• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shtrenjtohen përsëri produktet ushqimore, rëndohet shporta e qytetarëve të Kosovës

Mesatarisht 3.3 për qind ka qenë niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në tetor 2023 në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sa i përket nëngrupeve, inflacioni më i madh ishte te perimet me 15.9 për qind, pemët me 12.1 për qind.

14:06 : 13/11/2023
në RAJONI

Çmimet e produkteve ushqimore kanë vazhduar rriten në Kosovë.

Agjencia e Statistikave ka bërë të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 3,3% në tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, derisa inflacioni mujor ishte 0,0% në tetor 2023.

ASK ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekreacioni dhe kultura (5,3%).

Pasojnë mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët prej 3,8 për qind në IHÇK.

Lexo edhe:

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

Përkundër mos ndryshimit në tetor 2023 të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me shtatorin 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.

Rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 1,0% me një ndikim të përbashkët prej -0,1 për qind në IHÇK.

Ngritja e çmimeve vërehet te veshjet dhe këpucë 1,7% dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme 1,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK.

Në njoftimin e përmuajshëm për çmimet e konsumit, ASK-ja ka thënë se nëse krahasohet tetori i sivjetmë me shtatorin nuk ka pasur inflacion.

Mesatarisht 3.3 për qind ka qenë niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në tetor 2023 në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sa i përket nëngrupeve, inflacioni më i madh ishte te perimet me 15.9 për qind, pemët me 12.1 për qind.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka treguar se sa  është shtrenjtuar shporta e konsumatorit viteve të fundit.

“Shporta e fundit e konsumatorit para rreth 10 vitesh ka kushtuar 115 euro. Qeveria, as miqtë ndërkombëtarë, nuk duan, nuk guxojnë, nuk e kanë me interes…që ta mbështesin ndonjë nga organizatat e shoqërisë civile për ta bërë një anketë e studim të pavarur për ta mat vlerën aktuale të shportës së qytetarit / familjes konsumatore”.

Për këtë arsye, Kaçaniku theksoi se vitin e kaluar shoqata që ai drejton patë shpallë “moratorium-ngrirje të aktiviteteve”.

“Për arsye edhe të këtij lloji të sabotimit të kauzës së qytetarit / familjes konsumatore, më 15 mars të vitit të kaluar, ‘Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit”, OJQ ‘Konsumatori’ shpalli moratorium, i ngriu aktivitetet – duke pritur e shpresuar që Qeveria dhe MINT-i do të vetëdijësohen për mandatet që i kanë dhe për obligimet karshi kauzës së qytetarit konsumator taksa-pagues”.

Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, ai tha se aftësia blerëse e qytetarit taksapagues është ulur për minimum tri herë.

“Duke i ndjekur nga afër këto lëvizje, para tre vitesh Qeverisë ia pata paralajmëruar rrezikun / mundësinë e falimentimit të qytetarit / të familjes së varfër konsumatore. Para dy vitesh Qeverinë e Republikës së Kosovës, me një reagim publik dhe nëpërmes shumë intervistave, e rikujtova se 30 %-shi i qytetarit / familjes konsumatore të varfër ka falimentuar”.

Pavarësisht që tri ditë më parë çmimi i naftës ra në tregjet ndërkombëtare, kjo nuk ka reflektuar edhe në rënien e çmimeve në produktet e konsumit në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se çmimi i naftës në treg sot është 1.40 cent, ndërsa i benzinës është 1.35 cent.

“Në bursën ndërkombëtare çmimet kanë rënë dhe kjo po reflekton edhe në vendin tonë. Çmimi i naftës në tregun tonë sot sillet 1.40 cent, ndërsa i benzinës është 1.35 cent, plus-minus diku që janë më lirë, por edhe më shtrenjtë”.

Ndryshe, çmimet e naftës së papërpunuar në ShBA ranë të martën nën 78 dollarë për fuçi, për të arritur pikën më të ulët që nga korriku, pasi të dhënat e dobëta ekonomike globale errësuan shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë rajonal./Monitor

Etiketa: cmimet e ushqimeveinflacionkosoveRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
Para

Tensione te Siguria, Noka ulet në vendin e kryetarit, ndërpritet mbledhja

TË GJITHA

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com