• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faktet në “duart” e SPAK/ Si Veliaj favorizoi mikun e Xhafajt për leje ndërtimi mbi pronat e shtetit

11:38 : 05/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme faktet se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka favorizuar bashkë me ish-ministrin e Bredshëm, Fatmir Xhafaj, mikun e këtij të fundit, Armand Lilo, pronar i kompanisë “Arlis ndërtim-shpk”.

Bëhet fjalë për pallatet “SQUARE 21” të ndërtuara në Rugën e Kavajës, pronë mbi të cilën kanë qenë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit, sipas Këlliçit. Ky i fundit, në një deklaratë nga selia blu, renditi të gjitha faktet se si është favorizua Armand Lilo nga vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Më 21 shtator të vitit 2017, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Arlis ndërtim-shpk” një leje ndërtimi për projektin famoz në rrugën e Kavajës SQUARE 21, pronë mbi të cilën janë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit.

Për të mbuluar lejen që Veliaj jep për Arlis-Ndërtim mbi godinat shtetërore dhe për të shtuar fitimet e Armand Lilos, disa muaj më vonë, me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, datë 21.05.2018, që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë 13 prona dhe ndërtesat mbi to, për zhvillim ekonomik.

5 muaj më vonë, me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 146, datë 15.11.2018, Bashkia Tiranë dhe Arlis Ndërtim nisin negocimin për ndërtimin e një godine disakatëshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, dhe në këmbim Bashkia do ti jepte kompanisë Arlis Ndërtim trojet e lartpërmendura si dhe do të miratonte prishjen e të gjitha godinave të kaluara me VKM në pronësi të saj. Bëhet fjalë për pasurinë truall 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 ndërtesa mbi të, por që më pas, bashkia i deklaron të shembura totalisht.

Lexo edhe:

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

Bashkia Tiranë do të miratonte dhe shembjen e godinave të administratës së Bashkisë Tiranë, me drejtorinë e taksave dhe Policinë Bashkiake. Nga ana tjetër, Arlis Ndërtim do të ndërtonte për llogari të Bashkisë Tiranë një godinë 5-katëshe, me sipërfaqe 4400 m2.” – deklaroi Këlliçi.

Ish-deputeti i PD-së shtoi më tej se kjo histori vijon me disa Vendime të tjera të Këshillit Bashkiak, në kohën kur ishte e gjitha në duart e socialistëve, të cilat shtojnë sipërfaqen e truallit, dhe zvogëlojnë sipërfaqen e godinave mbi të.

Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj dhe favoret e tij ndaj kompanisë “Arlis ndërtim-shpk” e Armand Lilos, janë të shtrira në pazare financiare të pastra, por sipas tij, për këto pazare kryebashkiaku i Tiranës do të duhet të japë sqarime përpara drejtësisë. Ai shtoi më tej se të gjitha provat do t’ia dorëzojë kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa i bëri thirrje që të sekuestrojë të gjitha vendimet e këshillit bashkiak Tiranë, vendimet e këshillit të ministrave, kontratat dhe lejet e ndërtimit për këtë subjekt.

Më herët, Këlliçi ka denoncuar se si Armand Lilo, i cili dërtoi 7 kate pa leje, në një kullë në Sheshin “Skënderbej”, jo vetëm që nuk është penalizuar, por u favorizua më tej duke i lejuar të depozitojnë dherat pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.

Këlliçi deklaroi se edhe pse ka depozituar një sërë kallëzimesh e provash flagrante në SPAK, për Bashkinë e Tiranës ende deri më sot nuk ka asnjë reagim. Sipas tij, ka dyshime dhe informacione të besueshme se drejtues të strukturës së SPAK, kanë konflikt interesi të drejtpërdrejtë, pasi kanë familjarë të tyre të punësuar në pozicione kyçe në Bashkinë Tiranë.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Përshëndetje,

Ditën e mërkurë, zbuluam përmes një sërë komunikimesh se si Erion Veliaj favorizon miqtë e tij ndërtues në biznesin korruptiv të depozitimit të dherave, ku biznesmenë që kanë ndërtuar 7 kate pa leje në mes të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk penalizohen, por madje favorizohen më tej duke i lejuar të depozitojnë dherat pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.

