• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundi tragjik i Raphael Dwamena/ Problemet me zemrën dhe karriera e sulmuesit ganez

16:21 : 11/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot në futbollin shqiptar, teksa lojtari i Egnatias, Raphael Dwamena, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Gjatë ndeshjes në Rrogoshinë kundër Partizanit, lojtari ra pa ndjenja në minutën e 24’ të pjesës së parë, duke tronditur të gjithë të pranishmit, për shkak të historikut që ai që ka pasur me zemrën në të kaluarën.

Sulmuesi ganez u dërgua menjëherë në spital, por sipas policisë ishte tepër vonë me futbollistin që kishte ndërruar jetë.

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.  

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.- njoftoi policia.

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

ZYRTARE/ Konfirmohet ndryshimi në “Final Four”, nuk ka festë para kohe për Egnatian

“Kartela” e Dwamena

Dwamena u diagnostikua për herë të parë me një sëmundje të zemrës në vitin 2017 dhe në vitin 2020, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator, teksa mjekët i këshilluan që të hiqte dorë nga futbolli i luajtur, por ai nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra e tij e fëmijërisë.

Në verën e vitit 2021, ai pati edhe një situatë të tillë kur luante në Austri me klubin, FC Blau-Weiß Linz, duke u rrëzuar në fushë dhe u përmend me një ICD duke u stabilizuar.

Dwamena vendosi t’i rikthehej futbollit një vit më vonë teksa firmosi për BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane në gusht të 2022. Pas kësaj eksperience dhe tetë golave të shënuar, Dwamena kërkoi një shans në elitën e Shqipërisë. Nënshkrimi i tij në janar të këtij në Kategorinë Superiore me Egnatian, bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.

Kush ishte Raphale Dwamena?

I lindur më 12 shtator 1995 në Nkaukau, Ganë, Dwamena filloi të merrej me futboll me programin zhvillimor Red Bull Gana në Francë. Dwamena ndihmoi ekipin e RB Ghana U-17 për të fituar medaljen e argjendtë dhe u emërua lojtari i turneut në vitin 2017. Përpara se të kthehej në Ganë, Dwamena udhëtoi në Austri për një provë një javore me Red Bull Salzburg.

Ai iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburgut në janar të vitit 2014, dhe menjëherë pati një ndikim në skuadrën U18. Në një turne në qershor të atij viti, ai shënoi shtatë gola në katër ndeshje. Edhe pse Salzburg përfundoi në vendin e tretë, ai fitoi Këpucën e Artë.

Në korrik 2014, Dwamena kaloi te Liefering ku bëri dhe debutimin në moshën 18-vjeçare në Ligën e Parë austriake. Në sezonin pasardhës 2015-16, ai do të shënonte edhe golin e parë si lojtar profesionist, më 18 shtator.

Në verën e vitit 2016, Dwamena kaloi te klubi tjetër austriak, Austria Lustenau për shifrën e 600 mijë eurove. Aty realizoi 18 gola në 20 ndeshje, para se ajo performancë t’i siguronte një kalim në Zvicër te Zyrihu, më 27 janar 2017.

Ndikimi i tij në klubin e ri ishte i dukshëm dhe i menjëhershëm. Më 12 gola në 18 ndeshje, ganezi ndihmoi Zyrich të siguronte titullin e ligës dhe promovimin në Super Ligën e Zvicrës. Dhe, në ligën më të lartë zvicerane, ai realizoi dy gola në debutim kundër Grasshopers.

Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier Ligën angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zyrihun për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij. Kështu, ai mbeti te Zurih.

Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton treguan probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij.

Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime. Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon.

Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjekësore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Në sezonin e tij të parë në Shqipëri, ai realizoi 11 gola dhe shtatë asistime në 18 paraqitje në Superiore, si dhe një gol dhe dy asistime në gjashtë ndeshje në Kupë.

Sezonin e ri, ai e nisi me tre gola në dy ndeshjet kualifikuese në UEFA Europa Konferencë Ligë, ndonëse Egnatia u eliminua nga aremenët e Araratit në raundin e parë. Dwamena kryesonte listën e golashënuesve në këtë sezon në Superiore, por fatkeqësisht sot humbi jetën pas një arresti kardiak në fushë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Karriera dhe jeta e tij u ndal me skuadrën e Egnatias, ku shkëlqeu me fanellën e rrogozhinasve. Në 36 ndeshje në total, ai arriti të shënonte 24 gola dhe të asistonte 10 herë.

Etiketa: egnatiafutbollprobleme ne zemerRaphael Dwamenavdes

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

ZYRTARE/ Konfirmohet ndryshimi në “Final Four”, nuk ka festë para kohe për Egnatian

13:51 : 24/05/2026
SPORT

VIDEO/ Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

11:34 : 24/05/2026
Lajmet e Dites

Egnatia fiton 2-1 ndaj Vllaznisë, kryeson në Final Four

21:39 : 23/05/2026
AKTUALITET

Përplasje mes tifozërive pas sfidës Elbasani-Egnatia, ndërhyn policia

21:57 : 17/05/2026
SPORT

Egnatia “shkërmoq” Elbasanin, triumfon 4-0 në sfidën e “Final Four”

21:04 : 17/05/2026
Para

Spitali kryesor i Gazës në errësirë

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom