• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furgoni përplas motoçikletën, ekspertiza nxjerr viktimën fajtor (VIDEO)

08:48 : 29/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në Durrës. Sipas pamjeve filmike, që ka siguruar, shihet një furgon i bardhë, që ndryshon korsi, pa hapur sinjal dhe përplas një motoçikletë. Për fat drejtuesi i motoçikletës shpëton, por mbetet i dëmtuar.

“Pas përplasjes nuk mbaj mend asnjë gjë, mbaj mend vetëm goditjen e aksidentit, pastaj vetëm kur jam zgjuar në sallë të operacionit. Kam pasur thyerje në këmbë, dëmtime, qepje, çarje, tre të qepura në kokë, dora në allçi. Personi që është e kam komshi. Ka dashur të kthehet majtas që të hyjë tek biznesi i tij. Ai nuk ka parë fare. Unë që nga larg ia kam bërë me drita dhe jam munduar edhe me e shmang se duket edhe nga pamjet filmike që më spostohet motoçikleta dhe kam ikur pastaj që jam përplasur në cep të furgonit. Ai ka ndaluar pastaj në moment që ka bërë motori bam, s’ka bërë ndalesë fare. Kam qenë pa skafandër e pranoj dhe kam qenë mbi normat e lejuara. Ekspertët e kanë nxjerrë 67 (km në orë) në fillim. Tani eksperti që kam marrë unë tani, privati e ka nxjerrë 55 kilometra në orë”, tha ai.

Ai deklaron se OPGJ në Durrës nuk ka marrë kamerat e biznesit pranë zonës së aksidentit, duke i hapur rrugë ekspertit autoteknik Evald Jaho.

“Kur ka ardhur inspektori i policisë e kam pyetur atë për pamjet filmike, që tha që keni marrë pamje filmike, jo më kanë thënë që nuk ka pamje filmike”, shprehet denoncuesi.

Denoncuesi: Kamerat e sigurisë më kanë thënë, që Tani nuk i ka marrë dhe t’i ketë çuar në gjykatë. A s’i ke marrë kamerat e lokalit?!

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina e përplas në vijat e bardha, këmbësorja në gjendje kritike për jetën

Shkodër/ Shoferi humb jetën në timon, makina përplaset me dy mjete të parkuara

OPGJ: S’i kam marrë unë. Unë ta kam thënë që në fillim, që s’i kam marrë unë…kamerat ata më thanë, që nuk punon, aty tek ai lokali ata më thanë “kamera nuk punon”…Unë… nuk m’i dhanë kamerat…

Denoncuesi: Po aksident. Si nuk i merr kamerat? Si më erdhe mua sa hapa sytë? Ti s’paske kohë për kamerat…

OPGJ: Nuk funksionojnë, më thanë…

Denoncuesi: Me llafin e atyre bazohesh gjithmonë?!

OPGJ: Po tashi unë në shtëpinë tate, hyj dot…? Kur thua ti s’punon, s’punon, hajde mirupafshim..!

Denoncuesi: Po nuk hyri policia në shtëpi o Tan, do hyj unë?!

OPGJ: Ai ta qiti kamerën, ka nxjerrë kamerat, ai ka menduar, që është në favorin e atij, por që s’është në favorin e atij. Shko ik, ankimoje, o vëlla..!

Dyshohet, se eksperti ka ndryshuar totalisht dinamikën e aksidentit duke nxjerrë fajtor të dëmtuarin, megjithëse ai ishte në rrugën e vet kur iu ndërpre rruga nga furgoni i bardhë, i drejtuar nga Sokol Abazi.

Denoncuesi: Avokati që kishte marrë një letër nga gjykata më ka thënë që të ka nxjerrë ty fajtor dhe më mirë ta mbyllim çështjen më shpejt ka thënë. Besoj se edhe avokati do ketë ndërhyrë në atë ngjarje. E ka marrë me llaf, ka dashë ta mbyllë sa më shpejt për plagosje të lehtë.

Gazetari: Edhe avokati që ju keni pajtuar ka luajtur me dy porta?

Denoncuesi: Edhe avokati besoj se ka patur shumë dorë tek ajo çështje.

I aksidentuari përballet me ekspertin, i cili nuk di sesi të justifikohet, kur shikon pamjet e aksidentit që nuk i ka në raportin e tij.

Denoncuesi: Shihe njëçikë këtë akt-ekspertimin!

Eksperti Evald Jaho: Çfarë është kjo? E kam bërë unë këtë?

Denoncuesi: E ke bërë ti këtë, më ke nxjerrë fajtor.

Eksperti Evald Jaho: Edhe, po çfarë kërkon nga mua tani?!

Denoncuesi: Mund ta shohësh njëçikë? Kam edhe pamjet filmike.

Eksperti Evald Jaho: Jo, çfarë kërkon nga mua tani?

Denoncuesi: Si i bëhet për këtë tani? Këtë e ke parë?

Eksperti Evald Jaho: Ëëë mos më trego këtë mua..!

Denoncuesi: Shifi një sekondë kamerat…!

Eksperti Evald Jaho: Edhe njëherë: Mos më fol mua kështu!

Denoncuesi: Si jo? Janë paguar 10 mijë Euro dëme, gjëra, që kam paguar nëpër spitale. Këto kush i paguan?

Eksperti Evald Jaho: Edhe njëherë edhe njëherë, mos më fol mua kështu!

Denoncuesi: Kur ke ardhur në Durrës, nuk duhet të merrje në telefon edhe palën e dëmtuar?

Eksperti Evald Jaho: Tani po më mëson ti mua?! Edhe njëherë, po më kërkon llogari ti mua?

Denoncuesi: Po, po të kërkoj llogari, sepse unë jam i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: Mua vetëm prokuroria më kërkon llogari.

Denoncuesi: Po të kërkoj dhe unë, se jam i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: N.q.s vazhdon të ngulësh këmbë, do të të marr, të të çoj në prokurori…

Denoncuesi: Si do më çosh mua në prokurori? Po shumë në rregull. Hajde shkojmë, kur të duash në prokurori! Ma gjej njëçikë këtu fajin, ku e kaq unë këtu fajin!

Eksperti Evald Jaho: Nuk e di fare, unë nuk i hyj këtij muhabeti…

Denoncuesi: Ti i ke shqyrtuar këto ti, i ke marrë këto gjëra…

Eksperti Evald Jaho: N.q.s do të më thërrasin në prokurori, do t’i sqaroj këto gjëra.

Denoncuesi: Pse kështu përballë, ti nuk jep llogari fare ti?

Eksperti Evald Jaho: Jo, jo! Fare!

Denoncuesi: Normale, se po të merrni kafen ju, del tjetri fajtor, i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: Të dhashë më tepër sqarime, më shumë se ç’duhet.

Etiketa: ekspertizafajtorfurgonimotoçikletënpërplasviktimën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina e përplas në vijat e bardha, këmbësorja në gjendje kritike për jetën

17:03 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Shoferi humb jetën në timon, makina përplaset me dy mjete të parkuara

08:38 : 01/05/2025
AKTUALITET

Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet

09:28 : 25/04/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në “Unazën e Madhe” të Tiranës

10:45 : 14/04/2025
AKTUALITET

Aksidentoi rëndë me zetor këmbësoren, policia e Sarandës arreston 77-vjeçarin/ EMRI

11:32 : 12/04/2025
AKTUALITET

Lushnje/ Hajdutët grabisin kasafortën e një biznesi, por bien në kanal me furgon

09:58 : 31/03/2025
Para

Financat: Shpenzimet për interesat e borxhit, me rritje 17% ose 56 mln euro më shumë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com