• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehu dëninim në Greqi, por Celibashi pritet të mbajë në detyrë Hajdarin e Kuçovës

20:12 : 13/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pritet të mos marrë asnjë masë penalizuese për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, megjithëse u konfirmua zyrtarisht se ai është dënuar penalisht në Greqi dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e “Dekriminalizimit”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 2 nëntor të këtij viti se Hajdari është dënuar me 4 muaj burgim nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, për shkelje të paligjshme të kufirit.

Të dhënat e autoriteteve greke tregojnë se dënimi i dhënë për Kreshnik Hajdarin, në atë kohë 17 vjeç, ishte konvertuar në gjobë që llogaritej në shumën 1500 dhrami për çdo ditë burgu.

Procesi gjyqësor në Gjykatën e Janinës rezulton të jetë ndjekur personalisht nga Kreshnik Hajdari dhe ai është deportuar menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Lexo edhe:

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

Në foto: Prokuroria e Përgjithshme njofton KQZ-në për dënimin penal të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Kreshnik Hajdari ka pasur detyrimin ligjor për t’i deklaruar këto të dhëna në formularin e “Dekriminalizimit”, në momentin kur ai vendosi të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Kuçovës, në Mars të vitit 2023.

Por, siç rezulton nga formulari që i dorëzuar në KQZ, Hajdari nuk ka deklaruar faktin që është dënuar penalisht dhe është deportuar, ndërkohë që ka pasur dijeni, si për vendimin e gjykatës, ashtu edhe vendimin e autoriteteve policore për deportimin e tij nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Në foto: Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar dënimin penal në formularin e Dekriminalizimit

Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si “Ligji i Dekriminalizimit”, u miratua në vitin 2015.

Ai mbështetet në, më së paku dy shtylla kryesore; detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar çdo lloj vendimi dënimi penal, edhe në rastet kur ato janë shuar, parashkruar apo rehabilituar; si edhe ndalimin për të qenë pjesë e administratës e çdo personi të dënuar me një vendim penal me burgim mbi 6 muaj.

Dënimi i dhënë nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burgim duket se nuk duhet të përbënte kriter ndalues për zgjedhjen e Kreshnik Hajdarit në postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.

Por, ai rezulton se nuk e ka deklaruar aspak dënimin penal, si edhe fakti që është deportuar nga Greqia, duke e vendosur veten në pozitën e personit që ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”.

Megjithatë, ai duket se nuk do ta humbasë mandatin e kryebashkiakut në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të parashikuar për t’u zhvilluar këtë të Martë (dt. 14.11.2023).

Në një rast të ngjashëm, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur në favor të qëndrimit në detyrë të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i dënuar nga gjykatat greke me 3 vjet burgim për plagosje, në vitin 1998.

Në rastin e Qerim Ismailajt, Celibashi bëri një interpretim të tijin, duke deklaruar se vepra për të cilën ishte dhënë nga gjykatat greke i përkonte veprës penale të “Rrahjes” në legjislacionin penal shqiptar dhe ai nuk do të humbiste mandatin, edhe sikur ta kishte deklaruar këtë vendim.

Pra, Celibashi e përjashtoi tërësisht nga përgjegjësia kryebashkiakun e Mallakastrës për faktin se ai kishte fshehur dënimin penale në formularin e “Dekriminalizimit”.

Në foto: Kryekomisioneri i Zgjedhjeve nuk penalizoi kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili fshehu dënimin penal në formularin e “Dekriminalizimit”

Madje, Qerim Ismailaj më vonë u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për “falsifikim të formularëve”, pikërisht për faktin se nuk kishte shënuar të dhënat e dënimit në Greqi në dokumentin e “Dekriminalizimit”.

Pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga GJKKO, Ilirjan Celibashi do të mbaj të njëjtin standart vlerësimi edhe për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili, njëlloj si kolegu i tij i Mallakastrës, nuk ka deklaruar dënimin penal në Janinë, si edhe nuk ka bërë asnjë shënim për deportimin e tij në Greqi.

Etiketa: bashkia kucovedekriminalizimiIlirjan CelibashiKQZKreshnik HajdariKucoveprokuroria e pergjithshmevetedeklarim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Kuçovë i dënuari me 29 vjet burg në Itali

10:13 : 24/10/2025
Para

Burreli shkarkon trajnerin, turpërimi në shtëpi ndaj Luzit nuk falet nga klubi matjan

TË GJITHA

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com