• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa të sigurta janë aeroportet e Gjermanisë?

08:36 : 07/11/2023
në BOTA

Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi mbajti vajzën e tij katërvjeçare në një makinë në aeroportin e Hamburgut për plot tetëmbëdhjetë orë. Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është “e padëmtuar”, siç kumtuar autoritetet. Më parë, ai u fut me makinë në pistën e aeroportit dhe qëndroi pranë avionit. Ai ishte i armatosur. I gjithë aeroporti u bllokua me orë të tëra, ndërsa mijëra persona mbetën pa fluturimet e planifikuara dhe të paguara.

Kjo dramë nxiti debate të shumta rreth sigurisë në aeroportet gjermane. Ndryshe nga vendet e tjera, ku ka shtylla që mund të ulen ose ngrihen në rrugë dhe të pengojnë hyrjen e makinave, në Hamburg rrëmbyesi me sa duket kishte para vetes vetëm rampa kuq e bardhë si pengesë në rrugën e tij për në zonën e siguruar shumë.

E kjo nuk është hera e parë që persona të paautorizuar depërtojnë në zonën e aeroportit. Verën e kaluar, aktivistët e “Brezit të fundit” prenë gardhin metalik dhe e futën në pistë.

Autroritetet thonë se nuk ka pasur lëshime

Menaxhmenti i aeroportit nuk sheh asnjë lëshim të mundshëm: “Siguria e zonës së aeroportit është në përputhje me dispozitat ligjore, madje shkon përtej kësaj”, tha një zëdhënëse për DPA.

Lexo edhe:

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

Ajo shtoi se në një aeroport kaq të madh, i cili ka një sipërfaqe prej afërsisht 800 fusha futbolli, nuk mund të përjashtohet që “ndonjë kriminel i rëndë të futet në zonën e siguruar”.

Kjo zëdhënëse shtoi se ekziston një sistem alarmi për situata të tilla, “i cili aktivizohet pa të meta”.

Siç shtoi ajo, pas protestës së aktivistëve të klimës, është shtuar numri i patrullave pranë rrethojës së aeroportit, ndërsa po testohen edhe kamera dhe sensorë të rinj.

Ajo nuk tha asgjë për rampat që mund të kalohen lehtë: “Ju lutemi kuptoni, ne nuk ofrojmë informacion më të detajuar në lidhje me konceptin tonë të sigurisë.”

Rregullat e vjetruara

Andreas Roskopf, kryetar i Sindikatës së Policisë, u pyet nga programi i parë gjerman ARD, nëse koncepti i sigurisë në aeroportin e Hamburgut është në nivelin e duhur?

“Ne kemi nevojë urgjente për të krijuar një koncept sigurie që korrespondon me gjendjen e sotme”, përgjigjet Roskopf. Ai shton se nuk guxon as të mendojë se çfarë mund të kishte ndodhur po të ishte fjala për terrorizëm.

Roskopf nënvizon se standardet e sigurisë së aeroportit sot nënkuptojnë edhe kamerat e vëzhgimit dhe detektorët e lëvizjes në zona të ndjeshme: “Në rrugët e afrimit duhet të punojmë me barriera dhe pengesa që të paktën një makinë e zakonshme nuk mund t’i kalojë.”

Ai thotë se rreziku është në rritje në këtë zonë në Gjermani. Por thekson se aeroportet funksionojnë sipas rregulloreve aktuale të sigurisë.

“Legjislativi duhet të miratojë rregullore shumë të qarta në këtë fushë, në mënyrë që aeroportet të detyrohen të vendosin këto masa mbrojtëse dhe që ekspozimi ndaj rrezikut që kemi aktualisht të jetë sa më i ulët.

“Nënë apo njerkë”

Profesori në Akademinë e Policisë, Raphfael Beer, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane, Heiko Tagaz, kërkojnë mbrojtje më të mirë të aeroporteve. “Është e vështirë të kuptohet se edhe panairet e Krishtlindjeve janë të siguruara me barrikada betoni, ndërsa ndaj kompanive të aeroporteve ka një raport si njerkë, në zona të mbrojtura rreptësisht,” tha Tagaz për agjencinë e lajmeve dpa.

Profesori u shpreh për NDR se koncepti i sigurisë duhet patjetër të rishikohet. “Nuk mund ta kuptoj që kompania e aeroportit tani fshihet pas dispozitave ligjore që nuk parashikojnë masa më të rrepta.”

Ai thotë se përmbushja e detyrimeve ligjore është një çështje e rëndësishme. “Por nëse shikojmë botën përreth nesh, shohim se autorëve të sulmeve nuk u intereson se cilat rregullore ndiqen dhe cilat jo. E thënë thjesht, ajo pjesë e trafikut duhet të mbrohet më mirë. Kjo është arsyeja pse e gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme duhet të rishqyrtohet”.

As aeroportet e tjera nuk janë të sigurta

Eksperti i aviacionit Heinrich Grosbongart ka punuar më parë për Lufthansa, Boeing dhe sindikatën e pilotëve Cockpit. Vlerësimi i tij është alarmant. “Aeroporti i Hamburgut nuk është i sigurt – por as aeroportet e tjera gjermane nuk janë”, tha ai për Spiegel.

Sipas tij, kjo është skandaloze sepse aeroportet “janë të njohura prej dekadash si objektivat e preferuar të terroristëve. Avionët me dhjetëra mijëra litra kerozinë dhe qindra pasagjerë presin të ngrihen. Për shkak të gjithë kësaj, Grosbongart i quan administratën dhe institucionet e aeroportit “të pakuptueshme dhe naive”./DW

Etiketa: aeroportGjermanisiguri

Lajme të lidhura

BOTA

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025
BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

11:55 : 12/11/2025
Para

Di Francesco ‘ngre në qiell’ talentët shqiptarë

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com