• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Terror psikologjik për fëmijët/ Rama fut Policinë në çerdhe për të kontrolluar lejet

11:03 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews

Urtësia e popullit shqiptar ka një shprehje interesante: “Kur digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit!”

Nën këtë parim, qeveria ka angazhuar një grup institucionesh, me në krye Policinë e Shtetit, për të ushtruar kontroll në kopshtet e çerdhet e vendit për të zbuluar rastet e palicensuara, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në një institucion parauniversitar në Tiranë, ku një vajzë 3-vjeçare pësoi dëmtime të rënda (thyerje) në këmbë.

Ky operacion qeveritar ngre disa pikëpyetje ligjshmërie, por edhe efektiviteti të strukturave shtetërore.

Në një njoftim të shpërndarë paraditen e së Mërkurës (15 nëntor 2023), Policia e Shtetit njofton se “Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte, në të gjithë vendin, dhe kanë kryer veprimet procedurale sipas ligjit, për 81 subjekte ku ka rezultuar se veprimtaria kryhej në kundërshtim me ligjin. Nga këto: 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër”.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Sipas të njëjtin njoftim, “Për pronarët/administratorët e këtyre 63 subjekteve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të drejtorive vendore të Policisë kanë referuar materialet procedurale në prokuroritë respektive, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Statistikat e prezantuara në këtë njoftim tregojnë, më së pari, që situata e paligjshmërisë në kopshte e çerdhe private është një fenomen i përhapur dhe që tregon dështimin e plotë të strukturave e qeverisjes vendore e strukturave tatimore e arsimore.

Por, nga ana tjetër, “aksioni” dëshmon për një terror policor në ambjente, ku arsimohen fëmijë të mitur. Natyrisht, nuk presupozohet që Policia të ketë hyrë me forcë në këto struktura arsimore private.

Por, vetëm fakti që uniformat e policisë ia behin në kopshte e çerdhe mjafton që situata të bëhet traumatizuese për të vegjlit.

Ndërkohë që radha e punës është dhe duhet të jetë shumë më ndryshe.

Kopshtet dhe çerdhet private kontrollohen nga inspektorët tatimore, ata bashkiakë dhe të arsimit.

Policia është institucioni i fundit që duhet të angazhohet në këto lloj “operacionesh” dhe vetëm në situata të caktuara: kur inspektorët pengohen të kryejnë punën e tyre ose kur konstatohen paligjshmëri dhe institucionet e ngarkuara me ligj referojnë rastet e dyshimeve për vepra të ndryshme penale në Policisë.

Por, për qeverinë “Rama”, punët nisen nga këmbët, duke vepruar me dhunën psikologjike të uniformave policore në ambjentet ku duhet të mbizotërojë paqja e më të vegjëlve të shoqërisë.

Qeveria “Rama”, prej fillimit të saj, ka tentuar të mbulojë çdo dështim institucional me forcën e policisë.

Që në krye të herës, Policia u angazhua në fushatën e ndërtimeve pa leje, për faktin se inspektorët ndërtimorë lokalë e qendrore dështuan me sukses të kryenin punën e tyre. Dhe, në përfundim, edhe ky angazhim policor dështoi, pasi ndërtimet e paligjshme, përfshirë edhe katet pa leje në qendër të Tiranës vijuan pa ndalim.

Qeveria “Rama” angazhoi Policisë në aksionet kundër paligjshmërisë në Tatime. Qindra persona u futën në burg për mospagim taksash, ndërkohë që bizneset në paligjshmëri kryenin aktivitetin e tyre me lejen e inspektorëve tatimorë. Edhe ky aksion policor dështoi, pasi, siç konstatohet edhe së fundmi me kopshtet dhe çerdhet, paligjshmëria vijon të jetë prezente dhe shumë e fortë.

Qeveria “Rama” angazhoi mijëra forca policore që të kontrollonin lidhjet e paligjshme të energjisë, duke i shndërruar uniformat blu me pahir në elektriçistë. Sërish, fenomeni i vjedhjes së energjisë është më present se kurrë. Vetëm se, tashmë, paligjshmërinë nuk e kryejnë qytetarët, por bizneset “e paprekshëm”, ata që shpenzojnë energji elektrike më shumë se sa qindra apartamente.

Tashmë, qeveria “Rama” vendosi të fusë forcën policore në kopshte e çerdhe, duke i shndërruar në inspektor tatimor e bashkiak, pasi këta të fundit kanë mbyllur sytë para shkeljeve të institucioneve arsimore parauniversitare private.

Ndërkohë që, më e mira do të ishte që policia të paraqiste forcën tek administrate tatimore, arsimore e bashkiake, e këta të fundit, nëse do të kishin ende guxim të mbyllnin sytë për paligjshmërinë e kopshteve dhe çerdheve private, të provonin freskinë e qelive të paraburgimit.

Etiketa: cerdhefemijetfutkontrolluarkopshtelejetPolicineRamaTerror psikologjik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

Skandal në kopshtin shtetëror në Elbasan, edukatorja dyshohet se dhunoi 5-vjeçarin autik

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com