• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Balluku iu dha oligarkëve bazën e Sarandës, ja pse e sekuestroi SPAK

14:42 : 20/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

Nga Artur Meçollari

Shkresa që çoi në “sekuestro preventive” të bazës detare Sarandë.

Krenar që mban firmën time.

Tashmë vendimi për vënien nën “sekuestro preventive” të bazës detare të Limionit, në Sarandë, është shqyrtuar edhe nga Gjykata e Lartë, duke lënë fuqi dy vendimet e mëparshme të gjykatave të GJKKO, sipas kërkesës së SPAK. Gjykata shprehet kjo marrëveshje ka cënuar gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, duke u shprehur se “gjykata çmon parashtrimin e prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e veprimeve të investimit në fushën e turizmit apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën nr. 696, për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private cenon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”, si dhe “duke u dhënë në ruajtje të një kompanie private është vënë në rrezik serioz potencial operacionaliteti, siguria kombëtare dhe interesi publik në përgjithësi”.

Sot po ju sjellë për herë të parë dokumentin nr. 223/1 prot., datë 21.1.2020 të Komandës së Forcës Detare, të firmosur nga unë, me detyrë zëvendëskomandantit të Forcës Detare (komandant në detyrë) kapiten i rangut të pare Artur Meçollari drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralbrigade Bardhyl Koçakut, lidhur me me konçesionin për portin turistik “Marina Limion” të propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Enegjitikës Belinda Balluku.

Në Vendimin Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, citohen pjesërisht shumë dokumenta të institucioneve të përfshira në procedurat e lidhjes së kontratës së qirasë me kompaninë “Marina Bay Saranda” dhe me konçesion me kompaninë “Marina Limion”. Por, i vetmi dokument i përfshirë plotësisht në këtë vendim është ai me nr. 223/1 prot., datë 21.1.2020 i Komandës së Forcës Detare, të firmosur nga ish-zë vendëskomandantit të Forcës Detare (komandant në detyrë) kapiten i rangut të parë Artur Meçollari. Siç duket nga Vendimi, ky dokument çoi në “sekuestron preventive” të bazës detare Sarandë dhe ndoshte nesër nën akuzë shume zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm të FA.

Vendimi i Gjykatës së Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, që vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e interesuar “Marina Bay Saranda”, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 9, datë 3.4.2023, i cili kishte miratuar vendimin nr. 91, datë 24.2.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, duke lënë përfundimisht nën sekuestro preventive” bazën detare të Sarandës, u ekzekurua më 6 mars 2023. Vendi thotë se “Për administrimin e pasurisë ngarkohet administratori Skënder Met’hasani, administrator në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme, Tiranë. Për ekzekutimin e masës së sigurimit pasuror, ngarkohet policia gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Tirane dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme”.

Vendimin Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, pragrafi 6 (shkresa e plotë nr. 223/1 prot., datë 21.1.2020).

6.Në këtë praktikë është dhe praktika e përcjellë nga Ministria e Mbrojtjes tek Drejtoria e Miradministrimit të Pronave dhe Aseteve në varësi të saj. Komanda e Forcës Detare, me shkresën me nr. 223/1 prot., datë 21.1.2020, i kthen përgjigje Drejtorit të Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, mbi shkresën e tyre për dhënie mendimi për projekt vendimin për miratimin e kontratës së koncesionit të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”. Komanda e Forcës Detare, në shkresën adresuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ka shprehur mendimin në lidhje me projekt vendimin për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion të Portit Turistik dhe shërbimeve “Marina Limion, si më poshtë:

