• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“One” ndërpret shërbimin celular pa asnjë paralajmërim. AKEP: Shkelje ligji, gjobitet

10:37 : 12/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kompania e telefonisë celulare, “One”, pa asnjë paralajmërim paraprak u ndërpret shërbimin abonentëve, të cilët janë të vonuar në pagesën e faturës mujore.

Qytetarët mund të kenë arsye të ndryshme për mos-pagimin në kohë të detyrimeve ndaj shoqërisë “One”. Por kjo nuk i jep asnjë të drejtë kompanisë celulare që të kryejë ndërprerje të menjëhershme të sinjalit telofonik.

Ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare” parashikon detyrimin që kompanitë celulare të njoftojnë paraprakisht klientët për detyrimin dhe t’u lënë qytetarëve 15 ditë kohë pas kalimit të afatit të kryejnë pagesën. Vetëm pas njoftimit paraprak dhe kalimit të këtij afati 15-ditor, kompania ka të drejtën për të ndërprerë shërbimin.

Por, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton se ‘One” shpk nuk e ndjek këtë praktikë ligjore. Institucioni rregullator ka vendosur që, krahas shkeljeve të tjera, të gjobisë shoqërinë “One” edhe për arsyen se nuk tregohet korrekte me njoftimet për klientët.

Lexo edhe:

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

Gjermani/ Mori fëmijët për pushime në Shqipëri, gjobitet nëna shqiptare

Shkeljet e “One”

Në 24 Tetor 2023, Këshilli Drejtues i AKEP-it vendosi të gjobisë me 10 milionë lekë të reja kompaninë “One”, pasi konstatoi disa shkelje ligjore të përsëritura.

Një ndër këto shkelje është ndërprerja pa paralajmërim e shërbimit celular ndaj klientëve që vonojnë kryerjen e pagesës mujore ndaj kompanisë së telefonisë së lëvizsshme.

Në foto: Vendimi i AKEP-it për kompaninë “One”

AKEP zhvilloi një inspektim disa-javor pranë kompanisë “One”, i cili filloi në Mars të vitit 2023.

Në raportin përfundim, të dorëzuar në Shtator të këtij viti, Grupi i Inspektimit i sugjeron Këshillit Drejtues që të sanksionojë me gjobë shoqërinë “One”, ndër të tjera edhe për faktin se nuk ka respektuar detyrimet ligjore për të njoftuar paraprakisht abonentët për kufizimin apo ndalimin e aksesit në shërbimet e tyre.

Pas këtij rekomandimi, Këshilli Drejtues i AKEP-it zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e kompanisë ‘One”, për të marrë prej tyre argumentat mbi këtë situatë.

Përfaqësuesit e shoqërisë celulare kanë vendosur në dispozicion të AKEP-it një komunikim të brendshëm të departamenteve të kompanisë One Albania për dërgimin e një SMS tek 40 000 (dyzet mijë) përdorues me tekst:

“One ju rikujton datën për pagesën e faturës suaj pranë dyqaneve të One, për të shmangur bllokimin e shërbimeve tuaja. Nëse ju tashmë e keni paguar detyrimin tuaj të radhës, mos e konsideroni këtë sms. Faleminderit.”

AKEP ka konstatuar se një njoftim i tillë nuk përmbush detyrimet ligjore dhe i ka kërkuar shoqërisë “One” që të provonte lajmërimin e abonentëve specifikë për ndërprerjen e shërbimit.

AKEP-i kreu verifikimin faktik mbi “loge-t” e prezantuara nga përfaqësuesi i sipërmarrësit One Albania.

Gjatë verifikimit u konstatua se këto loge, kanë informacione për datën, orën, llojin e sms së dërguar (në grup apo i dedikuar), marrësin e “SMS”, informacion nëse “SMS” është dërguar me sukses apo jo etj., por në asnjë rast të përmbajtjes së “SMS” që sipërmarrësi One Albania sh.a., ka dërguar tek pajtimtarët e caktuar.

Përfaqësuesit e “ONE” pohuan se kompania nuk i ruan SMS-të që i dërgohen pajtimtarëve.

Gjatë procesit të verifikimit, nuk arrit të bëhej dallimi nëse “SMS” që është dërguar te pajtimtarët ka qenë specifike për paralajmërim për ndërprerjen e shërbimit apo me ndonjë përmbajtje tjetër e dërguar nga ana e sipërmarrësit.

Në foto: Shkeljet e kompanisë “One”, sipas vendimit të AKEP-it

Gjithashtu, nga loget e verifikimit të bërë pranë ambienteve të sipërmarrësit One Albania sh.a., por edhe nga provat e paraqitura me vonë nga sipërmarrësi, rezulton që “SMS” e dërguara janë Broadcast, pra që dërgohen në masë për pajtimtarët, dhe jo për secilin pajtimtar.

Në përfundim të verifikimeve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare konstatoi se shoqëria “One” nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga neni 109 të ligjit “Për komunikimet elektronike”, i cili parashikon se: “Nëse pajtimtari nuk përmbush detyrimet kontraktore brenda afatit kohor të përcaktuar në faturë, sipërmarrësi është i detyruar t’i dërgojë pajtimtarit një njoftim me shkrim ose në një formë tjetër që është parashikuar dhe pranuar në kontratë nga pajtimtari, duke vendosur afatin kohor prej jo më pak se 15 ditëve për të përmbushur detyrimet kontraktore”.

Në foto: AKEP-i vendos gjobitjen e kompanisë “One” me gjobë 10 mln lekë

Këshilli Drejtues i AKEP çmon, se kufizimi apo ndërprerja e shërbimit pa respektuar kushtet e nenit 109 të ligjit 9918/2008, “cënon rëndë interesat e pajtimtarit për një shërbim përherë e më të rëndësishëm në veprimtarinë e karakterit privat apo sipërmarrës të pajtimtarit”, dhe për këtë vendosi të vendosë masë administrative ndaj kompanisë “One” për këtë shkelje, si edhe të tjera, duke e gjobitur me 10 milionë lekë të reja (rreth 100 mijë euro).

Etiketa: akepgjobeONEsherbim celularshkelje ligji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

20:48 : 13/06/2025
AKTUALITET

Gjermani/ Mori fëmijët për pushime në Shqipëri, gjobitet nëna shqiptare

20:36 : 28/05/2025
BOTA

Wizz Air gjobitet për kostot e bagazheve të dorës

18:54 : 21/05/2025
AKTUALITET

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

21:59 : 23/04/2025
SPORT

Disiplina/ Nuk doli në konferencë pas ndeshjes me Laçin, supergjobë për Ilir Dajën

18:37 : 23/04/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj “One”/ Gazetarja: Ka dyshime të forta se po fshihet diçka! Ende nuk është futur SPAK-u

21:25 : 27/03/2025
Para

Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

TË GJITHA

“Më kanë vendosur përgjues në dhëmballë”/ Denoncimi i pazakonta: Dentistët nuk m’i heqin, më përndjekin

20:32 : 16/06/2025

Po lahej në det, mbytet një turiste në plazhin e Golemit

20:24 : 16/06/2025

Sulmi ndaj Iranit, Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Europës

20:22 : 16/06/2025

Presidenti Hasanbelliu dorëhiqet nga Teuta, merr fund epoka 26-vjeçare me klubin durrsak

20:15 : 16/06/2025

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025

Taremi drejt largimit, Interi ka në listë dy emra për zëvendësuesin e iranianit

20:04 : 16/06/2025

Brajan Gruda ka zgjedhur Shqipërinë? Bushi: Do të vijë tek ne, nëse nuk e grumbullon Gjermania

20:04 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com