• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët të shqetësuar për dëmtimet në ekosistemin e Drinit

17:53 : 18/11/2023
në AKTUALITET

Në konferencën e parë rajonale “ Menaxhimi i integruar i pyjeve përgjatë basenit të Lumit Drin”, mbajtur në Shkodër, ekspertët e mjedisit nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut ngriten shqetësimin mbi gjendjen e pellgut më të madh ujor të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Me një gjatësi prej 285 kilometrash dhe sipërfaqe të përgjithshme të pellgut prej 14173 km2, Drini është një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore për katër vendet e rajonit, ndaj, sipas ekspertit të mjedisit, Mark Rupa, nga organizata CNVP, “Mbrojmë vlerat e natyrës dhe njerëzit”, të katër vendet po përballen me të njëjtat problematika në menaxhimin e situatës përgjatë pellgut ujor të Drinit.“Transformimet e frikshme që ky basen ka pasur, sidomos gjatë 50 viteve të fundit, sidomos nga ndërtimi i digave, nga zjarret në pyje, prerjet ilegale, braktisjen e territorit nga njerëzit, kërkon marrjen e masave urgjente.”

Sipas ekspertit Kliti Starja, drejtor i analizës së performancës në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë, problematikat në pellgun ujëmbledhës të Drinit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e rajonit verior të Shqipërisë, por edhe në të ardhmen e hidrocentraleve më të mëdhenj të vendit, të cilët janë ndërtuar mbi kaskadën e Drinit.

“Duke qenë që kemi degradim të sipërfaqeve pyjore, mbase si pasojë e keqmenaxhimit, por kryesisht si pasojë e zjarreve, një efekt ky i lidhur po me ndryshimet klimatike, do të thotë se është rritur erozioni i basenit dhe do kemi mbushje më të shpejta të hidrocentraleve që në Shqipëri ndodhen mbi këtë lum. Dhe ne kemi edhe sfidat e energjisë që lidhen me pellgun ujëmbledhës të Drinit”.

Në Shqipëri, Sipas INSTAT, gjatë 10 viteve të fundit janë djegur nga zjarret 23 815 hektarë me pyje dhe kullota, një pjesë e madhe në zonën veriore të vendit ku shtrihet edhe pellgu ujor i lumit Drin.

Me ndryshimet klimatike të viteve të fundit, thotë eksperti Starja, edhe në sektorin e pyjeve sfidat janë globale, ndaj dhe zgjidhjet duhet të jenë të bashkërenduara ndërmjet vendeve të rajonit, për t’ju përgjigjur në kohë ndryshimeve klimatike.

Lexo edhe:

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Pellgu i Drinit, sipas ekspertit nga Kosova Tahir Ahmeti, drejtor i departamentit të pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës, përbën gati gjysmën e territorit të Kosovës dhe aty gjenden burimet kryesore pyjore, çka e bën atë një nga vlerat më të rëndësishme natyrore dhe ekonomike. Duke qenë se krenohemi që jemi të parët e rrjedhave të Drinit, thote ai, na takon që të marrim edhe përgjegjësitë për ndotjet, por edhe për rastet e keqmanaxhimit që ndodhin në shtratin e Lumit Drin.

“Besoj që problemi kryesor është erozioni, dheu, gurët, materialet e tjera që i bart Drini dhe që depozitohen përrreth tij. Ka një histori të gjatë të kësaj problematike në Kosovë. Menjëherë mbas luftës, i vetmi burim i materialit për ndërtim, i rërës, zhavorit, është marrë nga Drini. Kjo e ka degradu tej mase shtratin e lumit, por kësaj i kanë ndihmu edhe prerjet ilegale që kanë ndodhur në pyje.”

Në Konferencën e parë rajonale “Menaxhimi i integruar i pyjeve përgjatë basenit të Lumit Drin” ekspertët theksuan faktin se, pasojat e keqmenaxhimit, ndërhyrjeve të njëanshme në ekosistem dhe dëmtimeve të shkaktuara në këtë pellg ujor nga ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet njerëzore, sjellin pasoja për të katër vendet e rajonit përnga përshkohet Drini.

Rëndësia që paraqet pellgu i Drinit ka nxitur organizatën CNVP që, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim, të ndërmarrë projektin trevjeçar për menaxhimin e integruar të sipërfaqeve pyjore në zonën ujëmbledhëse ndërkufitare të Lumit Drin, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke harmonizuar politikat e zhvillimit dhe duke promovuar përfshirjen e komuniteteve lokale në mirëmenaxhimin e integruar të ekosistemit natyror të këtij lumi të përbashkët.

/VOA/

Etiketa: driniShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:48 : 28/10/2025
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

12:14 : 28/10/2025
Para

Flisni me vete? Ja arsyet pse është mirë për ju

TË GJITHA

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com