• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të fiksuar” pas veshjeve, shqiptarët shpenzojnë për veshje më shumë sesa mesatarja europiane

08:19 : 27/11/2023
në AKTUALITET

Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me totalin e buxhetit, familjet shqiptare nuk kursehen kur bëhet fjalë për tu veshur, duke hequr ndoshta dorë dhe nga nevoja të tjera më të domosdoshme.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.

Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.

Në Europë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kish si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.

Qytetarët më të pa interesuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicrën, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-n, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një europian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Europë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja europiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.

Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-n, por që ka arritur në 260 euro në 2022-n.

Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit./ MONITOR

Etiketa: shqiptaretveshje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Moderatorja e ngacmon 'live', i kthehet Ermal Fejzullahu: Jam i martuar!

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com