• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gazë, lirohen 17 pengje izraelite dhe të huaj, mes tyre një 4-vjeçare amerikane

20:35 : 26/11/2023
në BOTA

Një vajzë amerikane 4-vjeçare që mbahej nga Hamasi në Gazë u lirua të shtunën, tha Presidenti Joe Biden, ndërsa grupi militant njoftoi se dorëzoi 13 pengje izraelite, tre tajlandezë dhe një shtetas të Rusisë në ditën e tretë të armëpushimit me Izraelin.

Lirimi i disa prej pengjeve të marra kur militantët e Hamasit sulmuan në Izraelin jugor në 7 tetor, pritej të pasohej nga lirimi nga Izraeli i 39 të burgosurve të tjerë palestinezë, siç u veprua në ditët e mëparshme të armëpushimit.

Presidenti Biden tha se shpreson se pauza në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit do të vazhdojë për sa kohë që do të vazhdojë lirimi i pengjeve. Ai tha se shpreson që amerikanë të tjerë do të lirohen nga Hamasi, megjithëse tha se nuk ka ndonjë tregues konkret.

Presidenti Biden tha se 4-vjeçarja Abigail Edan përjetoi vrasjen e prindërve të saj nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael dhe se është mbajtur peng që nga ajo ditë.

“Është e paimagjinueshme çfarë përjetoi ajo”, tha Presidenti Biden gjatë një konference për shtypin amerikan.

Lexo edhe:

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

Armëpushimi katërditor mundësoi ndërprerjen e parë të luftimeve gjatë shtatë javëve që kur Hamasi vrau 1200 persona në Izrael dhe mori peng në Gazë rreth 240 të tjerë.

Në kundërpërgjigje, Izraeli është zotuar ta shkatërrojë organizatën Hamas që drejton Gazën, duke e bombarduar këtë territor dhe duke bërë një ofensivë tokësore në pjesën veriore të tij. Rreth 14,800 palestinezë janë vrarë, thonë autoritetet shëndetësore në Gazë, dhe qindra mijëra persona janë zhvendosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua të shtunën me forcat e sigurisë brenda Rripit të Gazës dhe sinjalizoi se fushata ushtarake vazhdon.

“Asgjë nuk do të na ndalë, dhe jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjithë objektivat e luftës, dhe këtë do të bëjmë”, tha ai.

Zoti Netanyahu do të bisedonte më vonë të dielën me Presidentin Biden.

Vritet një fermer në Rripin e Gazës

Vrasja e një fermeri palestinez në pjesën qendrore të Rripit të Gazës i pati shtuar më herët shqetësimet rreth paqëndrueshmërisë së armëpushimit.

Fermeri u vra nga forcat izraelite në lindje të kampit të refugjatëve Maghazi, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Trembëdhjetë izraelitët dhe katër shtetasit tajlandezë mbërritën të dielën më herët në Izrael, pas lirimit të grupit të dytë që u vonua për shkak të një mosmarrëveshjeje për ndihmat drejt Gazës.

Egjipti dhe Katari vepruan si ndërmjetës gjatë ditës së shtunë për të mbajtur në fuqi armëpushimin.

Krahu i armatosur i Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi të dielën se katër nga komandantët e tij ushtarakë në Rripin e Gazës ishin vrarë, përfshirë komandantin e brigadës së Gazës Veriore, Ahmad Al Ghandouri. Nuk u bë e qartë se kur janë vrarë.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që armëpushimi të zgjatet përtej të hënës, por nuk është e qartë nëse kjo do të ndodhë.

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet nëse Hamasi do të vazhdonte të lironte të paktën 10 pengje në ditë. Një burim palestinez tha se mund të liroheshin deri në 100 pengje./VOA

Etiketa: BidenGazapalestine

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
Para

Rusia rekruton sërish ushtarë nga Wagneri

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com