“… Relacioni i paraqitur nuk prezanton asnjë planvendosje mbi projektin, specifikon sipërfaqen në të cilat prona përfshihet, por jo se kush institucion i ka në administrim ato etj. Ai jep një pamje të përgjithshme mbi projektin dhe shoqërohet nga një skemë, ku lihet qarte të kuptohet se projekti Marina Limion, do të shtrihet në portin aktual në administrim i Port Saranda SHA dhe në pronën 696 “Baza ndihmuese Sarandë ne administrim të Forcë Detare”. Kjo gjë evidentohet dhe ne raport ku përcaktohet se projekti do të ketë si gjatësi bankine 1790 ml, kur në fakt porti i Sarandës ka vetëm 70 ml. Po ashtu, përfshirja e dy dallgëthyesve, një në lindje dhe një në perëndim, është tregues që Marina Limion shtrihet edhe në pronën 696 “Baza ndihmuese Sarandë Limion” në administrim të Forcës Detare. Në relacion gjendet vetëm një skice treguese, e cila përfshin brenda saj pronën 696 “Bazën ndihmuese” Sarandë me sipërfaqe 39446 m2 dhe në PVP të FD-së. Relacioni nuk sqaron se si e ka përfshire pronën 696 “Bazën ndihmuese Sarandë” në administrim të FD. Relacioni nuk sqaron se si e ka përfshirë pronën 696 “Bazën ndihmëse Sarandë”, në administrim të FD në projekt dhe cilën procedurë ligjore ka ndjekur.

Komanda e Forcës Detare me shkresën nr. 106/1, datë 02.12.2019 të klasifikuar), ka dërguar SHPFA konceptin e planit të vendosjes dhe përhapjes (PVP) të Forcës Detare, ku për Bazën Ndihmuese Sarandë jemi shprehur të qëndrojë brenda (PVP). Projekti i prezantuar përfshin jo vetëm hapësirën portuale dhe tokësore në inventar të MIE, por edhe të gjithë hapësirën e Bazës Ndihmuese Sarandë, aktualisht në PVP. Baza ndihmuese e Sarandës i ka shërbyer Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare për përmbushjen e misionit të tyre qysh nga viti 1974.

Kjo nevojë buron nga misioni i Forcës Detare/Rojës Bregdetare dhe koncepti operacional i FD, i cili parashikon shpërndarjen operacionale të mjeteve përgjatë bregdetit, për përmbushjen e misioni të Rojës Bregdetare (zbatimi i ligjit dhe SAR në det), si dhe ushtrimin e sovranitetit të Shtetit Shqiptar në hapësirën detare. Mungesa e një baze detare në rajonin e Kanalit të Korfuzit, një rajon detar me trafik të shtuar ndërkombëtar, cenon kërkesat operacionale të Forcës Detare/Rojës Bregdetare për përgjigje ne kohe, shpejtësi dhe intensitetin e parashikuar nga ky koncept.

Komisioni i ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë studimit të propozimit ka vlerësuar dhe shprehur qëndrimin se ky propozim vjen në përputhje me interesin publik. Komisioni i ngritur nga MIE, sipas relacionit ka vlerësuar interesin publik në terma të zhvillimit ekonomik dhe financiar, por nuk ka argumentuar në asnjë pikë nëse ky interes është në përputhje me interesat kombëtare të Shtetit Shqiptar për ushtrimin e sovranitetit, për zbatimin e ligjshmërisë dhe kërkim/shpëtimin në det në hapësirën kombëtare dhe atë të interesit të detyrueshme nga marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura nga Shteti Shqiptar. Mbrojtja e interesave kombëtare të Shtetit Shqiptar nga kërcënimet dhe rreziqet e hapësirën detare kombëtare është interes publik i rëndësishëm. Projekti i propozuar cenon ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe zbatimin e misionit të forcës detare dhe roje bregdetare.

Komisioni i miratimit të projektit Marina Limion në MIE ka kapërcyer kompetencat në miratimin e projektit, duke përfshirë brenda tij edhe pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Sarandë”, në administrim të Forcës Detare. Kjo pronë është në planin e vendosjes dhe përhapjes se FD-së dhe i shërben operacionalitetit dhe misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare. Pronat në planin e vendosjes dhe përhapjes të FA-së, trajtohen në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit të Forcave te Armatosura te Republikës së Shqipërisë”. Mbështetur për sa argumentuam, kryesisht cenimin e ndjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe misionin e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi”.

Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, mund ta shkarkoni në linkun në vijim.

http://www.gjykataelarte.gov.al/previewdoc.php?file_id=19378

Etiketa: artur meçollaribaza e sarandesbelinda ballukuspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
Para

“Kam vrapuar nudo në mesnatë...”, Zhaklin Lekatari habit me deklaratën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com