• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

10:00 : 12/11/2023
në SPORT

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që sot të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafiku Urban, pasi për shkak të ndeshjes së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe aktorët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm. Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim: Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet, parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike, shtimin e  masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj. mbrojtja e jetës dhe  pronës publike e private”, thuhet në njoftim.

Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

“Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve. Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj. Përveç tjerash përfshihen edhe rregullat për hyrje në stadium, andaj nga qytetarët/pjesëmarrësit në stadium që kanë siguruar bileta kërkohet që të kenë parasysh dhe t’iu përmbahen rregullave të parapara duke përfshirë: Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium. Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit. Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP). Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë: Mjetet piroteknike, Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë, Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë, Pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), ombrella, armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.), kamera profesionale dhe video kamera, çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar. Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

 

Etiketa: izraelkosovemasa sigurie

Lajme të lidhura

RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
BOTA

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

13:28 : 14/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
BOTA

Të paktën 24 persona të vrarë, intensifikohen sulmet izraelite në Gaza

14:33 : 12/08/2025
Para

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari në kryeqytet

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com