• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raqka i Korçës “i qan” projektet vetëm në 3D, pista e skive tjetër premtim i pambajtur

08:53 : 19/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sotiraq Filo është një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në krye të Bashkisë Korçë. Por drejtimi i kësaj bashkie prej një dekade duket se nuk i ka mjaftuar për të përmbushur premtimin e tij të hershëm për ndërtimin e një resorti dimëor dhe pistën e skive në Korçë. Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, Filo ricikloi të njëjtin premtim. Këtë herë të kuruar përmes imazheve 3D. 

‘Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor’, premtonte në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste, fitues i mandatit të tretë për kreun e bashkisë Korçë.

Postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook mban datën 11 maj 2023 dhe premtimi shoqërohet me një galeri fotografish 3D të cilat tregojnë se si do të duket Resorti Dimëror dhe Pista e Skive.

103
102
101
100
99
97
96
95
94

Imazhet e kuruara kanë nxitur dhjetra ndjekës të komentojnë. Disa prej tyre hamendësojnë mbi vendndodhjen e këtij projekti.

Lexo edhe:

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

  • “Në mal të thatë, me pamje magjepsëse të Prespës. Është vend fantastic dhe dëborë pa masë.”, shkruan një komentues.
  • “Për në Moravë bëhet fjalë…?”, pyet një tjetër.

LEXO EDHE: Aeroporti i Korçës “realitet” vetëm në 3D

Bashkia s’ka para për të përmbushur premtimin

Ndonëse është një nga premtimet më me peshë të Sotiraq Filos gjatë fushatës elektorale, projekti për Resortin Dimëror dhe Pistën e Skive, veç imazhe 3 D nuk ka asnjë detaj tjetër.

Për këtë arsye, ne ju drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Korçës lidhur me premtimin e kryebashkiakut Filo.

Kërkesa për informacion drejtuar Bashkisë Korçë, 13 shtator

Bashkia e Korçës pranoi për Faktoje se ende nuk ka gjetur mënyrën e financimit të këtij projekti. Madje nuk ka të përcaktuar as vendndodhjen e Resortit Dimëror bashkë me Pistën e Skive.

“Bashkia Korçë është në biseda me donatorë dhe investitorë potencialë për identifikimin e vendit më të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti dimëror.”, përgjigjet Bashkia për Faktoje.

Pse është i rëndësishëm projekti

Zak Topuzi nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit thotë se ngritja e një resorti dimëror në zonën e Korçës, bashkë me një pistë skish, do t’i jepte impulsin e munguar turizmit dimëror.

“Një nga mangësitë më të mëdha që ka Shqipëria janë sportet e dimrit. Deri tani çështja e pistave është pjesa kryesore. Pasi po nuk investove në pista, nuk mund te investosh dhe në resorte. Dhe Korça kompletohet pastaj për një turizëm 365 ditë.”, thotë Topuzi teksa vë në dukje mungesën e turizmit dimëror në Shqipëri.

“Turizmi i dimrit është pika më e dobët që ne kemi, krahasuar me rajonin. Pasi 65% të turistëve vijnë në 5-6 muaj, pjesët e tjera të vitit janë bosh. Për shembull, Kosova dhe Mali i Zi kanë investuar për turizmin e dimrit. Mali I Zi tani ka ndërtuar pesë resorte në Kolashin, nga më luksozët në Europë.” 

Premtim i ricikluar ndër vite

Ndërtimi i një resorti dimëror në Korçë, bashkë me një pistë skish është një tjetër premtim i nxjerrë nga sirtarët e pluhurosur të zotimeve të bëra ndër vite nga Sotiraq Filo.

I njëjti premtim ka qënë në lupën e Faktoje edhe përgjatë zgjedhjeve të tjera. Në 2015 Filo premtonte ndërtimin e pistës së skive dhe kompleksit turistik dimëror në Dardhë dhe Voskopojë. Tetë vite më vonë, Filo ka një projekt me fotografi 3D, por nuk ka as paratë dhe për më tepër nuk ka të qartë as vendndodhjen e tij.

Përfundim

Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, për Resortin Dimëror dhe Skipistën, do ta kategorizojmë të pambajtur.

/Esmeralda Topi / Faktoje

Etiketa: 3di pambajturKorcekryebashkiakupista e skivepremtimprojektresorti dimerorsotiraq filo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

09:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

16:21 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025
Para

Ende asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com