• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbarimi bllokon llogarinë e thesarit/ BIRN: Organet e drejtësisë në “ngërç” financiar

18:25 : 10/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria e Përgjithshme u ankua të premten në Kuvend se i është bllokuar llogaria e thesarit nga përmbaruesit, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Luan Abazi, sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, i tha Komisionit Parlamentar të Ligjeve se “kemi qenë shumë në vështirësi për të kryer veprime financiare me thesarin, sepse nga ana e përmbaruesve është bllokuar thesari”.

Gjatë prezantimit të buxhetit të ri, Abazi kërkoi nga qeveria që të marrë masa për këtë çështje, pasi sipas tij, “vazhdojnë proceset gjyqësore dhe gjykata në mënyrë sistematike po jep vendime në favor të tyre”.

“Nga ana jonë është njohur detyrimi për të gjithë punonjësit, kjo është bërë për të kursyer shpenzimet gjyqësore dhe ato të përmbarimit,” shtoi ai, duke e vlerësuar situatën si shumë problematike.

“T’i kërkohet Ministrisë së Financave që të vendosë që ky detyrim që kemi të likuidohet menjëherë, sepse prokuroria është në vështirësi të përditshme për të kryer veprime në funksionin kushtetues që ka,” këmbënguli ai.

Lexo edhe:

Akuzat për dënim në Greqi, BIRN: Prokuroria po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”

BIRN: Afera e incineratorit “fantazmë” të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur një vit më parë u njeh një shtesë page prej 14 mijë lekësh të gjithë magjistratëve që nga viti 2019, por qeveria ka bërë një vesh të shurdhër për alokimin e fondeve për zbatimin e tij.

Të njëjtin shqetësim ngriti dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, gjatë dëgjesës në këtë komision të premten.

Armand Shini, drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK tha se “struktura po përballet me vendime gjyqësore që janë në ekzekutim dhe shpenzime gjyqësore, përmbarimore”, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Sipas tij, efekti financiar i këtyre detyrimeve arrin në 130 milionë lekë për këtë institucion.

Gjatë kërkesave për buxhetin e ri 2024, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, këmbënguli që qeveria të parashikonte zërin e investimeve në shumën 550 milionë për rikonstruksionin e godinës së re brenda vitit që vjen, jo të ndarë në 2 vite, siç e kishte parashikuar Ministria e Financave.

“Jemi para faktit që godinën e kemi përballë, por punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë stafin pasi s’kemi ambjente ku t’i vendosim,” u tha Dumani deputetëve.

Në lidhje me detyrimet për shtesat e pagave, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se shqetësimi ishte i drejtë, por ajo ripërsëriti qëndrimin se Kuvendi dhe qeveria po kërkojnë një zgjidhje institucionale-ligjore për këtë çështje

Punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare dhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore.

Gjatë dëgjesave për buxhetin, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Pavarur i Apelimit theksuan se kjo ishte një çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe për pavarësinë e këtyre institucioneve./ BIRN

Etiketa: birndetyrimet e pagavellogarinë e thesarit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për dënim në Greqi, BIRN: Prokuroria po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”

21:30 : 05/05/2025
AKTUALITET

BIRN: Afera e incineratorit “fantazmë” të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

18:15 : 16/04/2025
AKTUALITET

Çelja e fushatës/ BIRN: Dy partitë e mëdha përballen me konsumim nga skandalet korruptive

15:56 : 12/04/2025
AKTUALITET

Paratë nuk prodhojnë demokraci

18:12 : 11/04/2025
AKTUALITET

BIRN: Qeveria “Rama” do të mbyllë TikTok-un dy muaj para zgjedhjeve

15:46 : 06/03/2025
AKTUALITET

Pa mbështetje dhe nën trysni: Kriza e gazetarisë lokale në Shqipëri

09:51 : 04/03/2025
Para

U nisën për Kosovë, futbollistët e Izraelit përballen me një sulm raketash/ VIDEO

TË GJITHA

Conte “ngrin” Napolin, nuk flet për rinovimin pas titullit: Është koha për të festuar!

15:49 : 24/05/2025

Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

15:40 : 24/05/2025

Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në ‘Premier League’

15:39 : 24/05/2025

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

15:17 : 24/05/2025

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

15:06 : 24/05/2025

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com