• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sukseset imagjinare të qeverisë/ “Bonusi i bebes, politikë demografike e suksesshme”

15:11 : 07/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Qeveria pretendon se bonusi i bebes është një politike demografike e suksesshme, por statistikat flasin për një realitet krejt të kundërt.

Përmes një postimi në rrjetin social “FB” këtë të martë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po mbështet familjet e reja me bonusin e bebes. “Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të  porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkroi.

Më vonë gjatë ditës, në mbledhjen online të komisionit të çështjeve sociale, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e quajti bonusin e bebes një politikë demografike të suksesshme.

“Bonusi i bebes është një tjetër politikë demografike e suksesshme, shtoi Koçiu. Në 2023-shin janë mbështetur mbi 36 mijë familje të reja dhe do të vijojë të zbatohet edhe në 2024 me një fond prej 2.2 miliardë lekë”, tha ministrja.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Shifrat që përgënjeshtrojnë qeverinë

A është vërtetë bonusi i bebes një politikë demografike e suksesshme?

Katër vite më parë, qeveria vendosi disa stimuj financiarë për nënat që sjellin në jetë fëmijë (40 mijë lekë për fëmijën e parë, me rritje progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 120 mijë lekë, e kështu më radhë).

Me kalimin e viteve u provua se nisma nuk ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve. Statistikat e INSTAT raportojnë për rënie të lindshmërisë në mënyrë periodike.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave që japin një panoramë të 6-mujorit të parë të vitit, treguan se për ketë periudhë lindjet shënuan rënie vjetore në shkallë vendi me 12.7%.

Ndër qytetet me statistika negative renditet tanimë edhe kryeqyteti. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit. E njëjta tendencë ka vijuar edhe për pjesën e parë të këtij viti, periudhë gjatë së cilës INSTAT raporton për 3785 lindje. Shifër më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë – 4345, më e ulët po ashtu se gjashtëmujori i dytë i vitit 2022, kur u regjistruan 4744 lindje.

Në aspektin demografik, veç rënies së numrit të lindjeve, ekspertët shohin si shqetësuese edhe shifrat e larta të emigrimit që janë shënuar përgjatë viteve të fundit, teksa vendi është nën qeverisjen e zgjatur Rama.

Në një artikull të publikuar së fundmi, ku përcillet mendimi i ekspertëve të fushës, “Zëri i Amerikës” raporton se të gjithë treguesit demografikë që ndikojnë në plakjen e popullsisë janë në përkeqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, ndërsa ngrihet alarmi për pasoja të rënda në ekonomi.

“Mosha mesatare 39 vjeç, shtesa natyrore e popullsisë në prag të rritjes negative apo emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve, po e plakin me ritme të shpejta popullsinë. Sfidat sipas ekspertëve janë të mëdha, dhe vendi nuk është i përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me to. Ky fenomen ka prekur mjaft vende të zhvilluara, por studiuesit vërejnë se pasojat në Shqipëri janë më të rënda për shkak të një ekonomie më të dobët”, shkruan “VOA”.

Etiketa: Edi Ramaemigrimlindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Dhunimi i vajzës 3-vjeçare, dy DËSHMITË kontradiktore të drejtoreshës së kopshtit

TË GJITHA

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025

Nëntori vjen me ndryshime të mëdha për këto 4 shenja horoskopi

10:09 : 30/10/2025

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com