• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Terminali i ri i autobusëve/ Më shumë kohë e më shumë para për të mbërritur në Tiranë

22:10 : 23/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Terminali Lindor, i cili u premtua se do të lehtësonte trafikun mes qyteteve të Juglindes dhe kryeqyetit ka nxjerr në pah shqetësime të vjetra. Udhëtarët ankohen për rritjen e kohës së udhëtimit, kostot financiare dhe problemet e koordinimit në sistemin aktual të transportit. Ekspertët sugjerojnë përmirësime në infrastrukturën e transportit publik, korsi të dedikuara për autobusët urbanë dhe konsultime me operatorët e transportit.

Është ditë e premte. Data është 17 nëntor, ndërkohë që ora shënon gjashtë padhjetë e pasdites. Me dhjetra pasagjerë presin urbanin në stacionin pranë Bankës së Shqipërisë. Shumë prej tyre hipin në linjën “Ish-stacioni Trenit-Kopshti Zoologjik-TEG”, njëra prej dy linjave, të cilat prej më shumë se dy javësh kanë si destinacion Terminalin Lindor të Tiranës.

Trafiku dhe ndalesat e shpeshta përveç nervozizmit të pasagjerëve, gati-gati të trupëzuar me njëri-tjetrin, shoqërohen dhe me shqetësime të shumta me frikën e mosarritjes në kohë për të marrë autobuzin drejt qyteteve lindore. Urbani arrin në terminal pas 45 minutash. Pasagjerët u drejtohen autobuzave që largohen të fundit nga terminali, atyre të Elbasanit.

NJËRA PREJ LINJAVE TË URBANIT QË DËRGON PASAGJERËT NË TERMINALIN LINDOR

Ana Duraku, studente në vitin e pestë në Fakultetin e Mjekësisë, është njëra prej udhëtarëve të përditshëm të autobusave Elbasan-Tiranë. Ajo sinjalizon për platformën tonë se vonesat e shumta, si dhe fakti që janë vetëm dy linja me destinacion Terminalin Lindor, është kthyer në një problem të përditshëm për udhëtarët që vijnë nga qytetet e Juglindjes drejt kryeqytetit.

“Është shumë problem mbipopullimi i urbaneve që marrin pasagjerët nga Terminali Lindor drejt Tiranës dhe anasjelltas”,- thotë  Duraku .

Lexo edhe:

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

“Tani harxhoj 1 orë deri në 1 orë e gjysmë kohë më shumë për të shkuar në shkollë  apo edhe për të marrë autobusin që më kthen në Elbasan,”– thotë studentja, e cila pranon se nuk kanë munguar rastet kur vonesat e urbaneve të linjave që dërgojnë pasagjerët në Terminalin Lindor u kanë kushtuar atyre qëndrimin në Tiranë.

“Ka patur edhe rast ekstrem që kam pritur që në orën gjashtë e njëzetë të pasdites (18:20) në stacionin pranë qendrës së Tiranës deri në orën tetë pa dhjetë(19:50) për urbanin e linjës së terminalit.  Atë natë kam mbetur në Tiranë, sepse në orën tetë (20:00) largohet nga terminali autobusi i fundit që dërgon pasagjerët në Elbasan”,- thotë Duraku.

Një tjetër student nga Elbasani, Arben H. tregon për “Sinjalizo” se përveç kohës, tashmë edhe kostoja monetare e udhëtimit drejt Tiranës kushton më shumë. “Unë kam abone, ndaj paguaj vetëm 400 lekë për autobusat Elbasan-Tiranë çdo ditë”,– tregon studenti i cili shton se në rast se nuk do të kishte abonenë do të paguante 480 lekë, pra 80 lekë më shumë për çdo ditë.

Konstandin Foni, anëtar i Shoqatës së Transportit Qytetas shprehet për “Sinjalizo” se linjat përkatëse që shkojnë në terminalin Lindor kanë ndryshuar llojin e flotës.

“Pra, ata kanë ndryshuar nga një flotë nga autobus dymbëdhjetëmetrosh, në atë flotën që është 18 metra autobus që është artikular firzamonikë, për të ofruar një shërbim apo për të mbajtur një kapacitet më të madh qytetarësh, për t’i ofruar një shërbim më të mirë, më të lirshëm brenda autobusit,”- thotë Foni, sipas së cilit operatorët kanë një frekuencë të shpeshtë në terminal dhe shtimi i numrit të pasagjerëve të ardhur nga rrethet do t’i detyronte ata të shtonin flotën e tyre.

Arben H. thotë, se pavarësisht lajmërimit që urbanet do të mund të ofrojnë shërbimin çdo 10-15 minuta, nuk kanë munguar rastet kur mes tyre ka munguar koordinimi. “Një problem me të cilin jam hasur është pritja për mbi 30 minuta për urbanin, ndërkohë që erdhën më pas tre urbanë njëkohësisht”. Sipas studentit, moskoordinimi nuk është e vetmja problematikë e udhëtimit, por edhe trafiku i Tiranës, çka nuk është lehtësuar pas ndërtimit të Terminalit Lindor, ndonëse sepse edhe në terminalin e përkohshëm autobusat nga Lindja nuk udhëtonin brenda qytetit të Tiranës.

Sipas Kostandin Fonit, çfarë do të përmirësonte transportin publik do të ishte një korsi e dedikuar vëtëm për operatorët e urbaneve të Tiranës. Kjo mbetet ende një çeshtje për të cilën Shoqata e Transportit Qytetas dhe operatorët kanë ngritur zërin, por ende nuk është marrë asnjë vendim nga ana e Bashkise.

