• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mijëra të pastrehë nga tërmeti i 2019-tës në udhëkryq, 8 muaj pa bonus qiraje

16:35 : 26/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Që prej muajit prill, të paktën 3500 familje të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës e Kurbin, nuk e kanë marrë bonusin e qirasë. Bashkitë ia pasojnë topin e përgjegjësisë Ministrisë së Financave se nuk po lëvron fondet, por vetë Ministria lan duart duke konfirmuar se pagesat janë detyrim i qeverisjes vendore. Mes këtij ping-pongu përgjegjsish, të humbura janë familjet e pastreha, që mbeten në mes të katër rrugëve, deri në përfundimin e procesit të zvarritur të ridërtimit. Ekspertët e konsiderojnë mosdhënien e bonusit si një tregues i abuzimit me fondet e rindërtimit pas tërmetit.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ia bëri të pabanueshëm apartamentin në lagjen 5 në Durrës. Prej asaj nate, Bashkim Gjika ende nuk ka një çati mbi krye.

Ngrehina e mbetur në rrugën “Stefa Dhima” pas shkatërrimit katër vite më parë, e vlerësuar me shkallë dëmtimi DS5 të qytetit bregdetar nuk është shembur ende.

“Fillimisht pallati është cilësuar DS2. Kur ne shkuam në Prokurori dhe Prokuroria solli ekspertizën, ekspertët e nxorrën të pabanueshëm, largim të menjëhershëm dhe kaloi për shembje, DS5. Që nga ajo ditë e mbrapa, ne jemi me qira”-tregon i shqetësuar ai.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Bashkimi nuk ka marrë as bonusin e qirasë.

“Janë 48 familje në këtë pallat, shumica janë rrugëve, sepse nuk kanë lekë të paguajnë qiranë. 200 mijë lekë në muaj e kam qiranë, por nuk e kam paguar prej 8 muajsh. I kam thënë të zotit të shtëpisë, më ka lënë dhe 2 muaj afat. Në fund të dhjetorit, ose do i dorëzoj lekët, ose do i dorëzoj çelësat e shtëpisë, s’ka më”-shprehet ai.

Të ardhurat e Bashkimit janë minimale, pasi ai është me diabet, ndërsa bashkëshortja ka kryer 5 ndërhyrje. Ata trajtohen me kemp, që nuk iu mjafton për të përballuar as shpenzimet jetike.

“1 milion lekë ilaçe në muaj, unë me gjithë gruan, sepse është 5 herë e operuar për gjendër kanceroze. Vetë i operuar dy herë, i mbaruar, me gjilpëra, me insulina, shkalla e fundit e diabetit. Vajza që është në Itali na ka dërguar lekë sa herë për këto ilaçe, se të mos jenë ilaçet do kisha vdekur” -rrëfen Bashkimi.

Kush e mban përgjegjësinë?

Nisur nga shqëtësimi i Bashkimit dhe familjeve të tjera si e tija, Faktoje kërkoi informacion nga Bashkia e Durrësit. Zyrtarisht ky institucion e pranon që 2500 familje nuk e kanë marrë bonusin e qirasë që prej muajit prill.

“Në Qarkun e Durrësit trajtohen ose janë në listat e familjeve që përfitojnë ende bonus qiraje rreth 2500 familje, të cilët që nga prill i vitit 2023 nuk janë trajtuar me bonus qiraje”, konfirmon Bashkia e Durrësit.

Pallat i dëmtuar në shkallën DS5 në Durrës, nëntor 2023

Më tej, ky institucion bën përgjegjëse për vonesën Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë:

“Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019 Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”.

Pas kësaj përgjigjeje, Faktoje iu drejtua zyrtarisht Ministrisë së Financave, e cila  sqaron se që prej marsit 2023 bashkitë janë njoftuar se subvencionimi i qirasë për familjet e pastreha kalon për shlyerje nga buxheti i pushtetit vendor.

“Në zbatim të pikës 5, të nenit 26, të Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, nëpërmjet shkresës nr. 5897, datë 30.03.2023, me synimin për të shtyrë përpara procesin e rindërtimit, por edhe për faktin se strehimi është funksion i njësive të qeverisjes vendore, janë njoftuar të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti se pas muajit Mars 2023 subvencionimi i qirasë për këto familje do të financohet nga buxheti i bashkive, duke i njoftuar që të marrin masat e mëtejshme për mbulimin e këtyre pagesave. Gjithashtu, në funksion të shtyrjes përpara të procesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në rishikimin e Buxhetit 2023, përmes Aktit Normativ, rialokoi së fundmi 12 miliardë lekë për procesin e rindërtimit.”, i tha Faktojes përmes përgjigjes zyrtare Ministria e Financave më 23 nëntor.

Lexo edhe:

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

Korrupsioni tek Enti i Banesave/ GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, merrnin nga 10 mijë euro

Në kushtet kur Minitria e Financave dhe Bashkia Durrës, ia pasojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, Faktoje pyeti Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë për Media dhe Informim se kush do t’i japë zgjidhje 2500 familjeve të pastreha në Durrës, të mbetura pa bonus qiraje prej 8 muajsh.

Deri në  momentin e publikimit të artikullit nuk morëm një përgjigje.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preç shprehet kritik ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor në lidhje me gjithë procesin e post-tërmetit.

“Mosdhënia e bonusit ndaj familjeve që janë pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, reflekton nga njëra anë frikën e zyrtarëve nga ndëshkimi i SPAK-ut për shkak të abuzimeve që janë bërë me fondet e rindërtimit, por edhe papërgjegjshmërinë e qeverisë qendrore dhe vendore për të zbatuar aktet që ka ndërmarrë vetë.

Ndërkohë pushteti vendor ka përparësi pagesat e inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Dhe pak e më pak po përmbush detyrimet ndaj qytetarëve që e kanë votuar. Dhe për më tepër që qeveria po e përdor përsëri tërmetin edhe pas katër vitesh si një kambial elektoral”, argumenton zoti Preçi.

Bonus i munguar edhe në bashki të tjera të prekura nga tërmeti

Edhe Bashkia Kurbin konfirmoi për Faktoje se banorët e pastrehë nga tërmeti i 2019-s, nuk po trajtohen me bonus qiraje që nga muaji prill 2023:

“Bashkia Kurbin ka 1086 familje që duhet të trajtohen me bonus qiraje. Ky fond është mbuluar prej fillimit nga qeveria qendrore dhe që prej muait mars nuk është çelur fond për kalimin e bonusit, pavarësisht kërkesave tona”.

Ndërsa vazhdon pingpongu i përgjegjësive mes institucioneve se kush duhet ta japë bonusin e qirasë, mijëra familje të pastreha nga tërmeti po vuajnë dhe presin me sytë nga qielli edhe këtë vit.

/FAKTOJE

Etiketa: banesabonus qirajeministriate pastrehetermetiudhekryq|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

Korrupsioni tek Enti i Banesave/ GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, merrnin nga 10 mijë euro

14:43 : 29/04/2025
AKTUALITET

“Ikni 1,5 km larg bregut”/ Ministria e Bujqësisë lë pa punë peshkatarët e Pogradecit

18:09 : 24/04/2025
BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
BOTA

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

13:13 : 23/04/2025
AKTUALITET

Fier, zjarr në një banesë, dëme të shumta materiale

09:20 : 22/04/2025
Para

Fundoset një anije mallrash në ishullin grek, zhduken 13 anëtarë të ekuipazhit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com