• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve, të parët në rajon

10:23 : 05/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Sipas raportit të Këshillit të Europës për vitin 2022, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 176 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit edhe të parët në rajon.

Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 155 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 117 të burgosuar për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin 2021 vihet re një rritje e numrit të të burgosurve në Shqipëri për 100 mijë banorë me 8.2%. Lihtenshtejni renditet vendi me normën më të ulët të të burgosurve për 100 mijë banorë.

Ndër të tjera, nga të dhënat konkludojmë se Shqipëria është e treta mes 47-të vende të Europës, e cila ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të të burgosurve nga viti 2005 deri në vitin 2022, me 61%. Ndërkohë numri i të burgosurve në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përgjatë kësaj periudhe, paraqitet me rënie.

Nga ana tjetër, një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon, por për mirë, është ai i përqindjes së femrave të burgosura. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.2% të të burgosurve në vendin tonë për vitin 2022.

Një tregues tjetër interesant në këtë raport lidhet me përqindjen e të burgosurve të huaj në burgje. Sipas shifrave të Këshillit të Europës, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me përqindjen më të ulët. Të dhënat për vitin 2022 flasin për një peshë prej 2.1% të burgosurve të huaj në vendin tonë.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Por si paraqitet Shqipëria në renditje sa i përket normës së të burgosurve të cilët nuk vuajnë dënimin përfundimtar?

Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’, Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë sa i përket të burgosurve që nuk e vuajnë deri në fund dënimin e dhënë nga gjykata. Norma për Shqipërinë për vitin 2022 llogaritet në 58%, pra më shumë se gjysma nuk e vuajnë dënimin./SCAN

Etiketa: dëniminnuk perfundojnenumrirajonShqiperiatë burgosuritte paret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
Para

DW: Ku qëndron Kina në konfliktin e Lindjes së Mesme?

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com