• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministri i Ramës kundër marrëveshjes për refugjatët: Të rishqyrtohet për të parandaluar pasoja serioze

13:37 : 09/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, Sandër Lleshaj pozicionohet kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e refugjatëve nga vendet e treta në vendin tonë.

Në një opinion për gazetën “Panorama” të titulluar ” Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve”, Lleshaj shprehet se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat sipas tij, shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë.

Marrëveshja parashikon që qendrat ku do të strehohen refugjatët, do të jenë nën juridiksionit italian.

Për këtë pikë, Lleshaj shprehet se pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.

Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve – Nga Sandër Lleshaj 

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Nuk e di se e kujt është ideja e ngritjes së kampeve të pritjes së refugjatëve jashtë territorit të BE, si rruga për të zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballet Europa në këtë shekull. Ndoshta është më mirë që kjo ide, kaq e mjerë si në aspektin politik, ashtu edhe atë juridik e human, të mbetet anonime. Do të mjaftonte vetëm një vështrim i thjeshtë mbi eksplozionin e popullsisë së Afrikës së Veriut për të parë se sa qesharake është ideja e “kampeve të mikpritjes”. Në vitin 1970 popullsia e vendeve të Afrikës së Veriut (Sahara Perëndimore, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipti dhe Sudani) ishte rreth 80 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2023 këto vende së bashku numërojnë mbi 265 milionë banorë.

Të mbërthyer në darën e varfërisë dhe të gjeografisë, masat njerëzore përherë në rritje nga këto vende nuk kanë ndonjë rrugëdalje nga mjerimi. Të shtrënguar në një rrip të ngushtë toke mes Saharasë dhe Mesdheut, ato janë në kërkim të një alternative. Në njërën anë, në jug, kanë shkretëtirën e pakalueshme të Saharasë dhe në anën tjetër, në veri, kanë shpresën e vetme reale: rrugën e shkurtër mesdhetare drejt Europës. Sigurisht që ata do të zgjedhin rrugën e vetme: Mesdheun për në Europë. Por nuk është vetëm Afrika e Veriut. E gjithë Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të konsiderueshme të Azisë janë burim emigracioni drejt Europës. Shifrat në rritje eksponenciale të emigrantëve ilegalë në brigjet veriore të Mesdheut e provojnë përditë këtë.

Flukset jo vetëm nuk janë dekurajuar, por madje janë dyfishuar brenda vitit të parë të qeverisjes së Melonit në Itali si për të sfiduar në mënyrë ironike, jo vetëm populizimin e saj, por edhe krejt qasjen pa kuptim të vetë Europës ndaj kësaj vale të pandalshme. Ideja absurde e “qendrave të mikpritjes”, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE për të qenë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. Kampet synohet të ndërtohen jashtë BE jo për mungesë toke, por për mungesë lirie procedurale. Tentativa e dështuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe me Ruandën në të vërtetë do të duhej të kishte mjaftuar edhe për Italinë.

Ndaj duket se përpjekja e qeverisë italiane për të gjetur një zgjidhje në Shëngjin e Gjadër për problemin e madh që i ka rënë është krejtësisht iluzore dhe e pashpresë. Italia e ka të pamundur të riatdhesojë emigrantët e paligjshëm për arsye të mungesës së marrëveshjeve të ripranimit më shumicën e vendeve prej nga ata vijnë. Në vitin 2022, Italia mundi të riatdhesojë një numër krejt të papërfillshëm emigrantësh prej më pak se 4 mijë personash, të cilët si rregull rikthehen përsëri në rastin më të parë. Në këto kushte, “ekskursioni” i një grupi mashkullor të emigrantëve ilegalë për në Shqipëri, për t’u kthyer përsëri në Itali duket si i pakuptimtë. Megjithatë, njëfarë kuptimi, por në fakt një kuptim të mbrapshtë, do të merrte kjo gjë, nëse ata që do t’u refuzohet azili, pra shumica e tyre të “treteshin”, pas kësaj, rrugëve të Shqipërisë, në vijim të rrugëtimit tokësor drejt Europës Qendrore e më tej. Por kjo situatë do të na krijonte një problem të ri me vendet e tjera europiane.

Problemi i migracionit ilegal nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk mund të zgjidhet as në Gjadër, madje as në Palasë. Edhe sikur e gjithë Shqipëria të shndërrohet në një kamp refugjatësh, ajo përsëri është krejt e vogël për të përballuar flukset e valëve të pafundme migratore që vetëm sa do të shtohen. Deri në shtator të vitit 2023, në Itali mbërritën në rrugë detare mbi 130 mijë emigrantë ilegalë, ose dyfishi i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Zgjidhjet për këtë sfidë të shekullit mund të gjenden vetëm në vendet prej nga buron migracioni ilegal. Këtë detyrë e ka Europa, e cila, ose duhet të mundësojë një jetë dinjitoze për popujt e prekur në vendet përkatëse, ose duhet të organizojë vetë migrimin masiv drejt Europës.

Kjo sfidë ekzistenciale nuk mund të zgjidhet me hile anemike të natyrës procedurale, sikundër po tentohet me kampet e përfolura. Në këtë kuptim, projekti për të ndërtuar kampe italiane për refugjatë në Shqipëri është, së pari, i padobishëm edhe për vetë Italinë. Por, nga ana tjetër, nëse këtu do të shtoheshin edhe argumente të tjera të natyrës kushtetuese (sovraniteti!), të natyrës politike (borxhi ynë ndaj Italisë?!), të natyrës ekonomike dhe sociale (turizmi, infrastruktura) si dhe aspekte të tjera të shumëfishta, rezulton se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë. Është me shumë rëndësi që të parandalohet krijimi i një precedenti kushtetues në raport me sovranitetin e vendit. Referimi i deritanishëm i rasteve të ujgurëve, iranianëve dhe afganëve është krejtësisht i pa arsyetuar.

Të gjitha këto raste kanë qenë iniciativa politike, padyshim shumë të diskutueshme, por ato nuk kanë krijuar hapësira ekstraterritoriale brenda territorit sovran të Shqipërisë. Për të gjithë këta persona dhe hapësirat përkatëse ku ata kanë jetuar është zbatuar vetëm legjislacioni shqiptar. Ndërsa pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.

Etiketa: Edi RamaGiorgia Melonimarreveshja per refugjatetSander Lleshaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Lajm i trishtë! Shuhet aktorja e njohur, humbi betejën me kancerin/ Foto- Emri

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com