• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”, Berisha: Deklarata skandaloze e Enkeleda Millonait dhe si gënjeu Irena Gjoka

13:33 : 21/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi në një konferencë me gazetarët pasditen e kësaj të marte, vendimin e Apelit të GJKKO që nuk ndryshoi masën e detyrim paraqitjes ndaj tij.

Nga selia blu, ai evidentoi një qëndrim të mbajtur në seancë nga prokurorja e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas tij, Enkeleda Millonai tha në gjykatë se “korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin”. Qëndrim ky, shtoi, që tregon se prokuroria po vepron me urdhër politik të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

“Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet, të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga narkodiktatura dhe Edi Rama. Unë dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit, famozja për lidhjet obskure me Taulant Ballën, ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Dhe është e regjistruar kjo”, theksoi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh më tej se prokuroria Millonai ka lidhje “të errëta” me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

“Kur një njeri i ligjit, deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo kufi midis moralit dhe amoralitetit, midis ndershmërisë dhe vjedhjes, midis zyrtares dhe banditizmit. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj apo moral, përveç lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë, siç është Taulant Balla. Një deklaratë të tillë nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave. Pse? Sepse diktatura kishte bërë ligje mizore, të egra. Në emër të atyre ligjeve, njerëzit pushkatoheshin, vriteshin. Kurse për Millonain e lidhjeve obskure me Taulant Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjet. Ka deklaratë më perverse, më të turpshme, më kriminale se kjo? Nuk kisha dëgjuar kurrë. Nëse ka një garanci transparenca, një garanci mosabuzimi, një garanci mbrojtja, është zbatimi i ligjit. Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Bego Yaris dhe moralti të tij, shumëzon me zero ligjin. Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit kjo”, tha ai.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Akuza hodhi dhe ndaj prokurorit tjetër të SPAK, Arben Kraja.

“Por atë e ka shkruar Edi Rama me larot e tij, ish-oficerin e Sigurimit famëzi të Shtetit, Arben Kraja. I cili qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Dhe mendon se do zgjasë nën sqetullat e Edi Ramës, duke u përdorur si zagar i tij. Sepse ligji aktual i prokurorisë nuk lejon që oficerët e sigurimit të jenë në prokurori më. Ligji aktual i prokurorisë. Arben Kraja ka dalë prej sistemit të drejtësisë për shkak të ligjit të lustracionit nga Sali Berisha. Dhe tani nuk mund të jetë sepse edhe në ligjin e ri, në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nuk mund të jetë. E kuptoni se këtë që ka shprehur Millonai, i lidhjeve më obskure e një kriminel që është dëshmuar i implikuar në vrasje, Taulant Balla, e shpreh në sallën e gjyqit me guxim, se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit”, deklaroi.

“Irena Gjoka fshihet pas mbiemrit të burrit”

Ai u ndal edhe te ankimi që është bërë në gjykatë për përjashtimin nga çështja të gjykatëses Irena Gjoka. Sipas tij, ajo ka dhënë një masë antikushtetuese për të, pasi është anashkaluar institucioni i Kuvendit në proces.

Berisha ka kërkuar përjashtimin e Gjokës duke argumentuar se ajo ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Kjo pasi sipas Berishës, në 1996, kur kryedemokrati ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka shkarkuar gjyqtaren Irena Gjoka nga sistemi pas akuzave për korrupsion.

Në konferencën e sotme, kreu i PD tha se Gjoka ka dhënë një deklaratë të gënjeshtërt në Ministrinë e Drejtësisë se nuk është ajo prokurorja e shkarkuar nga Berisha. Shkarkimin, sipas tij tentoi, tentoi ta fshehë duke përdorur ndryshimin e mbiemrit pas martesës.

“E morët vesh ju? Gjykatësja që fshihet prapa emrit të burrit, jam Gjoka, nuk jam Maneku. Po, u gjet dhe data. U gjet se ajo është ndëshkuar nga Këshilli i Drejtësisë. Ditën e shtunë e paraqita shkresën. Ministria e Drejtësisë e ka pranuar se ndaj saj në vitin 1996 është marrë masë disiplinore shkarkimi. E ka thirrur Ministria e Drejtësisë, ajo ka thënë nuk jam unë, se unë jam Gjoka, nuk jam Maneku. E kuptoni se mbrapa kujt fshihet Edi Rama? Po kjo është e paimagjinueshme. Pra, është gjetur, është marrë masa, e ka kryer krimin sepse nuk duhej të gjykonte, duhej të shkruante se nuk mund të gjykoj këtë çështje sepse jam e shkarkuar direkt prej tij në vitin 1996. Dhe tani që e gjeti Ministria e Drejtësisë dhe ia dha avokatit, më thonë se i ka thënë Ministrisë së Drejtësisë se unë jam Gjoka. Imagjinoni tani nëse një burrë ndërron mbiemrin sipas gruas, po mori dy gra, merr tre mbiemra dhe hajde gjeje kush është ai. Po kjo ndodh vetëm në shtetin e dordolecit, nuk ndodh në një shtet tjetër. Ja, ky është procesi. Ndaj dhe nuk kam asnjë lidhje me vendimet që shkelin Kushtetutën e vendit”, tha kryedemokrati.

Ai përsëriti se është i gatshëm të votojë kërkesën për masë sigurie ndaj tij nëse shkon në parlament.

“Po, e kam thënë të dërgojë kërkesën në parlament dhe unë e votoj. Unë e votoj, vota ime është që Sali Berisha, në përputhje me kërkesën e bërë, të shkojë të paraqitet për t’u marrë në pyetje”, tha Berisha.

“Malltezi i burgosur politik, kjo çështje do të zgjidhet në Strasburg”

Kreu i PD, tha se dhëndri i tij është i burgosur politik, ndërsa apeloi ankim të çështjes deri në Strasburg.

“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik. Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës. E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit. E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare. Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës. Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar. Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë. Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg“, tha Berisha.

Etiketa: Apeli i GJKKOEnkeleda MillonaiGJKKOIrena Gjokaprivatizimi i partizanitSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025
Para

Megaoperacioni antidrogë në Sardenja, zbardhen EMRAT e shqiptarëve të arrestuar

TË GJITHA

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

18:09 : 16/08/2025

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com