Një vizitë e dy viteve më parë, nga ministrja e atëhershme e Bujqësisë Milva Ekonomi, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore të Lushnjes, solli një situate aspak të këndshme për të dhe stafin e saj. Ndërsa ministrja ndodhej brenda një sere me perime, diku pas domateve të pjekura, shfaqeshin disa rrënjë shëndetplota hashashi.
Pamjet u publikuan ne faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për tu fshirë disa minuta më pas, por dëmi ishte bërë dhe pyetja mbeti. Kanabis në serat e shtetit dhe kaq hapur? Po për çfarë qëllimesh?
Ministria e justifikoi videon me një deklarate, ne te cilën thuhej se behej fjale për një bashkëpunim me prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, për të evidentuar farërat e dyshuara si bimë narkotike.
Pra farërat e kapura nga policia, të dyshuara si kanabis sativa mbilleshin nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë për tu përdorur si provë nga prokuroria.
Deri këtu asgjë për t’u çuditur, për shkak sepse shpesh pas sekuestrimit te farërave te dyshuara ka patur probleme te mosnjohjes apo ngatërrimit nga ana e policisë. Rasti konkret është ngatërresa qe çoi ne burg fermerët e Shkrelit ne Malësinë e Madhe.
Duke parë se rastet e kapjes dhe sekuestrimit shtoheshin vit pas viti, lindi nevoja e një strukture për ekspertimin e këtyre farërave, dhe Prokuroria e Përgjithshme, kërkoi ndihme ne Ministrinë e Bujqësisë.
Dhe kjo e fundit, cakton një drejtori te specializuar pranë QTTBm Fushë Kruje.
Por çfarë ndodhi më pas? Për shkak të një rikonstruksioni në këtë strukture, në mars te vitit 2021, titullari Ilir Salillari, u çoi shkresë 4 QTTB-ve të tjera të njëjta me institucionin që drejtonte që të nisnin ekspertizën e farave të dyshuara si kanabis.
Pas këtij urdhri absurd, vetëm dy QTTB pranuan te bashkëpunojnë me prokurorinë, Vlora dhe Lushnja. Vlora u tërhoq menjëherë. Mbeti vetëm Lushnja.
Për te pare nga afër se si ishin procedurat e nga marrja ne dorëzim e farërave e deri ne mbjelljen e tyre, ne mars te vitit 2022, kolegia Aida Topalli do te hynte ne këtë QTTB. Dhe aty zbuluam te vërtetën e sigurisë ne te cilën gjendeshin provat e prokurorisë.
Menjëherë pas transmetimit te këtyre pamjeve, kolegia Topalli do te përballej me ministren Milva Ekonomi, e cila ishte përgjegjësja kryesore e situatës, por pa marre asnjë përgjigje për pyetjet qe i drejtoi.
Publikimi i skandalit, i pasuar nga heshtja e ish-ministres e cila ishte përgjegjëse institucionalisht dhe ligjërisht, nuk ndryshoi asgjë ne QTTB e Lushnjes, ku bimët e kanabisit qe pritej te përdoreshin si prova, mund te vidheshin, shkatërroheshin apo zëvendësoheshin nga kushdo.
Për ketë iu drejtuam ministres se atëhershme te bujqësisë, Frida Krifca dhe duket se më në fund dikush e kishte marre seriozisht këtë situate aspak normale, sepse menjëherë pas publikimit nga ana jonë, ministrja Krifca do t’i dërgonte një shkresë kryeprokurorit Olsian Çela, në të cilën i kërkon nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndër-institucionale, me objekt bashkëpunimin për kryerjen e procesit të mbjelljes dhe rritjes së bimëve të dyshuara.
Shkresa mbyllet me një kërkese per shpejtimin e këtij procesi ne funksion te garantimit te integritetit te rezultateve përfundimtare.
Shkresa mban datën 15 Mars 2022. Qe atëherë ka kaluar me shume se një vit e gjysme. A është nënshkruar kjo marrëveshje qe do te çonte ne ekspertimin brenda ligjit te farave te dyshuara si kanabis?
Për këtë iu drejtuam me një shkrese Prokurorisë se Përgjithshme, e cila na informon se sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit, qe pas dates 27 mars 2023, kultivimi dhe ekspertimi i farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore.
Pra me 27 mars 2023, plot nje vit me pas. Një kohe tepër e gjatë, por më mirë vonë se kurrë. Dhe ne i kërkojmë një kopje te kësaj marrëveshjeje.
Për çudinë tone përgjigja qe na vjen, vetëm serioze nuk mund te konsiderohet. Pasi ne shkresën që mban datën 20 tetor ishim informuar se ishte arritur një marrëveshje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë për ekspertimin e farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike…
Vetëm 10 dite me vone, me një tjetër shkrese zyrtare na mohohet një fakt i tille. Ne këtë shkrese, Prokuroria e Përgjithshme na sqaron se nuk na kishte konfirmuar në asnjë rast që të kishte një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me poshtë në shkrese, na sqarohet që ka një korrespondencë me anë të së cilës është arritur një marrëveshje për administrimin e procesit.
Përveç se morëm dy shkresa që kundërshtojnë njëra-tjetrën, kuptuam diçka, që prokuroria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë paskan korrespondencë me qellim arritjen e një marrëveshjeje. Një tjerrje e holle fjalësh, e denjë për Oscar.
E ndërsa palët po bëjnë korrespondencë, ajo që dihet me siguri është se në këtë moment, asnjë institucion i shtetit shqiptar, nuk kryen ekspertim për farat dhe bimët e dyshuara si kanabis sativa…
/Emisioni “Piranjat”