• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Strasburgut/ Familjarët e viktimave të Gërdecit: Të përligjur nga mbështetja për ankesat tona

20:43 : 07/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë sot me një vendim për padinë e familjarëve të viktima të shpërthimit në Gërdec, ku konstaton se ka patur shkelje ndër vite.

Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin Fatmir Mediu është zvarritur. Në vendim thuhet se shteti i paditur duhet të dëmshpërblejë kërkuesit brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë.

Pas vendimit të Strasburgut ka ardhur një deklaratë dhe nga shoqata e familjarëve të viktimave, teksa shprehen se ndihen të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave të tyre kryesore. Më konkretisht, sipas tyre, “Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotë dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe të përgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes.”

Më tej, në deklaratën e tyre ata sqarojnë edhe 5 pikat e vendimit të Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, teksa i kërkojnë qeverisë shqiptare që të pranojë këtë akt-gjykim si të drejtë dhe të mos shtyjë më tej procesin në Strasburg me ankime të mëtejshme të panevojshme.

Vlen të theksohet fakti se kjo çështje është nën hetim nga SPAK, ku është marrë i pandehur, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Lexo edhe:

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

Deklarata e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit mirëpriti sot vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Ne ndihemi të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave tona kryesore dhe konkretisht: Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotë dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe të përgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes. Tashmë Gjykata e Strasburgut na konfirmoi që kemi pasur të drejtë gjatë gjithë kohës kur drejtësia shqiptare na ka shpërfillur çdo kërkesë, përpara se ta merrte seriozisht vetëm drejtësia e sotme.

Ne e mirëpritëm gjithashtu arsyetimin e Gjykatës së Strasburgut se tragjedia e Gërdecit, si në impaktin që ka pasur në historinë moderne shqiptare, ashtu edhe dhe për provat që tashmë janë të disponueshme, nuk është vetëm në interesin tonë, por edhe të shoqërisë shqiptare, që të gjithë së bashku të mësojmë rrethanat e sakta në të cilat ndodhi ajo dhe çfarë roli ka pasur në të Z.Mediu.

Meqënëse gjatë ditës së sotme kemi konstatuar interpretime të ndryshme të kësaj çështjeje, e shohim të arsyeshme të sqarojmë dhe kërkojmë nga mediat përkatëse të reflektojnë mbi sa më poshtë:

  • Së pari, e drejta kryesore e fituar në këtë çështje është pjesëmarrja aktive e të dëmtuarve në procesin penal, duke kërkuar marrje provash, pyetje dëshmitarësh, e çdo gjë tjetër që palët e tjera në proces kanë të drejtë të ushtrojnë. Hetimi dhe gjykimi penal mund të jenë efektiv kur të gjithë palët përballen me njëra-tjetrën në një proces të rregullt që zbaton parimin e kontradiktoritetit;
  • Së dyti, vendimi i Gjykatës së Strasburgut vulosi faktin që kjo është një çështje e pastër juridike dhe jo politike ndaj askujt. Zbardhja e plotë e rolit të ish Ministrit të Mbrojtjes është detyrë e gjykatave vendase dhe pa realizuar këtë aspekt, shkelja e konstatuar nga Gjykata e Strasburgbut nuk riparohet;
  • Së treti, të respektohet plotësisht e drejta e Z.Mediu për prezumimin e pafajësisë. Që nga fillimi dhe deri në fund, kërkimi ynë lidhet me zbardhjen e të vërtetës dhe jo me hakmarrje;
  • Së katërti, të kuptohet që dëmshpërblimet e dhëna nga Gjykata e Strasburgut nuk janë për humbjen e jetës, nuk zëvendësojnë asnjë drejtësi të mohuar dhe nuk janë as në fokusin e viktimave, por kjo është një mënyrë normale e të vepruarit të kësaj gjykate kur ajo konstaton se ata kanë kaluar në andralla procedurale, pa arritur të realizojnë të drejtat e tyre;
  • Së fundi, gjetjet dhe arsyetimi i Gjykatës së Strasburgut janë komplekse dhe me shumë interes për të vënë organet vendase të drejtësisë përpara një presioni pozitiv për të përmbushur të drejtat e ligjshme të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

Gjejmë rastin që të shprehim vlerësimin tonë pozitiv për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin që nisën të plotësonin këto të drejta (rihapjen e çështjes dhe lejimin në parim të ushtrimit të rolit aktiv të familjarëve të viktimave në proces) që përpara se Gjykata e Strasburgut t’i theksonte ato në akt-gjykimin e sotëm.

Gjejmë rastin gjithashtu që të kërkojmë nga qeveria shqiptare që të pranojë këtë akt-gjykim si të drejtë dhe të mos shtyjë më tej procesin në Strasburg me ankime të mëtejshme të panevojshme. Gjykata e Strasburgut foli dhe tashmë të drejtat e theksuara nga ajo duhen përmbushur të plota, pa asnjë vonesë të mëtejshme, në emër të zbardhjes së një tragjedie që shteti shqiptar ua ka borxh shtetasve t’ua ofrojë që prej 15 vjetësh.

Etiketa: familjaretgerdecimediuStrasburguvendimiviktimat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
BOTA

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

13:33 : 28/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
Para

Champions/ Dortmund triumfon ndaj Newcastle, Shakhtar Donetsk befason Barçën

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com