trupi gjykues vlerëson të mos konsiderojë këtë shumë si burim për krijimin e gjendjes cash në banesë në fund të vitit 2007 e, për pasojë, as përdorimin e kësaj shume në formë kursime për pasuritë e krijuara në vijim”, vlerëson KPA dhe ashtu si KPK ka gjetur pamundësi financiare për ndërtimin e shtesës.

Për arsye të mosvërtetimit të kthimit të huave të dhëna, subjekti dhe bashkëshortja e tij janë gjendur në pamundësi financiare edhe për depozita të pasqyruara në deklaratën “veting”. Ashtu si Komisioni, edhe KPA vlerëson se subjekti ka fshehur nga deklarata “veting” dhënien e një huaje 20 mijë USD në vitin 2004, duke synuar shmangien nga kontrolli i burimeve për këtë pasuri.

Dhënia e huave me interes, është vlerësuar nga Komisioni në cënim të besimit të publikut. Sipas KPK, veprimet janë kryer në mungesë të plotë të transparencës e që ngrenë dyshime mbi ekzistencën e fiktivitetit apo deklarimit të rremë nga subjekti i rivlerësimit, i cili ka cenuar figurën e gjyqtarit me veprimet dhe mosveprimet e tij. KPK ka evidentuar se subjekti ka ushtruar veprimtari që duhet të ushtrohet nga banka ose persona të licensuar, ndërkohë që në dy raste u ka shkaktuar huamarrësve pasoja të rënda, deri në sekuestrim të pasurive të tyre nëpërmjet ekzekutimeve gjyqësore.

Por Kolegji nuk e gjen të drejtë konkluzion të Komisionit lidhur me cënimin e besimit të publikut. “…Në vijimësi të jurisprudencës së konsoliduar të Kolegjit lidhur me aplikimin e nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, e gjen të drejtë pretendimin e ngritur nga subjekti i rivlerësimit. Thirrjen për zbatim të kësaj dispozite, e paraprin vlerësimi për të tria kriteret e këtij procesi (pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale) në tërësinë e tyre, kur problematikat e konstatuara për secilin kriter janë të pamjaftueshme për t’u ngritur në shkak shkarkimi më vete, sipas parashikimit në pikat 1, 2, 3 e 4, të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016 apo në rast kur sjellja dhe gatishmëria e subjektit gjatë procesit të rivlerësimit cenon bashkëpunimin me Komisionin dhe Kolegjin”, arsyeton Kolegji dhe shton se në këtë rast, mangësitë e konstatuara në vlerësimin e pasurisë mjaftojnë për shkarkim dhe nuk mund të ngarkohen rishtazi edhe lidhur me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia, pasi do të cenonin parimin e mosndëshkimit dy herë për të njëjtën vepër.

Në përfundim, KPA arrin në konkluzionin se gjyqtari Ramazan Avdiu ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe se shkarkimi i tij duhet të lihet në fuqi.

/Reporter.al/

Etiketa: Gjykata e Rrethit ElbasankpaRamazan Avdiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
Para

Euro 2024/ Shqipëria gati të njohë rivalët, ndiqni live shortin

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com