• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekonomia globale, takimi i APEC-ut dhe bisedimet Biden-Xi

20:26 : 12/11/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbajnë peshën më të rëndë të ekonomisë globale. Të marra së bashku, ato prodhojnë më shumë se 40% të mallrave dhe shërbimeve në shkallë botërore.

Beteja ekonomike 5-vjeçare mes Uashingtonit dhe Pekinit ka ndikuar edhe tek ekonomia botërore. Takimi i kësaj jave në Kaliforni mes udhëheqësve Biden dhe Xi mund të ketë pasoja globale. Një shtensionim i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të sjellë përfitime për ekonominë botërore.
Që nga viti 2020, ekonomia botërore është përballur me kriza të njëpasnjëshme, pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe normave të interesit, konfliktet e dhunshme në Ukrainë dhe Gaza.

Që nga viti 2020, ekonomia botërore është përballur me kriza të njëpasnjëshme, pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe normave të interesit, konfliktet e dhunshme në Ukrainë dhe Gaza.
Ekonomia globale parashikohet të rritet afro 3% këtë vit dhe 2.9% vitin që vjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Mospajtimet mes dy ekonomive më të mëdha të botës në këtë moment të tensionuar e përkeqësojnë ndikimin negativ të tronditjeve të ndryshme gjeopolitike që kanë goditur ekonominë botërore”, thotë profesori i politikave tregtare në Unviersitetin Cornell, Eswar Prasad.

Por janë rritur shpresat se Uashingtoni dhe Pekini, të paktën, mund të ulin disa nga tensionet e tyre ekonomike në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, i cili fillon punimet të dielën në San Françisko.

Lexo edhe:

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

Në takim marrin pjesë 21 vende të Paqësorit, të cilat përbëjnë 40% të popullsisë së botës dhe gati gjysmën e tregtisë globale.

Ngjarja kryesore do të jetë takimi Biden-Xi të mërkurën, hera e parë që dy udhëheqësit do të bisedojnë brenda këtij viti, kohë gjatë së cilës janë përkeqësuar fërkimet mes dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur të zvogëlojë pritshmëritë, duke thënë se nuk pritet të ketë përparime.

Profesori Eswar Prasad thotë se pragu për një rezultat të suksesshëm është relativisht i ulët.

“Parandalimi i çdo përkeqësimi të mëtejshëm në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të ishte tashmë një fitore për të dyja palët”, tha ai.

Marrëdhëniet ekonomike SHBA-Kinë janë përkeqësuar për vite me radhë përpara se të arrinin një pikë kulmore në vitin 2018, kur Presidenti Donald Trump nxiti një luftë tregtare gjithëpërfshirëse.

Administrata e Presidentit Trump e akuzoi Kinën se kishte shkelur angazhimet e marra kur u anëtarësua në Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001, për të hapur tregun e saj të gjerë ndaj SHBA-së dhe kompanive të tjera të huaja që dëshironin të shisnin mallrat dhe shërbimet e tyre atje.

Në vitin 2018, administrata e Presidentit Trump filloi të vendosë tarifa ndaj importeve kineze për të ndëshkuar veprimet e Pekinit në përpjekjet për të zëvendësuar epërsinë teknologjike amerikane.

Shumë ekspertë ranë dakord me administratën amerikane se Pekini ishte përfshirë në spiunazh kibernetik dhe kishte kërkuar në mënyrë jo të duhur që kompanitë e huaja të dorëzonin sekretet tregtare si çmim për të fituar qasje në tregun kinez.

Pekini iu kundërpërgjigj sanksioneve të Presidentit Trump me tarifat e veta hakmarrëse, duke i bërë mallrat amerikane më të shtrenjta për blerësit kinezë.

Kur demokrati Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021, ai mbajti në fuqi pjesën më të madhe të politikës tregtare ndaj Kinës nga administrata pararendëse, përfshirë tarifat ndaj Pekinit.

Tatimi amerikan ndaj importeve kineze tani e tejkalon shkallën prej 19% krahasuar me 3% në fillim të vitit 2018, përpara se Presidenti Trump të vendoste tarifat.

Po kështu, taksat kineze për importet amerikane aktualisht janë 21% nga 8% përpara fillimit të luftës tregtare, sipas përllogaritjeve nga zoti Chad Bown nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare./ VOA/

Etiketa: ekonomipekiniTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
AKTUALITET

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

10:05 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025
Para

Paris, mbi 100 mijë njerëz i bashkohen marshimit kundër antisemitizmit

TË GJITHA

Eral Myftaraj, oligarku i Elbasanit që gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

18:28 : 06/09/2025

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com