• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet “Dajloki”, në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Ervin Matës

12:48 : 02/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është arrestuar një prej të shpallurve në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Dajlok”, ku u zbërthye një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike pas deskriptimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”, ku në krye të grupit dyshohet se qëndron Ervin Mata.

Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Zeneli alias Luan Sadria, 49-vjeç i cili është arrestuar ditën e martë në Madrid të Spanjë, teksa Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Në bisedat në “Ske ECC” ai njihej me nofkat “Daja-Dajloki-Transporter”. Sipas SPAK, Ismail Zeneli kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine.  Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait të tij, Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria, ngjarje kjo e ndodhur në 18 Maj të vitit 2013, në qytetin e Kentit në Angli.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, Albert Nela.

Lexo edhe:

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin.

Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.

Guximtar Sadria dhe Luan Sadria, në certifikatën familjare rezultojnë të jenë bashkë me përshkrimet përkatëse në lidhje me kryefamiljarin. Po ashtu, edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile të vitit 2008 këta shtetas figurojnë në një familje të vetme.

Luan Sadria, i biri i Ismail dhe i Beglie, dyshohet se për të ndërruar identitetin në gjendje civile, fiktivisht është birësuar nga tezja e tij. Naze Zeneli, e cila është bashkëshortja e Rexhep Zenelit. Kur është bërë birësimi, Luan Sadria ka mbajtur emrin Ismail, njëlloj si emri babait të tij biologjik. Në ndryshimin e identitetit në Ismail Zeneli, data e lindjes ka ndryshuar nga 14 nëntor në 15 nëntor. Për këtë arsye edhe sistemi i gendjes civile që ka hyrë në funksion pas vitit 2008 ka gjeneruar numër personal të ndryshëm.

Në dosje, Ismail Zeneli bisedon me Bujar Ajetin, i cili ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë hakmarrje dhe i kërkon të gjejë vendndodhjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, të cilët ishin autorët e vrasjes së vëllait të tij. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

Në kuadër të operacionit të SPAK janë arrestuar më herët shtetasit: Bujar Gërmizi (Ajeti), Erzen Breçanin, Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë dhe Besmir Murati. Ndërsa, vijojnë të jenë ende në kërkim shtetasit: Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.

Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

Etiketa: arrestohetervin mataGuximtar SadriaIsmail ZeneliLuan SadriaspakSpanjeXhem Krasniqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025
AKTUALITET

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

10:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
Para

Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë

TË GJITHA

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com