“Infrastruktura e transportit publik, korsia e dedikuar që duhet të ketë transporti publik janë domosdoshmëri” thotë  Foni.

TERMINALI LINDOR, PREMTIMI I ZVARRITUR NË TETË VITE

Që në vitin 2015 shoqëria “Praslin Investment AL. Sh.A” ka bërë propozimin e pakërkuar pranë Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Terminalit Juglindor pranë hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan, në segmentin lindor të Unazës së Madhe të Tiranës. Në përshkrim thuhet se projekti do të zhvillohet në pronën me sipërfaqe totale prej 20.000 m2 të ofruar nga investitori. Kohëzgjatja e koncesionit, sipas propozimit të kësaj shoqërie shkon në 20 vite.

KËRKESA E “PRASLIN INVESTMENT AL.SH.A”, BURIMI:OPEN DATA

Në faqen e Bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë të dhënë për kompaninë fituese dhe koston e ndërtimit të terminalit. Megjithatë, premtimet e herëpashershme për çeljen e terminalit Lindor nuk kanë munguar, as nga Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, as nga Kryeministri, Edi Rama. Ndonëse terminali nisi punën e tij këtë muaj, që në vitin 2015 Kryebashkiaku Veliaj  lajmëroi ndërtimin e Terminalit Lindor, pa bërë të ditur vitin e nisjes apo përfundimit të punimeve.

Në korrik të vitit 2022  kryebashkiaku tha se puna do të niste shumë shpejt në terminal.

“Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin. Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit”.

Gjithashtu, muaji shtator u premtua edhe nga Kryeministri Rama si koha ku terminali do të çelte veprimtarinë. Në 18 Janar të këtij viti, në daljen e tij dhe publikimin në faqen zyrtare të Facebook-ut Veliaj u shpreh për Termalin Juglindor “Ka mbaruar ai i Lundrës që do hapet këto ditë”.

Në asnjë prej deklaratave dhe premtimeve të Kryebashkiakut nuk është treguar se sa ka kushtuar ndërtimi i terminalit, për të cilin “Sinjalizo” i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë. Në përgjigjen e Bashkisë thuhet : “Në lidhje me shkresën e sipërcituar për informacion mbi terminalin e autobusave të Elbasanit në TEG, se sa kushtuar ndërtimi i terminalit të ri ju sqarojmë se, ky projekt nuk ka qënë dhe nuk ështe pjesë e buxhetit të Bashkisë Tiranë”,- duke mos dhënë asnjë informacion rreth kompanisë ndërtuese të Terminalit Lindor.

Kostandin Foni, anëtar i Shoqatës së Transportit Qytetas thotë për “Sinjalizo” se ka munguar një konsultim me operatorët apo shoqatat e transportit për ndërtimin e Terminalit Lindor.

“Nuk është marrë ndonjë konsultim, apo të dëgjohet transporti publik, operatorët apo shoqata, pasi ky është një vendim i Kryetarit të bashkisë, të çdo lloj bashkie, i cili duhet të ndërtojë terminale të tilla, në aksin e hyrjes apo në aksin e daljes së qytetit, qoftë në lindje, apo perendim, veri ose jug,”-  thotë Foni

TERMINALE TË REJA, PROBLEMATIKA TË VJETRA

Problematika të ndryshme kanë shoqëruar ndër vite pasagjerët e transportit publik. Sipas një studimi të realizuar nga studiuesi Edmond Çera në vitin 2018, rezulton se koha e pritjes për autobusin e radhës varion sipas linjave: nga 3.3 minuta deri në 38.3 minuta si mesatare. Gjithashtu, në përfundimet e hulumtimit rezulton se në urbanet e Tiranës “Në rreth 8% të rasteve të vëzhguar, autobusët e linjave të shërbimit nuk arrijnë t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve për shkak të ngarkesës apo mbipopullimit. Vihet re se në rreth 39% të rasteve autobusët kanë qenë ngarkuar aq shumë me pasagjerë sa ishte e vështirë të lëvizet ose e pamundur për të lëvizur brenda tij apo për të zbritur prej tij”,- thuhet në studim.

Një vit më parë “Sinjalizo” tregoi se si gjatë muajve të verës temperaturat në urbane kalonin 40 gradë celcius, ndërkohë që kondicionerët nuk ndizeshin ose funksioni i tyre ishte i pamjaftueshëm.

Edmond Çera thotë për “Sinjalizo” se flota aktuale e urbaneve të Tiranës nuk mundësojnë arritjen sa më të shpejtë të qytetarëve drejt destinacioneve, kryesisht problematike mbetet për pasagjerët që vijnë nga Terminali Lindor.

“Ka shumë elemente në të cilat dështon autobusi aktual në ofrimin e një udhëtimi të këndshëm dhe me dinjitet. Pastërtia, sa i pastër është ajri, temperatura e kështu me rradhë. Janë shume parametra që duhet përmirësuar, por gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet për të përmirësuar gjendjen, në gjykimin tim, është shtimi i autobusave”,- përfundon Çera.

/Dallandyshe Xhaferri / Qendra Për Gazetari Cilësore

Etiketa: autobusëvejuglindorkohelarglindorparaterminalitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

16:43 : 24/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

10:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Veliaj në qeli, Rama: E zëvendësuam me deputetët

08:57 : 21/07/2025
Para

Gruaja heq pantallonat në mes të avionit pasi nuk e lejuan të shkonte në tualet

TË GJITHA

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com