• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kapitalizimi i sektorit bankar arrin nivelin më të lartë historik

08:14 : 13/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.63%, nga 19% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është parametri më i rëndësishëm rregullator për sektorin bankar dhe treguesi kryesor i aftësisë së bankave për t’iu rezistuar humbjeve të mundshme në të ardhmen. Ai mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Rritja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka ardhur nga rritja e ndjeshme e kapitalit rregullator të sektorit, ndërsa me bazë vjetore rritja është kryesisht rezultat i tkurrjes së vlerës së aktiveve të ponderuara me rrezik.

Vlera e kapitalit rregullator të sistemit arriti në 186.2 miliardë lekë, 4.3% më shumë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, dhe në vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Të ardhurat nga emigracioni këtë vit po shënojnë rekord historik

Tronditet tregu valutor, ja çfarë po ndodh me Euron në mes të muajit shtator

Rritja e normave të interesit dhe mbajtja nën kontroll e treguesit të kredive me probleme kanë dhënë një efeket pozitiv në performancën e sektorit bankar këtë vit. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin arriti vlerën e 22.7 miliardë lekëve, në rritje me 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet në rritje kanë sjellë edhe shëndoshje të kapitalit të sektorit, por njëkohësisht ka krijuar hapësira edhe për shpërndarje dividendësh, faktor që shpjegon kryesisht mosrritjen e kapitalit rregullator krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit shtator arriti në 948.1 miliardë lekë, në rritje me 1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por në rënie me 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia vjetore e vlerës së aktiveve me rrezik është në një masë të madhe e lidhur me forcimin e Lekut dhe uljen e vlerës së portofolit të kredisë në valutë të huaj.

Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta kërkesa gjatë dekadës së fundit ka qenë edhe më e lartë. Me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë.

Rritja e ndjeshme e raportit të mjaftueshëmrisë së kapitalit në vitet e fundit lidhet kryesisht me forcimin e kërkesave rregullatore.

Përveç kërkesës bazë prej 12%, të parashikuar në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, që nga viti 2019 kanë nisur të aplikohen edhe shtesat makroprudenciale të kapitalit. Shtesa konservuese e kapitalit për të gjitha bankat e sektorit për vitin 2022 ishte 1.5%, ndërsa deri në fund të vitit 2023 duhet përmbushur niveli i rritur prej 2%. Ndërkohë, për katër bankat me rëndësi sistemike, aplikohet edhe shtesa e posaçme, në vlerat 0.5%, 1% dhe 1.5%, në varësi të notës së rëndësisë sistemike të bankës.

Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital, sepse janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Deri në fund të vitit 2023, këto banka duhet të përmbushin një shtesë prej 1.5% në raportin e përgjithshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit. Aktualisht, ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania. Duke marrë në konsideratë shtesat e mësipërme, si dhe shtesën specifike që kanë disa banka të sektorit, kufiri i raportit të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit varion ndërmjet 16% dhe 19% për bankat me rëndësi sistemike, dhe 14% dhe 17% për bankat e tjera./ MONITOR

Etiketa: historikKapitalizimisektorit bankar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të ardhurat nga emigracioni këtë vit po shënojnë rekord historik

12:23 : 27/09/2024
AKTUALITET

Tronditet tregu valutor, ja çfarë po ndodh me Euron në mes të muajit shtator

08:04 : 13/09/2024
AKTUALITET

Euroizimi i sektorit bankar u ul në gjysmën e parë të vitit

14:42 : 19/08/2024
AKTUALITET

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë

14:18 : 16/08/2024
RAJONI

U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron Xhaferin: Moment historik

16:09 : 28/01/2024
AKTUALITET

E konfirmon universiteti i Bernës: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë

10:36 : 18/07/2023
Para

Shiu i lë vendin diellit ditën e sotme, parashikimi i motit për këtë fillim jave

TË GJITHA

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë fishekzjarrë për tifozët

21:32 : 12/05/2025

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com