• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e shpalli “investitor strategjik”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronave të Pëllumb Gjokës

14:25 : 27/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Biznesmenit Pëllumb Gjoka, i shpallur edhe investitor strategjik nga Qeveria Rama, i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkese të SPAK, por Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e tij.

Gjoka u arrestua në korrik në kuadër të operacionit Metamorfoza, ku ranë në pranga edhe ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri.

Sipas SPAK, dyshohet se këto sipërfaqe toke janë përfituar me anë të falsifikimit.

Pasuritë e vendosura në sekuestro preventive
1-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare.
2-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare.
3-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit Kolë Gjoka

Lexo edhe:

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

  • Investitor Strategjik

Gjoka është akuzuar nga opozita si i përfshirë në blerje votash në Shkodër, në favor të Partisë Socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, dy vite më parë, kompanisë së tij “Imperial Group”, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh.

Konkretisht, më 15 Korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”, Subjekti aplikues është “Imperial Group”, në pronësi të Pëllumb Gjokës, si edhe Lekë e Alida Gjokës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Edi Rama, kompania e Gjokës merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, për ndërtimin e dy strukturave hoteliere dhe një numër të konsiderueshëm apartamentesh e viletash, në zonën e bregut të Velipojës, në Shkodër.

Sipas vendimit, projekti parashikohet të zhvillohet në Zonën Kadastrale 3072, Bashkia Shkodër, në një sipërfaqe totale prej 113.500 m2, pronë private, ku strukturat do të zënë një sipërfaqe afërsisht 14.496 m2.

  • Dosja “Metamorfoza”, Gjoka porositi vrasje

Në Korrik 2023, Gjoka u arrestua në kuadër të aksionit policor të pagëzuar “Metamorfoza”, që goditi një grup kriminal dhe çoi në pranga dy zyrtarë policie, ndërsa akuza penale u ngritën ndaj emrave të njohur të kronikës së zezë si Behaj Bajri apo Ervis Martinaj.

Mbi të rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Gjoka akuzohet gjithashtu edhe për dy raste të veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” ndaj si dhe për korrupsion aktiv të prokurorit.

Sipas hetimeve, Gjoka urdhëroi vrasjen e Kleant Musabelliut, ish-punonjës i Burgjeve. Ky i fundit, në 2017, pas një debati e ka plagosur Pëllumb Gjokën me një plumb në këmbë, në zonën e Pazarit të ri në kryeqytet.

Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj. Pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinaj. Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda thotë SPAK janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qenë Tirana. Ekzekutimi i Musabelliut megjithatë nuk është kryer, ndërsa ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton po ashtu se Pëllumb Gjoka është angazhuar në disa vrasje që Behar Bajri planifikonte të kryente, në sigurimin e informacioneve për lëvizjet e personave nën shënjestër.

Etiketa: apelipasuriPëllumb Gjokapronart

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025
AKTUALITET

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

11:04 : 03/11/2025
AKTUALITET

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

11:50 : 23/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
Para

Berisha: Ja 3 VKM-të se si Rama dhe Bollino grabitën 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës

TË GJITHA

Aksident në Malësinë e Madhe, dy të plagosur

14:54 : 06/11/2025

Xhafaj shantazhon KLSH-në: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com