Njëri prej miqve të kryebashkiakut dhe ndërtuesi që ka ngritur një pallat 7 katësh pa leje, mbi një kullë, theksojmë rast ky unikal në botë, përballë zyrës së Erion Veliajt, quhet Armand Lilo, pronar i kompanisë Arlis Ndërtim, i cili ka përfituar trajtim preferencial në mënyrë të përsëritur.

Po përse është Arlis Ndërtim një nga të preferuarit e Erion Velisë?

Le ta ilustrojmë me një rast tjetër konkret:

Më 21.09.2017, Erion Veliaj i jep kësaj kompanie një leje ndërtimi për projektin famoz në rrugën e Kavajës SQUARE 21, pronë mbi të cilën janë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit.

Për të mbuluar lejen që Veliaj jep për Arlis-Ndërtim mbi godinat shtetërore dhe për të shtuar fitimet e Armand Lilos, disa muaj më vonë, me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, datë 21.05.2018, që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë 13 prona dhe ndërtesat mbi to, për zhvillim ekonomik.

5 muaj më vonë, me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 146, datë 15.11.2018, Bashkia Tiranë dhe Arlis Ndërtim nisin negocimin për ndërtimin e një godine disakatëshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, dhe në këmbim Bashkia do ti jepte kompanisë Arlis Ndërtim trojet e lartpërmendura si dhe do të miratonte prishjen e të gjitha godinave të kaluara me VKM në pronësi të saj.

Bëhet fjalë për pasurinë truall 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 ndërtesa mbi të, por që më pas, bashkia i deklaron të shembura totalisht.

Bashkia Tiranë do të miratonte dhe shembjen e godinave të administratës së Bashkisë Tiranë, me drejtorinë e taksave dhe Policinë Bashkiake.

Nga ana tjetër, Arlis Ndërtim do të ndërtonte për llogari të Bashkisë Tiranë një godinë 5-katëshe, me sipërfaqe 4400 m2

Historia vijon me disa Vendime të tjera të Këshillit Bashkiak, në kohën kur ishte e gjitha në duart e socialistëve, të cilat shtojnë sipërfaqen e truallit, dhe zvogëlojnë sipërfaqen e godinave mbi të.

Pra Erion Veliaj dhe favoret e tij ndaj kompanisë Arlis Ndërtim e Armand Lilos, janë të shtrira në pazare financiare të pastra, por për këto pazare kryebashkiaku do të duhet të japë sqarime përpara drejtësisë.

Të nderuar qytetarë,

Këto veprime flagrante të Erion Veliajt, në bashkëpunim me Fatmir Xhafën, atëherë Ministër i Brendshëm, kanë favorizuar qartazi subjektin Arlis-Ndërtim për ndërtimet në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranes.

Sërish bëj me dije opinionin publik se i kam dërguar SPAK një pjesë të dokumentacionit për këtë pazar të Erion Veliajt dhe sot përsëri i bëj thirrje publike SPAK të sekuestrojë të gjitha vendimet e këshillit bashkiak Tiranë, vendimet e këshillit të ministrave, kontratat dhe lejet e ndërtimit për këtë subjekt.

Edhe pse deri më sot kam depozituar një sërë kallëzimesh e provash flagrante në SPAK, për Bashkinë e Tiranës ende nuk ka asnjë reagim, edhe pse ka dyshime dhe informacione të besueshme se drejtues të strukturës së SPAK, kanë konflikt interesi të drejtpërdrejtë, pasi kanë familjarë të tyre të punësuar në pozicione kyçe në Bashkinë Tiranë, unë sërish do të bëj detyrën time si opozitar, përfaqësues i PD, në mbrojtje të interesit publik.

Pas kësaj konference për shtyp, të gjitha vendimet dhe provat e lartpërmendura, sërish do ti depozitojmë zyrtarisht në SPAK, drejtuar z. Altin Dumani, si Drejtues i kësaj strukture.

Etiketa: Arlis ndertim shpkarmand liloBelind KëlliçiErion Veliajfatmir xhafajfavorizimei shtetitlejendertimspaksquare 21truall

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

10:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

16:00 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
Para

Po shkëlqen në Bundesliga, Interi dhe Milani nisin derbin për mesfushorin 17-vjeçar

TË GJITHA

Atentati/ ““Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, zbardhet DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO

11:07 : 27/06/2025

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

10:54 : 27/06/2025

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsh kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025

Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO

10:50 : 27/06/2025

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

10:44 : 27/06/2025

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com