• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtëpinë “nën ujë” nga komshiu, ligji i bashkëjetesës në komunitet “s’pi ujë”. Bashkia mohon kompetencat

20:45 : 24/11/2023
në AKTUALITET

Bashkëjetesa në komunitet dhe konfliktet që lindin mes banorëve që jetojnë në pallate duket se nuk kanë zgjidhur në shumë qytete të Shqipërisë.

Edhe pse ka një ligj për të rregulluar bashkëjetesën në komunitet askush nuk e zbaton atë dhe qytetarët hasin probleme të shumta në pallate e ambiente të përbashkëta.

Madje ka raste kur banorë që braktisin shtëpitë e tyre, kthehen në rrezik për komshinjtë, sepse askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në banesat e braktisura private, por ndërkohë dëmtohen apartamentet e tjerë të pallatit.

I tillë është edhe rasti i zonjës Bianka Merko nga Berati. Ajo ankohet në emisionin “Fiks Fare” pasi nuk ka gjetur zgjidhje askund. Ajo banon në një pallat në rrugën ‘Tafil Skëndo’ dhe komshiu i katit të fundit të pallatit që është sipër znj. Merko e ka braktisur shtëpinë. Shtëpia e tij është e rrënuar totalisht dhe pa çati. Kjo sjell që shtëpia e Biankës është totalisht në lagështirë që i futet nga tavani dhe nga muret.

“Çfarë bie jashtë më hyn mua brenda, aq sa kam frikë të përdorë dhe pajisjet elektrike sepse edhe në mure është futur lagështia”, shprehet ajo. Edhe pse është përpjekur shumë të ndërgjegjësojë komshiun të investojë në banesën e tij të braktisur nuk ia ka dalë.

Lexo edhe:

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

“Unë kur ka reshje detyrohem të largohem nga shtëpia kam frikën se më zë ndonjë korent, se pajisjet elektroshtëpiake më kanë dalë jashtë përdorimit”, pohon znj. Merko.

Por apartamenti i braktisur i filmuar nga Fiks Fare nuk është një rrezik vetëm për znj. Merko por edhe për këmbësorët që ecin poshtë palaltit. Duke qenë se nuk ka çati tullat e mureve nga lagështia rrezikojnë të bien. I kontaktuar nga komshija zotëria pronar i apartamentit të rrënuar i thotë që nuk ka lekë të investojë në apartament dhe e adreson që ta ndihmojë bashkia në hallin që ka. Pallati nuk ka administrator dhe nga bashkia nuk është vënë një i tillë duke u shkelur ligji Nr.10 112, datë 9.4.2009 për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.

Gazetarëve të Fiksit znj. Merko u tregon se i ka kaluar edhe këto hapa ankimi si në bashki po ashtu edhe në polici, por që askush nuk i ka ofruar ndihmë e zgjidhje përveç sorollatjes.

Së bashku me Fiksin zonja Merko i drejtohet fillimisht bashkisë ku punonjësi i thotë se nuk mund të ndërhyjnë në pronë private. Fiksi i cili vuri re se çatia ishte prishur edhe mbi pjesën e shkallëve të pallatit ndaj e pyeti edhe për atë pjesë, por punonjësi theksoi se nuk është kompetencë e bashkisë dhe as e policisë bashkiake.

Por u mjaftua duke pohuar se veprojnë vetëm në rast se kanë urdhër nga prokuroria. Pra zonja fillimisht duhet të bëjë një padi penale e më pas vazhdojnë porcedurat. Por bashkia në këtë rast ka pjesën e saj të përgjegjësisë pasi duhet të detyrojë pronarin e apartamentit të braktisur në marrjen e masave për të shmangur prishjen e njësisë (apartamentit) të denoncueses sipas ligjit në fuqi. Kjo gjë nuk ka ndodhur edhe pse znj. Merko ka depozituar disa herë ankesa me shkrim pranë bashkisë.

Denoncuesja dhe gazetarët e Fiksit i drejtohen edhe policisë për të bërë një denoncim. Policia sheh në vendngjarje edhe apartamentin dhe dëmet që janë bërë.

Pas disa kohësh denoncuesja njofton Fiksin se është kontaktuar nga policia e shtetit duke i thënë se zonja duhet të gjejë një avokat dhe të bëjë një padi. Vetëm me një vendim gjyqësor zonja mund të detyrojë fqinjin që të marr masa për zgjidhjen e situatës dhe rregullimin e banesës së saj.

Etiketa: Bianka Merkokomshiukomunitetligjinene ujeshtepia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
Para

Pas abuzimet me fondet e BE-së për bujqësinë, Frida Krifca merr post të ri pranë Ramës

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com